Covid/ Në Itali regjistrohen 24 vdekje dhe 1638 raste infeksioni! Kufizime për 850 mijë banorë në Madrid...Kryeministri britanik: E pashmangshme vala e dytë

Covid/ Në Itali regjistrohen 24 vdekje dhe 1638 raste infeksioni! Kufizime për 850 mijë banorë në Madrid...Kryeministri britanik: E pashmangshme vala e dytë

Në të gjithë botën, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar më shumë se 30.5 milionë raste infeksioni nga koronavirusi.

Deri tani nga emergjenca shëndetësore kanë humbur jetën më shumë se 952,000 persona.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i pikëlluar me 198,589 vdekje, i pasur nga Brazili (135,793), India (85,619), Meksika (72,703) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,821).

90 viktima Covid në 24 orë, kufizohet lëvizja për 13% të popullsisë së Madridit

Epiqendra e epidemisë COVID-19 në Spanjë, rajoni i Madridit njoftoi kufizim të lirisë së lëvizjes për rreth 13% të popullsisë së tij (850,000 njerëz) në përpjekje për të frenuar shpërthimin e përhapjes së COVID-19.

“Banorët në fjalë do të jenë në gjendje të dalin nga lagjet e tyre për të shkuar në punë, për të shkuar te mjeku ose për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë”, deklaroi presidentja e këtij rajoni prej 6,6 milion banorësh, Isabel Diaz Ayuso. Ajo gjithashtu tha që tubimet duhet të ulen nga 10 në 6 persona.

Në 24 orët e fundit Spanja ka patur 4697 raste të reja të identifikuar me koronavirus dhe 90 viktima. Totali i të prekurve është rritur në 659 334 kurse vdekjet janë 30 495

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:22
Rriten shifrat e pandemisë Covid në Itali/ Regjistrohen 1638 të infektuar dhe 24 viktima në vetëm një ditë


Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 24 viktima nga koronavirusi (dje ishin 10)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.692
                 
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1638 raste të reja pozitiv, (dje ishin 1907) për një total prej 296 569 të prekurish nga Covid

Gjithashtu pati edhe 909 të shëruar, për një total prej 217 716 raste pacientësh.

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 9 viktima dhe 243 raste të reja pozitiv. 

Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Rajon ka shkuar në 16.917 kurse totali i rasteve pozitive, që prej fillimit të pandemisë, është rritur në 104547
 

Ora 15:25
Covid/ Regjistrohen 2729 viktima në Indi, Brazil dhe Meksikë

Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.247 vdekje, në Brazil 858, ndërsa në Meksikë 624.

Në një deklaratë nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë thuhet se me 1.247 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 85.619.

Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 93.337 raste të reja. Në vendin ku prej fillimit të shtatorit janë shënuar raste ditore rekord njëra pas tjetrës, numri i rasteve ka rritur në 5.308.015.

Në Indinë, popullsia e së cilës tejkalon 1.3 miliardë banorë, numri i të shëruarve ka arritur në 4.208.431.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe në vendin e tretë sa i përket numrit të viktimave.

Brazil

Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 39.797 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 4.495.183 numri i rasteve me COVID-19 në vend ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 135.793 me 858 vdekje të reja.

Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 3.789.139.

Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili pas SHBA-së dhe Indisë radhitet i treti në botë përsa i përket numrit të rasteve.

Meksikë

Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 624 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 72.803. Ndërkaq, me 4.841 raste të reja, numri i të infektuarve me COVID-19 është rritur në 688.954.

Deri më tani, në vend janë shëruar 492.192 persona të prekur me COVID-19.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars.

Ora 13:53
Rusia regjistron në 24 orët e fundit më shumë se 6000 raste të reja Covid, rekord që nga korriku

Rusia regjistron në 24 orët e fundit më shumë se 6000 raste të reja Covid

Numri i rasteve të koronavirusit të zbuluara gjatë 24 orëve të fundit në Rusi ka tejkaluar 6,000 për herë të parë që nga 19 korriku. 

Shtabi operativ kundër Covid ka raportuar se rritja ditore e rasteve të koronavirusit ishte 0.56% dhe se numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar arriti në 1,097,251. 

Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i vdekjeve në vend të kësaj u rrit me 144 raste krahasuar me 134 një ditë më parë dhe arriti në një total prej 19,339 viktima që prej fillimit të pandemisë.

Sipas qendrës operacionale antiCovid, numri i përgjithshëm i vdekjeve është 1.76% e të gjithë njerëzve të infektuar nga Covid në Rusi. 

Ora 12:13
Covid/ Autoritetet e shëndetësisë në SHBA tërheqin udhëzimin që shkaktoi polemika

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë kanë tërhequr një udhëzim të muajit gusht që kishte krijuar shkaktuar polemika të forta, i cili sugjeronte se nuk ishte e nevojshme të testoheshin personat pa simptoma që mund të ishin ekspozuar ndaj koronavirusit.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka rikthyer në fuqi udhëzimin fillestar që personat që kanë qenë në kontakt me një individ të infektuar me koronavirusin duhet të testohen.

