Costacurta mund të zgjedhë De Biasin trajner të Italisë

Costacurta mund të zgjedhë De Biasin trajner të Italisë

Gianni De Biasi, ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, mund të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Ai ishte pranë stolit të axurrëve edhe në vitin 2016, kur Konte u largua, por presidenti i federatës zgjodhi Venturën asaj kohe.

Ndërkohë që tani situata është më ndryshe. Alesandro Kostakurta, legjenda e Milanit, është caktuar nga Federata Italiane e Futbollit të zgjedhë trajnerin e ri. I ftuar para disa ditësh në një studio televizive ai dha një opsion tjetër për Kombëtaren, krahas emrave të mëdhenj si Ançeloti, Mançini apo Ranieri.

“Në këtë tavolinë ka një emër që mund të drejtojë Italinë”, tha Kostakurta duke iu drejtuar De Biazit, i cili nuk drejton një ekip që kur u shkarkua nga drejtimi i ekipit spanjoll, Alavesh. Ndoshta tani Xhani po pret telefonatën e Federatës Italiane.

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën