COVID -19, Danimarka kryeson listën në procesin e vaksinimit në Evropë

COVID -19, Danimarka kryeson listën në procesin e vaksinimit në Evropë

Danimarka kryeson listën  e vendeve evropiane që ka vaksinuar plotësisht popullsinë kundër COVID-19, ndërsa Franca renditet ndër vendet e fundit. Statistikat vijnë nga projekti i Universitetit të Oksfordit "Bota jonë në projektim të dhënash", i cili ka ndjekur ecurinë e procesit të vaksinimit që nga fillimi i janarit.

Sipas statistikave, deri në 31 janar, Danimarka ka dhënë dozën ë parë dhe të dytë për shumicën e  popullsisë së saj, rreth 1.42%  më shumë  sesa vendet e tjera evropiane. Ndërsa Franca renditet e fundit duke vaksinuar plotësisht vetëm 0,07% të popullsisë.

Jashtë Evropës, Izraeli është në krye të listës pasi ka vaksinuar plotësisht mbi 21% të popullsisë.

Pavarësisht direktivave të qarta në Mbretërinë e Bashkuar në administrimin e procesit të vaksinimit disa vende evropiane janë përpara saj në përfundimin e procesit të plotë të vaksinimit.

Duke marrë përgjegjësinë e administrimit të vaksinave në Bashkimin Evropian, Komisioni Evropian ka qenë nën vëzhgim të ashpër për mungesën e furnizimeve.

Por përhapja mbetet në duart e vendeve individuale dhe Franca - e cila ka rezervuar vaksina për dozat e dyta - është kritikuar veçanërisht për një fillim të ngadaltë.

Projekti i Oksfordit nuk ka të dhëna për Serbinë, e cila ka paralajmëruar një fillim të shpejtë të programit të saj të vaksinimit duke siguruar doza nga Kina dhe Rusia.

Njerëzit konsiderohen të jenë të vaksinuar plotësisht nëse kanë marrë të gjitha dozat e përshkruara nga protokolli i vaksinimit. Projekti thotë se të dhënat janë në të vlefshme vetëm për vendet të cilat raportojnë të kenë kryer të dyja fazat e vaksinimit.

Të dhënat ndryshojnë nëse të dhënat llogariten dukë marrë parasysh vetëm dozën e parë të vaksinimit.

Sipas këtij kriteri Danimarka renditet e treta pasi ka vaksinuar 3.25% të popullsisë së saj me një dozë të parë, ndërsa Franca lëviz disa vende nga fundi duke i dhënë dozën e parë vetëm 2.19% të popullsisë.

Me këtë përllogaritje, Mbretëria e Bashkuar është mjaft përpara në Evropë, me 13.69% të popullsisë që ka marrë dozën e parë.

Sidoqoftë, Mbretëria e Bashkuar është prapa disa vendeve Evropiane për sa i përket përfundimit të të gjithë procesit, me vetëm  0.73% të popullsisë që u janë dhënë të dyja dozat.

Mbretëria e Bashkuar përdori një proces të autorizimit emergjent për të aprovuar dhe shpërndarë vaksinat e saj, duke lejuar përdorim të përkohshëm. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) thotë se ky opsion nuk ishte i hapur për Bashkimin Evropian, procesi i të cilit përfshinte të dhëna nga të 27 vendet anëtare.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen është kritikuar pasi me deklaratat e saj ka lënë të nënkuptohet se  Mbretëria e Bashkuar duke mos dhëne asnjë provë kompromentonte"sigurinë dhe efikasitetin",e procesit.

Përsa i përket kritereve të tjera  të pandemisë, Britania e Madhe renditet mjaft dobët, pasi ka pësuar numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë nga korona virusi me mbi 100,000.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 02/02/2021 22:06

    Kujdes!!! spas news net ne kine jane arestuar 80 persona qe kane shitur vaksina fallco

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!