TIRANE - Gazeta italiane Corrire Della Sera, në një fjali të artikullit të saj, shkruante se pas samitit të euro-Azisë që u mbajt në Milano, delegacioni shqiptar shkoi në Kazino. Akuzat u artikuluan edhe nga Partia Demokratike, por u hodhën poshtë nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, e cila theksoi se Shqipëria nuk ka patur ftesë në këtë samit. 

...
Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin, homologu i tij Petro Poroshenko, si dhe liderët e BE po diskutonin mbi krizën në Ukrainë dhe atë të furnizimit me gaz, në kuadër të samitit euro-aziatik që u zhvillua në Milano, delegacioni shqiptar është larguar për në Liguria.
 
Kështu shkruan “Corriere della Sera” në një shkrim për këtë samit, ku në fjalitë e fundit thotë se “një grup i madh i delegacionit shqiptar, sapo ka mundur, ia ka mbathur për në Liguria. Jo për të parë detin, por për kazinonë e Sanremos”.  
 
corriere
 
Sakaq, vetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli e ka mohuar në mënyrë kategorike që në këtë samit të ketë pasur përfaqësues shqiptar krah delegacioneve të huaja. Ajo paralajmëroi se zyra e institucionit që ajo drejton po pregatit padinë për lajmin e publikuar në median italiane.

“Zyra ime ka ngritur padinë për lajmin e Corrie della Sera, nuk ka pasur asnjë delegacion shqiptar në atë samit. Zyra e Ministrisë së Mbrojtjes po bën gati padinë për gazetën italiane”, tha ministrja Kodheli në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste.

Zyrtarë nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë për "A1 Report" se nuk kanë pasur ftesa për këtë samit dhe se delegacioni shqiptar nuk ka marrë pjesë në këto punime. 
 
Ne foto: Vendet anetare te Samitit, Shqiperia nuk eshte pjese
samiti euro azi


Në samitin euro-aziatik që u zhvillua në Milano morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendeve të Bashkimit Europian dhe ishte i pari që prej 5 shtatorit ku palët ulën armët dhe vendosën armëpushimin në Minsk të Bjellorusisë.

samiti

Samiti euro-aziatik, ASEM megjithëse u organizua me ndërmjetësimin e Francës dhe Gjermanisë nuk shërbeu për “shkrirjen e akullit” mes Putin dhe kancelares Merkel, megjithëse presidenti rus në përfundim vlerësoi se takimet ishin të dobishme.
 
samiti 2

Redaksia Online
(g.f/ Shqiptarja.com)