78 viktima në Itali! 5.5 milionë raste me COVID në botë! Mbi 30 mijë infeksione të reja në Amerikën Latine

78 viktima në Itali! 5.5 milionë raste me COVID në botë! Mbi 30 mijë infeksione të reja në Amerikën Latine

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi është rritur në 5.5 milionë

SHBA në 24 orët e fundit u regjistruan 532 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Në vend numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është rritur në 1.66milione kurse totali i vdekjeve prej Covid është 98 218.

Por këto ditë, Brazili është epiqendra e vërtetë e Covid-19.

Mbi 30 mijë infeksione të reja në Amerikën Latine

Efektet e pandemisë së koronavirusit në Amerikën Latine vazhdojnë të ndjehen, me një rritje të re të fortë në 24 orët e fundit të  infeksioneve (765,662, +31,000).
dhe vdekjeve (41,462, +1,600).

Brazili është vendi i dytë më i prekur në botë pas Shteteve të Bashkuara, ai ka regjistruar 374.898 infeksione dhe 23473 vdekje. Peruja vijon më pas me 123.979 infeksione dhe 3,626 vdekje, Kili (73,997 dhe 761) Meksika (71,105 dhe 7,633)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:09
Covid, në Itali regjistrohen 2677 të shëruar dhe 78 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 78 viktima nga koronavirusi për një total prej 32 mijë e 955

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2 mijë e 677 persona teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 144 mijë e 658

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 397 raste të reja pozitiv për një total prej 230 mijë e 555

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 22 viktima nga koronavirusi për një total prej 15.896 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot u identifikuan 159 raste të reja pozitive (Totali 87 417).

Autoritetet raportuan edhe për 875 të shëruar, teksa numri i përgjithshëm rritet në 47 044.

Në Rajon në kujdesin intensiv janë 183 pacientë, 13 më pak se dje.

Në repartet e tjera Covid ndodhen 3622 pacientë, 99 më pak nga dita e djeshme.

Ora 17:03
Covid-Britania e Madhe, regjistrohen 134 viktima në 24 orët e fundit

Numri zyrtar i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar i regjistruar në 24 orët e fundit është 134.

Sipas azhornimit të përditshëm të departamentit të shëndetësisë numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar pozitiv me koronavirus është 265.227 teksa në harkun e 24 orëve u regjistruan 2000 raste të reja të prekur nga Covid.

Britania e Madhe ka kryer ditën e fundit  rreth 10 000 teste tamponi, gati 3.7 milion që nga fillimi i pandemisë.

Sipas Istat në vend numri i vdekjeve ka shkuar në më shumë se 47,000, 42173 prej tyre në Angli dhe Uells

Ora 15:27
Britania e Madhe rishikon bilancin, deri tani pandemia ka shkaktuar mbi 47 mijë viktima

koronavirusi-770x433.jpg" style="height:433px; width:770px" />

Instituti i Statistikave të Britanisë së Madhe ka përditësuar shifrën e viktimave që kanë vdekur me COVID-19, duke shkaktuar jo pak tronditje mes popullit.

Sipas të dhënave, që përfshijnë edhe raste jo plotësisht të konfirmuara por shumë të dyshuara, personat që kanë ndërruar jetë nga pandemia në atë vend tejkalojnë 47 mijë personat, pikërisht 47343, 42173 prej tyre në Angli dhe Uells.

Një pjesë e bilancit tragjik, vjen nga azile dhe institucione private që nuk kishin arritur të përditësonin të dhënat në mënyrë sistematike në javët paraardhëse.

Kjo shndërron Britaninë e Madhe në vendin me bilancin më të lartë në Europë dhe i dyti në botë pas Shteteve të Bashkuara, që po i afrohen bilancit të 100 mijë viktimave.

Ora 13:46
Covid-Rusi, 174 viktima të tjera nga koronavirusi, numri më i madh i regjistruar në një ditë të vetme

Në Rusi, autoritetet kanë raportuar për 174 viktima nga infeksioni i koronavirusit në harkun e 24 orëve të fundit. Ky është numri më i madh i vdekjeve të regjistruara deri më tani në vend në një ditë të vetme.

Sipas të dhënave të njoftuara nga qendra e operacioneve antikoronavirus, totali zyrtar i viktimave të koronavirusit në Rusi është rritur në 3.807 që nga fillimi i epidemisë. Gjatë ditës së fundit ka patur 8,915 infeksione të reja për një total prej 362.342 raste Covid-19.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus, Vladimir Putin, doli të hënën nga spitali, pasi u shërua nga koronavirusi, njoftuan mediat ruse. Ai do të qëndrojë në shtëpi edhe për dy javë të tjera. Me koronavirus janë infektuar edhe zyrtarë të tjerë rusë, përfshirë kryeministrin Mikhail Mishustin, ministren e Kulturës, Olga Lyubimova, dhe ministrin e Ndërtimit, Vladimir Yakushev.

Ora 11:22
Suedia e masave të buta regjistron mbi 4000 viktima, e gjashta në botë në raport me popullsinë

Suedia, e cila ka luftuar pandeminë me një qasje më të butë krahasuar me vendet e tjera ka raportuar më shumë se 4000 viktima nga infeksioni i koronavirusit, 90 për qind e të cilëve janë mbi 70-vjeç. Numri i vdekjeve e rendit Suedinë në vendin e gjashtë në të gjithë botën në raport me popullsinë.

Suedia numëron 392.9 të vdekur për çdo milion banorë.

Stokholmi, për sa i përket vdekjeve në raport me popullsinë, është më keq se Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Hollanda, por edhe me vendet në zhvillim që po përballen me probleme serioze me Covid-19, siç janë Meksika, Brazili dhe India.

Masat e buta të bllokimit dhe izolimit duket se nuk kanë patur efekt të rëndësishëm në rritjen ekonomike.

Të dhënat e Komisionit Europian parashikojnë që Suedia do të pësojë një rënie prej 6.1% të PBB-së, rënie prej 5.2% të konsumit privat dhe një rritje të papunësisë nga 6.8% në 9.75% në vitin 2020.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja