Costa Concordia, gjenden 5
trupa të tjerë nga viktimat

Costa Concordia, gjenden 5 <br />trupa të tjerë nga viktimat
ISHULLI I GIGLIO-s, Grosseto, Itali – Trupat e tre personave që rezultojnë të zhdukur në mbytjen e anijes Costa Concordia në Ishullin e Giglio-s janë zbuluar gjatë ditës së sotme. Lajmi është bërë i ditur nga shefi i Mbrojtjes Civile, Franco Gabrielli, që sot vizitoi ishullin.

Trupat e tyre gjenden mes anijes dhe fundit të detit, nga ana në të cilën është mbështetur anija, përballë brigjeve të ishullit. Për shkak të pozicionimit të tyre, është shpjeguar sot, do të nevojiten disa ditë për t’i rikuperuar me teknike të veçanta.

Gjetja e tyre është bërë sot nga polumbarët gjatë një aktiviteti monitorimi e kërkimi. Sipas informacioneve të para, ata kanë mbetur të bllokuar nga kthimi i anijes në një krah dhe më pas janë mbytur.

Pas njoftimit të Gabrielli-t, dy trupa të tjerë, gjithmonë në anijen Costa Concordia, janë lokalizuar nga zjarrëfikësit, duke e çuar kështu numrin e tyre në pesë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve

Siguria në plazhe/ Nga Ksamili në Koman 17 mjete lundruese të bllokuara gjatë kësaj jave! Gjobiten me nga 1 mln lekë drejtuesit e 5 mjeteve