
Sfidë për ata me zemër të fortë në Milano. Interi dhe Napoli barazuan 2-2 duke mbajtur po atë distancë sa përpara këtij dueli. Pas gjashtë fitoreve radhazi Interi ndalet nga kampionët në fuqi të Serie A. Duhej minuta e nëntë që Dimarco të kalonte zikaltërit në epërsi me një supergol, ndërsa McTominay në minutën e 26-të shënoi për 1-1.
Interi gjeti golin e dytë me Calhanoglu, kjo pasi në minutën e 73-të turku u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metërshit. Pas protestave për penalltinë, trajneri i miqve, Antonio Conte, pa të dilte nga fusha me kartonin e kuq. Por Napoli nuk u dorëzua dhe barazoi sërish me McTominay në minutën e 81-të, duke bërë që dy skuadrat të ndanin nga një pikë.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Napoli ndal 2-2 Interin në 'San Siro', Fiorentina e mbijetesës i merr një pikë Milanit në Serie A! Fitojnë Lazio e Parma





