Covid, në Itali regjistrohen 8 viktima! 11.5 milionë raste infeksioni në botë… SHBA në pragun e 130 mijë vdekjeve

Covid, në Itali regjistrohen 8 viktima! 11.5 milionë raste infeksioni në botë… SHBA në pragun e 130 mijë vdekjeve

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar pozitiv nga infeksioni i koronavirusit është rreth 11.5 milionë, për një total viktimash prej 534 273 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore prej koronavirusit.

Infeksionet janë përhapur në 210 vende në mbarë botën qëkurs Covid u identifikua për herë të parë në Kinë në muajin dhjetor 2019.

Sipas të dhënave të nxjerra nga grafiku i pandemisë, SHBA kryesojnë renditjen me afro 2.9 milionë raste Covid dhe rreth 130 mijë vdekje, e ndjekur nga Brazili me 1.6 milionë infeksione dhe afro 65 mijë viktima dhe India me 700 mijë të prekur dhe rreth 20 mijë viktima.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:11
Në Itali regjistrohen 8 viktima dhe 133 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 8 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 869 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 133 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 192.241

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 208 raste të reja pozitiv për një total prej 241 819

Në të gjithë Italinë sot janë kryer 22 166 teste tampon për një total prej 5 milionë e 660 mijë.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 111 raste të reja Covid.

Viktimat nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë (sipas rajoneve)

16.700 në Lombardia, 4.104 Piemonte, 4.268 Emilia-Romagna, 2.024 Veneto, 1.114 Toscana, 1.558 Liguria, 842 Lazio, 987 Marche, 405 Trento, 432 Campania, 545 Puglia, 345 Friuli Venezia Giulia, 464 Abruzzo, 282 Sicili, 292 Bolzano, 80 Umbria, 134 Sardegna, 146 Valle d'Aosta, 97 Kalabria, 23 Molise, 27 Basilicata.

Ora 16:30
Veneto/Itali, 1000 euro gjobë kush thyen masën e izolimit dhe karantinës

Guvernatori i rajonit të Veneto-s në Itali, Luca Zaia ka deklaruar sot se personat e identifikuar pozitiv që thyejnë karantinën dhe masën e izolimit do të gjobiten me 1000 euro.

Po kaq parashikohet edhe gjoba për punëdhënësit të cilët pranojnë në punë punonjësin e prekur nga koronavirusi

Masa e re e shpallur nga Luca Zaia vjen pas shpërthimit të ri të koronavirusit të regjistruar në zonën e Vicenza, vatër e koronavirusit e cila besohet se është rezultat i thyerjes së masave të izolimit dhe karantinimit nga persona të testuar pozitiv dhe që kanë krijuar kontakte fizike me njerëz të shëndetshëm

Deri tani në Veneto janë raportuar 19 326 raste Covid dhe 2023 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Në Itali në 24 orët e kaluara u raportuan 7 viktima dhe 192 persona të infektuar me COVID-19.

Në total, numri i të infektuarve në Itali është 241 611, ndërsa i viktimave 34 861.

Ora 16:29
Covid, në Austri shfaqen vatra të reja infeksioni në tre thertore

Autoritetet shëndetësore në Austri kanë njoftuar për 13 raste të reja infeksioni në tre thertore të mëdha, dy prej të cilave ndodhen jo larg nga kufiri gjerman ku edhe më parë janë raportuar vatra Covid në dy fabrika të përpunimit të mishit.

Në përgjigje të dyshimeve të hedhura se transmetimet e reja të koronavirusit mund të kenë ardhur prej Gjermanisë, Ministrja Federale e Bujqësisë në Gjermani Julia Klöckner tha se “Standardet ushqimore në shumicën e sipërmarrjeve janë shumë të larta”. 

Por ndërkohë, ministrja austriake e bujqësisë Elisabeth Köstinger theksoi se “Kompanitë austriake për përpunimin e mishit nuk mund të krahasohen me ato në Gjermani”.

Një thertore në Austri zakonisht ka vetëm 400 punonjës. Për më tepër, ata janë të punësuar në kushte mjaft më të mira. 

Ndërkohë Austria shënon 700 vdekje dhe 18 mijë infektime nga koronavirusi.

Ora 15:14
Covid - Rusia ka regjistruar 6611 raste të reja të infeksionit

Në 24 orët e kaluara, Rusia ka regjistruar 6.611 raste të reja të koronavirusit.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv nga Covid është rritur në 687 296 raste.

Ditën e fundit në vend pati edhe 135 viktima nga infeksioni, teksa totali i viktimave të pandemisë ka shkuar në 10.296.

Po sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 454 329, nga të cilët vetëm në 24 orët e fundit pati 3579 të shëruar

Ora 14:31
Zvicër/ Maska bëhet e detyrueshme në transportin publik

Veshja e maskës për transport publik në Zvicër u bë e detyrueshme nga sot, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë.

Më parë, autoritetet kishin rekomanduar që pasagjerët të mbulonin vetëm gojën dhe hundët, por u duk se shumica e njerëzve i injoronin udhëzimet.

“Duket mirë. Mbi 95% të njerëzve veshin një maskë”, theksoi Guido Schoch, drejtor i transportit publik në Zyrih për mediet lokale.

Rregullat e reja do të ndikojnë gjithashtu edhe në fluturimet e linjave ajrore zvicerane.

Njerëzit gjithashtu do të duhet të veshin maska ​​në teleferikë dhe në dyqane.

”Numri i infeksioneve me koronavirus në Zvicër kohët e fundit është rritur ndjeshëm me 134%”, sipas gazetës ”Tages-Anzeiger”.

Gjatë fundjavës, 410 nxënës dhe mësues në dy shkolla afër kufirit francez u karantinuan  për shkak të rasteve të reja.

Ora 14:29
Covid, rritje e ndjeshme e rasteve të reja të infeksionit në Austri

Infeksionet e Covid-19 në Austri vazhdojnë të rriten ndjeshëm.

Për herë të parë që nga 19 maji, ato e kaluan pragun e 1 000 të infektuarve, me një rritje ditore prej 85 personash.

Në fakt ka 1 012 raste aktive, ndërsa në mes të qershorit të infektuarit ishin më pak se 400.

Megjithatë, rritja duket e ngadalësuar, pas tri ditëve me mbi 100 raste të reja.

Në tri thertore në Austrinë e Veriut janë regjistruar 23 shpërthime virusi midis punonjësve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Vjena njoftoi për 25-30 000 teste në javë për sektorët në rrezik

Ora 08:49
Covid-Australia mbyll kufijtë e saj për herë të parë në 100 vjet

Duke filluar nga dita e martë, shteti i Victoria-s në Australi do të izolohet dhe do të mbyllë kufijtë edhe me Uellsin e Ri Jugor.

Teksa Melburni ka 95% të të gjitha rasteve të reja të infeksionit të regjistruara javën e kaluar në Australi, autoritetet ‘kanë ndezur’ alarmin e kuq.

Deri më tani, të dy shtetet i kanë mbajtur kufijtë hapur edhe kur të tjerët i kanë mbyllur ato, dhe ky do ishte rasti i parë i regjistruar në 100 vite.

Hera e fundit e mbylljes së kufijëve ka ndodhur në vitin 1919, gjatë pandemisë se gripit spanjoll.

Ora 08:47
Covid, SHBA në pragun e 130 mijë vdekjeve nga infeksioni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan afërsisht 39 500 raste të reja infeksioni dhe 234 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Në vend numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që prej fillimit të pandemisë është afro 130 mijë.

Sipas autoriteteve shëndetësore, totali i rasteve të identifikuar pozitiv është rritur në 2.9 milionë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë