Covid/ 1000m larg nga shtëpia STOP! Izrael 3 javë në karantinë

Covid/ 1000m larg nga shtëpia STOP! Izrael 3 javë në karantinë

Sot në Izrael fillon zbatimi i vendimit për karantinë 3 javore për shkak të rritjes së rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

Në kuadër të karantinës që do të zbatohet nga ora 14:00 sipas kohës lokale, do të jetë e ndaluar që qytetarët të largohen më shumë se 1.000 metra nga shtëpia.

Bizneset, përveç furrave, farmacive dhe marketeve do të jenë të mbyllura, ndërsa mund të jenë së bashku në një vend me kushtin e distancimit fizik jo më shumë se 10 persona në ambiente të mbyllura dhe jo më shumë se 20 në ambiente të hapura publike.

Në zbatimin e karantinës do të ketë kufizime edhe në udhëtimet ndërqytetase, gjë e cila është pritur me reagime për shkak se përkon me festën Rosh Hashanah (viti i ri sipas kalendarit hebraik).

Për zbatimin e karantinës janë mobilizuar 6.000 policë si dhe 1.000 ushtarë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë dje u bëri thirrje qytetarëve që të vendosin maska dhe të distancohen nga tubimet me pjesëmarrje të gjerë si dhe paralajmëroi se rregullat e karantinës do të ashpërsohen nëse rastet nuk do të mund të vihen nën kontroll.

Numri i rasteve mbi 5.000

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në 24 orët e fundit janë kryer 56.986 teste dhe se 5.238 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.

Në këtë mënyrë numri i rasteve ka arritur në 176.933 ndërkohë që 577 prej të prekurve janë në gjendje të rëndë.

Në vendin në të cilin është efektive vala e dytë e pandemisë, numri i rasteve aktive i cili ra nën 2.000 në muajin maj, me një rritje të fortë në javët e fundit ka arritur në 46.370.


Lajmi kryesor:

Covid/ Në Itali 1907 raste të reja dhe 10 viktima! Në botë regjistrohen 30 milionë infeksione…12 milionë britanikë futen në izolim (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu