FRANCE - Partia konservatore franceze e UMP-së ka zgjedhur Jean- Francois Cope si liderin e saj të ardhshëm pas garës së ashpër ku kishte akuza nga kandidatët për manipulim votash.

Cope, një aleat i ish-presidentit Sarkozy, fitoi me 50.03% të votave duke mposhtur ish- kryeministrin Francois Fillon, që mori 49,97% të votave. Rezultati përfundimtar u shty për më shumë se 24 orë.

Z. Cope, sekretar i përgjithshëm i UMP-së, është krahu i djathtë i partisë, ndërsa Z. Fillon shikohej më shumë si pjesë e qendrës.

Të mëdhenjtë e partisë kërkuan dy kandidatëve t’i jepnin fund betejës së fjalëve, duke paralajmëruar se UMP-ja ishte dëmtuar shumë për shkak të tyre.

Cope, 48 vjeç, tha se kishte telefonuar Fillon, 58 vjeç, për t’i kërkuar atij të bashkohet me partinë “sepse kundërshtarët e tyre ishin pjesë e krahut të majtë të UMP-së”.

“Duart dhe krahët e mi janë gjerësisht të hapura”, tha ai për mbështetësit e tij, pas shpalljes së rezultateve. “Ishte shumë e kuptueshme, që do t’i telefonoja Francois Fillon këtë mbrëmje që do t’i kërkoja të bashkohej me mua”.

Fillon, duke folur pas fitores së rivalit të tij, përmendi “shumë parregullsi” në procesin e zgjedhjeve, por nuk guxoi të mos njihte rezultatin

“Ajo që më shqetëson mua është përçarja në zemrën e kampit tonë politik, një frakturë politike dhe morale”, tha ai.

UMP-ja ka mbajtur Presidencën e Francës për 17vite radhazi , deri në majin e kaluar, kur kandidati socialist, Francois Hollande, mposhti Sarkozy-në, i cili kërkonte një mandat të dytë.

(lc/shqiptarja.com)