Në atë kohë administrata tha se CDC-ja vetë doli me frazologjinë e përdorur, por se vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të grupit të punës së Shtëpisë së Bardhë. Dr. Brett Giroir, ndihmës sekretar i Departamentit të Shëndetësisë tha se shumë zyrtarë jashtë agjencisë ishin përfshirë në “redaktime dhe sugjerime të shumta”. Ai tha se ishte e vështirë t’i atribuohej udhëzimi një personi apo institucioni specifik.

Ekspertë të shëndetit publik kanë vënë në dukje se testimi i personave që kanë qenë në kontakt me të infektuar është një element thelbësor i përpjekjeve për të penguar përhapjen e mëtejshme dhe se një përqindje e lartë e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma.

Ora 11:59
Danimarka shtrin kufizimet antiCOVID-19 në të gjithë vendin! Rekord infeksionesh në Holandë

Danimarka do të shtrijë kufizimet antiCOVID-19, tashmë të vendosura në zonën e Kopenhagës, në të gjithë vendin dhe do të vendosë masa shtesë, pas një rritjeje të dukshme të rasteve.

“Restorantet, kafenetë dhe pub-et do të duhet të mbyllen nga ora 22:00 në të gjithë vendin, duke filluar nga e shtuna”, njoftoi kryeministri Mette Frederiksen, në një konferencë shtypi.

“Numri maksimal i pjesëmarrësve në takime dhe mbledhje, gjithashtu, do të ulet në 50 vetë”, shtoi ai, duke sqaruar se do të ketë përjashtime nga ky rregull për ngjarjet me kapacitete të caktuara për ulje, të tilla si lojrat e futbollit.

Kryeministri u bëri thirrje punonjësve të punojnë nga shtëpia nëse është e mundur.

Hollandë/ Rekord i ri rastesh Covid, regjistrohen 2000 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit Holanda ka regjistruar një rekord të ri, afro 2000 infeksione të reja

Kjo u njoftua nga Kryeministri Mark Rutte në një konferencë shtypi.

Sot është dita e katërt me radhë që thyhet rekordi për numrin ditor të infeksioneve. Kulmi javën e kaluar ishte rreth 1,300 raste pozitive në ditë.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuave me Covid është rritur në 90 047 kurse totali i vdekjeve ka shkuar në 6273

Ora 11:27
Rriten shifrat e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar! Johnson: E pashmangshme vala e dytë... Irlanda rivendos masa kufizuese...13 mijë infeksione në Francë

Vazhdojnë të rriten shifrat e pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas autoriteteve shëndetësore, gjatë 24 orëve të fundit në britaninë e Madhe u regjistruan 4,322 raste të diagnostikuara me Covid, rekord i paregjistruar që nga muaji maj.

Vdekjet nga pandemia janë gjithashtu në rritje (27 viktima përkundrejt 21 të raportuara dje).

Sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, totali i të prekurve nga infeksioni, që prej fillimit të emergjencës shëndetësore është 385 936   kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 41 732

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se në Mbretërinë e Bashkuar, vala e dytë e koronavirusit “është në ardhje”.

Duku folur në Oxfordshire, Johnson ka thënë se rritja e numrit të të infektuarve ka qenë “e pashmangshme”.

“Nuk dua që të kemi masa më të rrepta të izolimit”, ka thënë ai, mirëpo ka shtuar se “kur shohim se çfarë është duke ndodhur tani, po mendojmë nëse duhet të shkojmë përtej rregullit të lejimit të gjashtë personave nëpër ambiente publike”.

Johnson ka thënë se izolimi i dytë është “gjëja e fundit që e dëshiron”, mirëpo ka vlerësuar se masat aktuale duhet të vëzhgohen.

Komentet e tij kanë ardhur pasi këshilltarët qeveritarë kanë thënë po rritet shkalla e përhapjes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar.

Irlanda vendos kufizime të reja

Irlanda, duke filluar nga mesnata e sotme, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga infeksioni i koronavirusit ka shtuar masat e kufizimit në tentativë për të frenuar përhapjen e Covid.

Sipas autoriteteve do të ketë ulje të numrit të njerëzve që lejohen të vizitojnë familjet.

Restorantet dhe pub-et nuk do shërbejnë ushqim në ambiente të mbyllura, përveçse në ambiente të hapura me numër të kufizuar përsonash, deri 14 klientë. Ulet gjithashtu numri i njerëzve që do jenë pjesë e dasmave, nga 50 në 25 të ftuar

Gjermania mbi 2200 infeksione, rekord që nga prilli

Pothuajse 2,300 infeksione të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orë në Gjermani, niveli më i lartë që nga prilli i kaluar.

Kjo u raportua nga Robert Koch Institut (Rki), qendra epidemiologjike Gjermane, sipas së cilës numri i përgjithshëm I të prekurve ka shkuar në në 270 mijë. Gjithashtu I raportuan edhe 6 vdekje të regjistruara në 24 orë, për një total prej 9384. Niveli më i lartë i infeksioneve ditore është regjistruar midis fundit të marsit dhe fillimit të prillit, me rreth 6000 infeksione. Në gusht, vetëm një herë raportuan 2.000 infeksione të reja

Franca regjistron mbi 13 mijë infeksione dhe 123 viktima Covid në 24 orë

Koronavirusi po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Francë.

Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 13 215 raste të reja të identifikuar me infeksionin e koronavirusit dhe 123 viktima.

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të prekurve që prej fillimit të pandemisë është rritur në 428 696 kurse viktimat numërohen në 31218

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli