ROME- Gazeta e njohur italiane, Corriere Della Sera i ka kushtuar një shkrim të posaçëm rrëzimit të pallateve pa leje me tritol në Shqipëri. Në shkrimin e saj, gazeta quan një gjest të rëndësishëm kundër ndërtimeve pa leje, rrëzimin e ndërtesës 5 katëshe tek Fakulteti i Ekonomikut. Titulli mban shkrimin "Shqipëria, luftë pallatit abuziv, nga Triana në Vlorë, fjala për tritolin".
Gazeta ia vë fajin e këtyre ndërtimeve pa leje fillimisht komunizmit i cili sekuestroi tokat e shqiptarëve dhe më pas pronarëve që i rimorrën tokat e tyre me hyrjen në demokraci.
Në shkrim gjithashtu përmënden prishjet e ndërtimeve pa leje në Durrës si dhe pallati 7 katësh i rrëzuar me 285 kilogramë eksploziv C-4, në Vlorë, i ilustruar në mes të artikullit me kronikën e transmetuar në A1 REPORT për këtë lajm.
Në shkrim mund të lexohet se si këta pronarë filluan menjëherë nga ndërtimet, duke e kthyer bregdetin shqiptar në një vijë të gjatë apartamentesh, hotelesh dhe kompleksesh turistike, shpesh herë aq afër me njëri-tjetrin sa që në rast zjarri apo emergjence mjekësore, zjarrfikëset dhe ambulancat e kanë të pamundur të kalojnë.

(Foto: Lajmi i Corriere Della Sera duke iu referuar televizionit A1 Report)
Por kjo çështje është bërë së fundmi edhe politike, ku sipas Corriere Della Sera, nuk mund të ngelej pa përmendur pallati i vjehrrit të kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha. Vetë Basha ka folur për sulm politik, por qeveria iu përgjigj se ligji është i njëjtë për të gjithë dhe çdo ndërtim abuziv do të shkatërrohej.
Gazeta nxjerr si shpëtimtar të kësaj Shqipërie me ndërtime pa leje, pikërisht kryeministrin e sapo zgjedhur Edi Rama duke cituar fjalët e tij për të pastruar Shqipërinë njëherë e mirë.
Redaksia online
(ed/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com