Cosa Nostra në New York goditet
nga FBI, në pranga 46 mafiozë

Cosa Nostra në New York goditet<br />nga FBI, në pranga 46 mafiozë
Një tjetër goditje e fortë e FBI-së ndaj mafies në New York. 46 persona të familjeve të fuqishme mafioze që njihet me emrin Cosa Nostra në SHBA, kanë rënë në pranga.

Të arrestuarit janë pjesë e familjeve, Genovese, Gambino, Lucchese dhe Bonanno. Në mesin të arrestuarve është edhe John Gotti Jr, nipi 21 vjeçar i ish-bosit të famshëm të familjes Gambino, me të njejtin emër. Hetuesit gjetën në shtëpinë e tij tableta dhe një shumë prej 40.000 mijë dollarësh.

Të gjithë të arrestuarit akuzohen për grabitje, para me fajde, trafikimin e armëve, kontrabandë, mashtrime të sigurimeve shëndetësore. 

Ata u vunë në pranga gjatë një operacioni të kryer orët e fundit në New York nga ana e FBI-së. Lajmi u publikua nga agjencia federale në twitter.

Sipas mediave amerikane, operacioni ka ndodhur pas hetimeve që kanë zgjatur për vite dhe që ka ndikuar në gjithë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në pranga të policisë ka përfunduar edhe bosi i mafias në Philadelphia, Joseph Merlin i cili u arrestua në rezidencën e tij verore në Florida. 

arristime

Të arrestuarit e mëposhtëm rrezikojnë deri në 20 vite burg:
Laurence Keith Allen, 
Reynold Alberti, 
Craig Bagon, 
Ralph Balsamo, 
Frank Barbone, 
Agostino Camacho, 
Anthony Camisa, 
Pasquale Capolongo, 
Vincent Casablanca, 
Paul Cassano, 
Anthony Cassetta, 
Anthony Cirillo, 
Alex Conigliaro, 
Anthony Depalma, 
Francesco Depergola, 
Nicholas Devito, 
Joseph Dimarco, 
Joseph Falco, 
Carmine Gallo, 
Conrad Ianniello, 
Wayne Kreisberg, 
Richard Lacava,
John Lembo,  
Pasquale Maiorino, 
Daniel Marino, 
Marco Minuto, 
Michael Poli, 
Ralph Santaniello
Bradley Sirkin, 
John Spirito,
Vincent Terracciano, 
Harold Thomas, 
Vincent Thomas, 
John Tognino, 
Joseph Tomanelli, 
Frank Trapani, 
Anthony Vazzano, 
Nicholas Vuolo, 
Bradford Wedra

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie