CoSolve-19 në mbështetje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerëve të prekur nga COVID-19

CoSolve-19 në mbështetje të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerëve të prekur nga COVID-19

TIRANË- Çdo Ndërmarrje Mikro, e Vogël dhe e Mesme si dhe fermerët e regjistruar që janë prekur nga pasojat e Covid-19, mund të aplikojnë për mbështetje këshillimore dhe grante në CoSolve-19. Programi i financuar nga Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare ka çelur thirrjen e dytë në mbështetje të këtyre bizneseve, që përbëjnë shtyllën e ekonomisë shqiptare në nivel të punësuarish, por që prej dy vitesh po përballen me efektet e krizës së shkaktuar nga pandemia.
Kjo iniciativë e përbashkët e dy qeverive, do t’u ofrojë fillimisht Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme, si dhe fermerëve të regjistruar këshillim dhe trajnime, të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale, përfshirë informacion mbi mundësitë e financimit të aktivitetit të tyre.

Sektorët që mund të aplikojnë për tu bërë pjesë e CoSolve-19 janë turizmi, bujqësia dhe sektorët e tjerë të prekur nga pandemia. Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerët individual të cilët duan të përfitojnë nga kjo iniciativë duhet të jenë të regjistruar në Shqipëri para datës 1 Tetor, 2019, me xhiro maksimale deri në 14.000.000 Lekë në vit. Secili fermer individual, pronar i një biznesi bujqësor, biznesi akomodues (hotel, bujtinë, kamp), operatorë turistik, prodhues të tekstileve dhe veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, bizneseve të artizanatit, si dhe biznese të tjera që janë dëmtuar si pasojë e Covid-19 mund të aplikojnë në CoSolve-19.

Thirrja e parë e CoSolve-19 u çel në Mars 2021 dhe prej saj kanë përfituar rreth 200 Ndërmarrje Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerë të regjistruar, të cilët kanë kaluar nëpër cikle të ndryshme këshillimore, duke filluar nga analiza e situatës së biznesit, përcaktimi i masave për ndryshim, zbatimi i planit të ndërhyrjes, përfshirë edhe aksesin në financë. Pas përfundimit të cikleve këshilluese, këto biznese janë aktualisht në fazën e vlerësimit të aplikimit të tyre për grante, e hapur vetëm për bizneset dhe fermerët që ndoqën ciklin këshillimor të kësaj thirrje të parë.
Ndërsa periudha e aplikimit për thirrjen e dytë është e hapur deri më 10 Janar 2022. 300 aplikues do të përzgjidhen për përkrahje të menjëhershme në raundin e dytë duke respektuar parimin kush aplikon i pari, shërbehet i pari.

Për më shumë informacione rreth Cosolve-19 dhe procedurave të aplikimit, klikoni në CoSolve-19 - Këshillim. Përshtatje. Grante. (cosolve19.al).

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI