Corbin˸ Britania me Laburistët
jashtë tregut të përbashkët
Lideri i Partisë Laburiste britanike Jeremy Corbin deklaroi se një qeveri e mundshme laburiste në Britaninë e Madhe do të kërkonte të shkëputej nga tregu i përbashkët i BE-së, pasi ai e konsideron "si kusht të padiskutueshëm të anëtarësimit në BE ". Por, Corbin në rolin e një kryeministri hipotetik tha se do të kërkonte një marrëveshje tregtare me BE-në për të garantuar përfitimet nga tregu i lirë.
Lideri i Partisë Laburiste britanike Jeremy Corbin deklaroi se një qeveri e mundshme laburiste në Britaninë e Madhe do të kërkonte të shkëputej nga tregu i përbashkët i BE-së, pasi ai e konsideron
"si kusht të padiskutueshëm të anëtarësimit në BE ".Por, Corbin në rolin e një kryeministri hipotetik tha se do të kërkonte një marrëveshje tregtare me BE-në për të garantuar përfitimet nga tregu i lirë.
Në programin e Andrew Marr, Corbin bëri me dije se ˸
" Tregu i përbashkët është i varur nga anëtarësimi në BE. Ajo ҫfarë kemi thënë gjatë gjithë kësaj kohe është se ne duam të kemi akses për tarifë të tregut të lirë në tregun evropian dhe partneritet me Europën në të ardhmen."Gjithashtu ai shtoi se partia e tij nuk është vendosur nëse duhet të jetë pjesë e bashkimit doganor, por siguroi se kjo është e lidhur drejtpërdrejt me të qenit anëtar në BE.
Në reagim ndaj qëndrimit të Corbin-it për shkëputjen nga tregu i përbashkët i BE-së, ish-anëtari i Parlamentit nga Partia Laburiste Chuka Umunna publikoi në Twitter
˸"Ka anëtarë të tregut të përbashkët që nuk janë anëtarë të BE-së, Turqia është pjesë e Bashkimit doganor, po jo anëtare e BE-së. Më poshtë është një liste e vendeve jo-anëtare të BE-së që janë pjesë e tregut të përbashkët,si Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtejni
https://ëëë.gov.uk/eu-eea /2 pic.tëitter.com/VVqtu2XMBt ".Ai tha se nëse Britania e Madhe do të kërkojë që të jetë në të njëjtin pozicion si Norvegjia në tregun e përbashkët, kjo do të promovonte drejtësinë sociale dhe do të zbuste osteritetin.
Në vazhdim të intervistës së tij, Jeremy Corbin tha se Partia Laburiste duhet të përgatitet për ҫdo version të lëvizjes së lirë meqënëse për aq kohë sa janë në fuqi kufizimet ndaj kompanive që rekrutojnë punëtorë nga jashtë Britanisë së Madhe.
" Ҫdo gjë do të bazohet në aftësitë e kërkuara kualifikuese . Nuk duhet të ketë rritje në shkallë të gjerë të punëtorëve të paguar në nivel të ulët të cilët vijnë nga Europa Qendrore. Kjo do të ndikonte negativisht në industrinë e ndërtimit ", u shpreh Corbin për punësimin e të huajve.
Zëdhënësi i i Partisë Liberal-Demokrate Tom Brake tha se qëndrimi i Corbin-it kundër qëndrimit në tregun e përbashkët "është një tradhti ndaj brezave të ardhshëm që do të vuajnë nga një dalje e plotë e Britanisë së Madhe nga Europa ".
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Man. City fitore ‘me zemër’, turpërohen Milan e Juventus! Liverpool e mbyll në krye, skuadrat e kualifikuara në 1/8 dhe play-off
29 Janar, 22:58
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Zbulohet shtëpia e barit në Spanjë, në pranga 3 shqiptarë, momenti kur policia thyen derën (VIDEO)
29 Janar, 22:54
-
Nisma e Berishës për njohjen e vetëm dy gjinive, shpërthen Valteri: Nuk di ç'thotë, ligji njeh vetëm 2 gjini! Meçe: Do t'i bjerë në sy Trump, për non-gratën
29 Janar, 22:53
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Punimet te 'Sheshi Shqiponja', Lumi i Tiranës, qeveria jep 103 milionë lekë për shpronësimet! Fonde dhe për pronarët e prekur nga rikonstruksioni i rrugës Vlorë-Orikum e 3 projekte të tjera
29 Janar, 22:14
-
Vuçiç fal 13 protestues, përfshirë studentë e profesorë
29 Janar, 22:12
-
Spahiu: Trump bllokoi fondet prej miliarda dollarë në Ukrainë, Izrael, Egjypt, jo për thërrimet e SPAK
29 Janar, 22:11
-
Spahiu: Amerika nuk është donatori më i madh i ndihmave në Shqipëri por është BE
29 Janar, 22:06
-
Reshjet e shiut në Durrës, situatë problematike në rrugën 'Bisht Kamza', disa banesa të përmbytura (FOTOT)
29 Janar, 21:59