Coronavirusi-Itali, Autoritetet: Izolimi zgjatet edhe me 15 ditë të tjera

Coronavirusi-Itali, Autoritetet: Izolimi zgjatet edhe me 15 ditë të tjera

Masat e marra nga qeveria italiane në përgjigje të emergjencës nga koronavirusi  në të gjithë territorin kombëtar nuk do të përfundojë të premten e ardhshme.

Sinjalet që vijnë nga Kryeministri Giuseppe Conte, Ministrja e Arsimit, Luciana Azzolina dhe Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro parashikojnë që ato të zgjaten edhe përtej 3 prillit, ndoshta edhe 15 ditë të tjera.

Qeveria italiane pasi dëgjoi mendimin e komitetit shkencor që monitoron situatën e pandemisë në Itali, është shprehur se ende nuk ka kushte sigurie për të liruar masat (të zgjatura teknikisht deri më 31 korrik) të cilat parashikojnë mbylljen e shkollave dhe aktiviteteve tregtare, detyrimin e vetë-çertifikimit të atyre që duan të largohen nga shtëpia për arsye të provuara të domosdoshmërisë apo edhe për shëtitje si dhe sportet në natyrë.

"Masat e qeverisë mund të zgjaten," tha Kryeministri Giuseppe Conte kurse presidenti Mattarella tha se masat kanë filluar të japin rezultatet e para, por tendenca e kurbës së epidemisë nuk lejon që për momentin të lehtësohet bllokimi.

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë në Itali, Silvio Brusaferro tha se nga 20 Marsi, kurba e infeksioneve duket se po lehtësohet, por ne nuk duhet të mashtrojmë veten se ngadalësimi do sillte detyrimisht lehtësimin e masave të emergjencës që janë miratuar.

Ai tha se në vend ka realitete të ndryshme. Lombardia dhe zonat fqinje kanë qarkullim shumë të fortë të infeksionit ndërsa në zona të tjera ka ende një qarkullim të kufizuar, dhe sfida e autoriteteve është që ato të mos kthehen në zona të kuqe.

Brusaferro tha gjithashtu se "për të ndaluar qarkullimin e virusit ne duhet të binim nën një të infektuar për një person pozitiv por ende nuk jemi në atë nivel. Ai tha se “Kur të afrohemi me nivelin 1: 1 do të jemi në gjendje të ndihmojmë zhvillimin e strategjive të tjera që do kenë të bëjnë me rifillimin e aktiviteteve.


Lajmi kryesor:

Koronavirusi/Bie kurba në Itali, ulen vdekjet dhe të infektuarit, rekord të shëruarit! 889 viktima në 24 orë! SHBA mbi 100 000 të infektuar


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen