Kjo shtunë ka shënuar ditën e 28 në vend pa asnjë viktimë nga COVID. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, ku njoftohet po ashtu se në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 raste të reja infeksioni, një rënie në krahasim me një ditë më parë, ku u regjistruan 31 persona të infektuar.
Rastet e reja të infeksionit u regjistruan në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Has, 3 raste në Shkodër dhe Lezhë, 2 raste në Elbasan, 1 rast në Kurbin, Mirditë.
Aktualisht janë 272 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.
Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,125 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë në vend, numri i rasteve të infeksionit ka shkuar në 132,853, ndërsa ai i viktimave në 2,456.
Vendi ndodhet nën frikën e variantit Delta të COVID, ku pavarësisht se nuk ka ende një konfirmim zyrtar të pranisë së virusit, ekspertë të shëndetësisë ia faturojnë pikërisht këtij mutacioni të koronavirusit rritjen e rasteve të infeksionit në vend.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha një ditë më parë në 'Report Tv' se sinjalet për praninë e këtij virusi, janë të forta. Ajo i bëri apel qytetarëve që të vaksinohen si e vetmja mënyrë për t'u mbrojtur nga virusi.
Statistika (24 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4063
Testime totale 875,262
Raste pozitive 132,853
Raste të shëruara 130,125
Raste Aktive 272
Humbje jete 2,456
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 103
Vlorë 26
Elbasan 26
Kukës 25
Durrës 22
Lezhë 21
Shkodër 17
Fier 14
Berat 11
Korçë 6
Gjirokastër 1
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.7%
-
Jo
46.9%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5703
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VKM/ Urdhri i Mjekut, ngrihet Komisioni i Disiplinës! Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vendoset Komisioni i Apelimit: Do shqyrtojnë pretendimet për shkelje disiplinore në spitale
5 Shkurt, 16:44
-
Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit
31 Janar, 15:38
-
‘Janë shtuar virozat respiratore këtë sezon', Tomini: Vaksinohuni, qarkullojnë disa lloje virusesh
29 Janar, 16:41
-
Koçiu:11,314 vizita falas gjatë vitit 2024 në Klinikën Stomatologjike Universitare
25 Janar, 15:53
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04