COP20 do të mbahet  në Tiranë në vitin 2017

Konferenca e 19-të e Palëve Kontraktuese të Konventës së Barcelonës për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe të Rajonit Bregdetar të Mesdheut ka miratuar propozimin e Ministrisë së Mjedisit, Republika e Shqipërisë për të organizuar vitin e ardhshëm në Tiranë takimin e Konferencës së Palëve COP20.

Gjatë konferencës së mbajtur në Athinë në datat 9-12 Shkurt 2016, palët e pranishme shprehën miratimin për ftesën e Shqipërisë, duke vendosur që Konferenca e 20-të e Palëve të mbahet në Tiranë në fund të vitit të ardhshëm.

Shqipëria aderon në Konventën e Barcelonës prej vitit 2000. Konventa e Barcelonës dhe Protokollet e saj, sëbashku me Planin e Veprimit për Mesdheun, janë pjesë e Programit të UNEP për Detet Rajonal.

Aktualisht, Konventa e Barcelonës ka 21 vende anëtare dhe vendet e Bashkimit Evropian.  Ndër objektivat e Konventës së Barcelonës janë: vleresimi dhe kontrolli i ndotjes detare; sigurimi i një menaxhimi të qëndrueshëm të natyres detare dhe burimeve bregdetare; integrimi i mjedisit në zhvillimin social dhe ekonomik; mbrojtja e mjedisit detar dhe zonës bregdetare nëpërmjet parandalimit dhe reduktimit të ndotjes, dhe aq sa është e mundur eleminimin e ndotjes, qoftë kjo me bazë në tokë apo në det; mbrojtja e trashëgimisë natyrore dhe kulturore; forcimi i solidaritetit mes Shteteve Bregdetare të Mesdheut dhe përmirësimi i cilësisë së jetës.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, flakët përparojnë drejt Teqesë së Kulmakut