Sot është zhvilluar ministeriali i NATO-s ku për herë të parë mbledhja është bërë online, si shkak i COVID-19. Gjatë fjalës së saj ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka theksoi se COVID-19, është një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës, por në këtë situatë duhet të tregojë unitet politik dhe solidaritet. E gjitha kjo sipas Xhaçkës mund të arrihet pasi Aleanca ka aftësitë, burimet dhe forcat për tu bashkuar kundër kësaj pandemie.
"COVID-19 është një kërcënim dhe sfidë serioze për sigurinë e Aleancës. Solidaritet me të gjithë aleatët për humbjet në njerëz si rezultat i pandemisë. Mirënjohje për “ushtrinë e bardhë” të angazhuar në vijën e parë kundër armikut të padukshëm.
Pandemia gjeti të papërgatitur edhe vendet me ekonomi më të mëdha se Shqipëria. Jam krenare për kontributin e jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura. Ekspertiza dhe disiplina e FA ka një rol në përballimin e pandemisë. Unitet politik dhe solidaritet, mesazhi që Aleanca duhet të tregojë tani. Koha për të reflektuar se çfarë duhet bërë më mirë.
Të rigjenerojmë diplomacinë publike kundër fushatës dezinformuese dhe lajmeve të rreme. Me solidaritet do ia dalim të përballojmë sfidat e ashpra, pasojë e pandemisë. Ndihma përmes Qendrës Koordinuese Euro-Atlantike për Reagimin ndaj Fatkeqësive është instrumenti i duhur. Kemi aftësinë, burimet dhe motivim për të bashkuar forcat" tha Xhaçka.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hasani: Negociatat me Greqinë duhet t'i trajtojmë me kujdes, duhet punë tavoline, jo mikrofoni! Ka nisur puna për organizimin e samitit të NATO-s në 2027
27 Dhjetor, 10:19
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë
22 Dhjetor, 11:51
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor, 18:42
-
Trump do t’u kërkojë vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së
21 Dhjetor, 16:55
-
Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të trajnuar forcat e Armatosura të Ukrainës
18 Dhjetor, 18:08
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor, 16:43
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40