Covid, në Itali regjistrohen 49 viktima! 1 milion raste infeksioni në Brazil… Më shumë se 460 mijë vdekje në botë

Covid, në Itali regjistrohen 49 viktima! 1 milion raste infeksioni në Brazil… Më shumë se 460 mijë vdekje në botë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus është rritur në më shumë se 8 milionë e 600 mijë, për një total viktimash prej rreth 460 mijë

Ndërsa Evropa gradualisht po kthehet në normalitet, Franca ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë do rihap kinematë dhe stadiumet.

Amerika Latine tani është e shqetësuar se po goditet fort nga pandemia e koronavirusit.

Në kontinent tani ka gati 2 milion infeksione dhe mbi 90 mijë vdekje.

Brazili ka arritur në një milion raste dhe numri i viktimave ka të ngjarë të arrijë 50,000 brenda orëve të ardhshme.

Covid-19 gjithashtu përhapet me shpejtësi në Peru, i cili është bërë vendi i gjashtë në botë më I prekur nga infektimi.

Në Meksikë numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 20 mijë.

Sidoqoftë, Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga Covid: në 24 orët e fundit, janë regjistruar 705 vdekje të tjera, duke e çuar totalin në mbi 119 mijë, nga gjithsej 2.2 milion raste të diagnostikuara.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Covid/Itali, regjistrohen 546 të shëruar dhe 49 vdekje nga infeksioni në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 49 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 610

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 546 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 182 453

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 262 raste të reja pozitiv për një total prej 238 275

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 23 viktima nga koronavirusi për një total prej  16 557 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 165 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 92 840 që nga fillimi i pandemisë

Ora 15:11
Covid, në Gjermani 8887 viktima nga infeksioni! Më shumë se 1000 raste pozitive në fabrikën e mishit në Westphalia

Autoritetet gjermane raportuan se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 12 viktima nga infeksioni i koronavirusit për një total prej 8887 që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu u raportuan edhe 482 raste të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 190 299

Gjithashtu në vend pati edhe 125 të shëruar për një total prej 173 972

Numri i përgjithshëm i të prekurve aktual me Covid është 7440

1,029 punonjës të industrisë gjermane të mishit Toennies deri më tani janë testuar pozitive për testin e koronavirusit.

Shpërthimi i infeksionit tashmë ka çuar në mbylljen e shkollave dhe kopshteve ditët e fundit. Përballë seriozitetit të situatës, Ministri i Tokës, Armin Laschet, (CDU), nuk ka përjashtuar një rikthim të bllokimit në nivelin rajonal. 

Ora 13:46
Covid, Franca ka regjistruar më shumë se 29 mijë viktima nga koronavirusi

Autoritetet franceze raportuan se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 14 viktima nga infeksioni i koronavirusit për një total prej 29620 që prej fillimit të pandemisë.

Gjithashtu u raportuan edhe 811 raste të reja duke e rritur numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 196 083

Gjithashtu në vend pati edhe 230 të shëruar për një total prej 74 241

Numri i përgjithshëm i të prekurve aktual me Covid është 92 222

Ora 11:30
Covid/Kinë, 27 raste të reja infeksioni! Infermierja pozitive, izolohet spitali në Pekin

Pekini ka izoluar Spitalin NdërkombëtarUniversitar pasi një infermiere u testua pozitive për infeksionin nga koronavirusi.

Njëzet e shtatë raste të reja të Covid janë raportuar në vend, 22 prej të cilave në Pekin, ku shpërthimi i ri i infeksionit vazhdon të jetë shqetësues.

Sipas ‘Global Times’, duke filluar nga data 11 qershor, numri i përgjithshëm i rasteve të reja është rritur në 205.

Në mesin e 27 rasteve të raportuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit, 23 janë raste të infektimit brenda vendit kurse katër 'të importuara'.

Në të gjithë gjigantin aziatik, buletini zyrtar flet për 4,634 vdekje për shkak të pandemisë dhe 83,352 infeksione.

Sipas Qendrës Kineze të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve, shpërthimi i ri i Covidit i zbuluar në Pekin në një treg me shumicë, ka ardhur nga Europa.

Ora 11:01
Covid/Britania e Madhe regjistron më shumë se 42 580 vdekje nga infeksioni

Në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit janë regjistruar 128 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet kanë raportuar se numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë është rittur në 42.589.

Gjithashtu në vend u identifikuan edhe 1350 raste të reja Covid për një total prej 303 282 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktivë në vend është 259 420 me një shtesë ditore prej 1171 pacientë

Ora 08:40
Brazil, mbi një milion infeksione dhe pothuajse 50 mijë viktima

Brazili ka regjistruar 1,206 vdekje dhe 54,771 raste të konfirmuara të koronavirusit në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e përgjithshëm të viktimave në 48,954.

Ministria e Shëndetësisë e Brazilit kanë njoftuar gjithashtu se totali i infeksioneve në vend ka tejkaluar shifrën 1 milion.

Lajmi i mirë është se është rritur edhe numri i të shëruarve, ndërsa shkalla e vdekshmërisë u ul në 4.7% krahasuar me 4.9% që ishte dje.

Ora 08:37
Covid/SHBA, prej nëntë ditësh regjistrohen më pak se një mijë viktima nga infeksioni

Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar në 24 orët e fundit 705 vdekje nga infeksioni i koronavirusit.

Është dita e nëntë rradhazi që numri i vdekjeve bie nën një mijë, edhe pse Shtetet e Bashkuara mbeten vendi më i prekur nga pandemia me gjithsej mbi 119,000 vdekje të koronavirusit dhe 2.2 milion infeksione të konfirmuara.

Autoritetet shëndetësore në vend janë shprehur për  rikthim të koronavirusit në afro 20 shtete të SHBA.

Epidemia është zhvendosur nga Nju Jorku dhe veri-lindja e vendit në një brez të gjerë që përshkon jugun dhe perëndimin. Shteti i Florida regjistroi dje një rekord të ri të rasteve të koronavirusit me afro 3,820 njerëz të infektuar brenda 24 orëve.

Ora 08:36
Covid, në Francë, duke filluar nga e hëna rihapen stadiumet dhe kinematë

Qeveria franceze ka njoftuar se të hënën dp të rihapen kinematë, qendrat e pushimeve dhe kazinotë, pas mbylljes prej infeksionit nga koronavirusi.

Rihapjet do lejohen në përputhje me "masa te rrepta shëndetësore" dhe vendimi u mor

pas përmirësimit të situatës epidemiologjike, e cila lejon që pjesërisht të hiqen kufizimet.

Gjithashtu të hënën do rihapen edhe stadiumet dhe do rifillojnë garat me kuaj, por me një numër maksimal prej 5000 spektatorësh.

Lajmi u njoftua nga qeveria pas një mbledhje të Këshillit të Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare.

Në njoftim thuet se do të rinisin aktivitetet sportive të të gjitha disiplinave, "me masa adekuate parandaluese" në lidhje me koronavirusin.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur