Covid/ Në Itali regjistrohen 13 viktima! 14 milionë e 500 000 të infektuar në botë... India vendos rekord, 100 mijë raste të reja në vetëm një ditë

Covid/ Në Itali regjistrohen 13 viktima! 14 milionë e 500 000 të infektuar në botë... India vendos rekord, 100 mijë raste të reja në vetëm një ditë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitiv me infeksionin e Covid është rritur në më shumë se 14 milionë e 500 mijë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti John Hopkins totali i vdekjeve që prej fillimit të pandemisë është rritur në mbi 606 mijë

Në grafikun e pandemisë SHBA ndodhen në vendin e parë përsa i perket rasteve të prekur me Covid dhe numrit të viktimave, e ndjekur nga Brazil, Indi, Rusi dhe Afrika e Jugut ku numri i të prekurve është 365 mijë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Në Itali regjistrohen 13 viktima dhe 190 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 13 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35055 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 190 raste të reja pozitiv për një total prej 244.406

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 213 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 197 019 

Në Itali ka aktualisht 12 404 raste aktive Covid-19.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 8 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 796 vdekje, si edhe 56 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 515 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Ora 16:15
India shënon rekord Covid, 100 000 të infektuar në vetëm një ditë

India ka regjistruar sot një rritje rekord rastesh të reja infeksioni nga Koronavirusi.

40 mijë të identifikuarit pozitiv në 24 orët e fundit e kanë rritur numrin e përgjithshëm të të prekurve nga Covid në 1 milion e 118 mijë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi këtë mëngjes se numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend u rrit në 27.497, me 681 viktima ditore.

India ka raportuar në vetëm tre ditë më shumë se 100 mijë infeksione të reja.

Sipas Këshillit Kombëtar të Kërkimit Mjekësor, kërcimi rekord I shifrave është për shkak të numrit rekord të testeve të kryera dje, 256.039 në të gjithë vendin.

Ora 11:26
Covid/ Nga sot Franca bën të detyrueshme mbajtjen e maskës! Gjobë 135 euro për të pabindurit

Nga sot Franca ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskës në ambiente publike dhe aty ku nuk mund të ruhet distancimi fizik.

Masa e re shoqërohet gjithashtu edhe me ndëshkim financiar, deri 135 euro gjobë për të gjithë të pabindurit që nuk respektojnë vendimin e autoriteteve shëndetësore.

Teksa deri tani detyrimi për mbajtjen e maskave shtrihej vetëm në transportin public, autoritetet shëndetësore thanë se masa e re do të zbatohen edhe në njësitë tregtare, supermarket, tregjet e mbyllura, bankat dhe institucionet e tjera publike të shërbimeve.

Shërbimi shëndetësor publik në Francë raportoi se gjatë fundjavësshkalla e transmetimit viral në Francë është rritur. Sipas të dhënave, çdo bartës, infekton mesatarisht  të paktën 1 deri 2 të tjerë.

Gjatë 24 orëve të kaluara në Francë u regjistruan 119 raste të reja infeksioni, shumë më pak se shifrat masive të muajit prill që kapnin majat e 4000 rasteve Covid në vetëm një ditë.

Ora 08:54
Në pritje të raportimeve të reja, kurba e pandemisë Covid në Europë po rritet

Lakorja e infeksionit të shkaktuar nga koronavirusi po vazhdon të rritet në Spanjë. Shumica e rasteve të reja pozitive janë të përqendruara në Aragon dhe Katalonjë. Statistikat fluturuese janë vërejtur që nga e hëna e kaluar, kur 164 raste të reja u regjistruan në vetëm 24 orëve, një shifër që u rrit shpejt në 628 infeksione të reja të shtunën.

Autoritetet i kanë kërkuar nga 4 milion banorëve të Barcelonës që të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa thuhet se nuk bëhet fjalë për një valë të dytë të pandemisë.

Sidoqoftë, situata në Katalonjë ka shqetësuar Francën. Kryeministri i ri, Jean Castex, nuk e ka përjashtuar një mbyllje të mundshme të re të kufirit me Spanjën, e rihapur që nga 21 qershori.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Ministri i Shëndetësisë Matt Hancock ka urdhëruar një rishikim të kritereve statistikore me të cilat ndiqet evolucioni i pandemisë, dhe po përgatitet të kryej në të gjithë popullatën analizat e Covid përmes një testi të ri që jep përgjigje brenda 20 minutave me besueshmëri saktësie në rreth 99%.

Edhe në Rumani, infeksionet po rriten me shpejtësi, të cilat brenda një dite (të shtunën) ishin 889, një shifër rekord për vendin që nga fillimi i pandemisë. Me mbi 2000 vdekje, Rumania po forcon masat e parandalimit shëndetësor pa përjashtuar mundësinë e kthimit në një regjim bllokues dhe izolues.

Në Rusi, ku u raportuan edhe 6234 raste të reja dhe 124 vdekje, sipas të dhënave zyrtare, 24 përqind e infeksioneve të reja janë asimptomatike. Pas SHBA-së, Brazilit dhe Indisë, Rusia renditet e katërta për sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

Ora 08:36
Covid/ në Brazil regjistrohen më shumë se 23 mijë të infektuar në 24 orët e fundit! Mbi 67 mijë raste të reja në SHBA

Në 24 orët e kaluara, në SHBA u raportuan më shumë se 67 500 raste të reja të personave të infekruar nga koronavirusi.

Sipas autoriteteve numri i pergjithshem i të prekurve nga Covid ka shkuar në mbi 3 milionë e 700 mijë.

Gjithashtu në vend pati edhe 877 vdekje për një total që prej mbi 140 mijë viktimash që prej fillimit të emergjencës shëndetësore.

Brazili, vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia e re e koronavirusit, pas Shteteve të Bashkuara, ka regjistruar më shumë se 23.500 raste të reja të konfirmuara të Covid. Ministria e Shëndetësisë në vend raportoi edhe pëd 716 vdekje në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Brazil ka shkuar në mbi 2 milionë e 100 mijë kurse totali i viktimave në rreth 80 mijë.

Për të dytën ditë radhazi në Brazil, numri i vdekjeve ishte më pak se një mijë, megjithëse gjatë fundjavave zakonisht ka një ulje relative pasi që shumë komuna raportojnë vetëm vdekje dhe infeksione të reja në zyrat rajonale të shëndetësisë vetëm duke filluar nga dita e  hënë dhe në vijim.

Në Kinë, në 24 orët e fundit pati edhe 22 raste të reja koronavirusi, nga të cilët 17 u regjistruan në  Xinjiang, në veri-perëndim të vendit kurse pesë raste u raportuan të importuara nga jashtë vendit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht