Covid, në Itali regjistrohen 53 viktima! 7 milionë raste infeksioni në botë… Në SHBA më shumë se 2 milionë të prekur

Covid, në Itali regjistrohen 53 viktima! 7 milionë raste infeksioni në botë… Në SHBA më shumë se 2 milionë të prekur

Në të gjithë botën numri i rasteve të infeksionit është rritur në mbi 7 milionë kurse numri i viktimave ka shkuar në mbi 416 mijë

SHBA numri i personave të infektuar me koronavirus ka tejkaluar shifrën dy milione teksa në 21 shtete janë raportuar raste Covid në rritje, nëersa në vend numri i viktimave është rritur në 113 mijë.
Zhvillimi i pandemisë në Amerikën Latine vazhdon intensivisht, ku në 24 orët e fundit infeksionet kanë arritur në rreth 1.5 milion ndërsa vdekjet në rreth 72 mijë.

Ndërsa analistët mendojnë se fundjava do të jetë edhe maja e kurbës së pandemisë, Brazili vazhdon të konfirmojë situatën e alarmit si për infeksionet (totali 772.416, në 24 orë 32.913) ashtu edhe për të vdekurit (totali 39.680, në 24 orë +1.274).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 1399 të shëruar dhe 53 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 53 viktima nga koronavirusi për një total prej 34167

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1399 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 171 338

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 379 raste të reja pozitiv për një total prej 236 142

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 25 viktima nga koronavirusi për një total prej  16 374 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 252 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 90 932.

Ora 17:03
Covid-Ukrainë, 21 viktima dhe 864 raste infeksioni Covid në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Ukrainë kanë raportuar se në harkun e 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 689 raste të reja infeksioni Covid dhe 21 viktima.

Në vend numri I përgjithshëm I atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është rritur në 864.

Gjithashtu numri I përgjishëm I rasteve positive nga infeksioni I koronavirusit ka shkuar në 29706

Ora 17:02
Covid-Mbretëria e Bashkuar, regjistrohen 151 viktima në 24 orë

Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar kanë raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 151 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 41.227, duke e bërë Britaninë të renditet në vendin e dytë në botë për numrin e atyre që kanë humbur jetën nga Covid.

Numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është 291 588 teksa në vend deri tani janë kryer më shumë se 6 milionë teste.

Ora 16:10
Gjermania regjistron rritje të ndjeshme të infeksioneve të reja Covid

Autoritetet shëndetsore gjermane njoftuan rritjen me 555 raste të reja me koronavirus.

”Rastet e çojnë numrin e përgjithshëm të infeksioneve në Gjermani që nga fillimi i epidemisë në 185 416”, sipas institutit gjerman për sëmundjet infektive ”Robert Koch” (RKI).

Numri i vdekjeve u rrit me 26 gjatë 24 orëve të mëparshme, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 8 755.

”Janë shëruar 400 pacientë duke çuar numrin e përgjithshëm të pacientëve që e kaluan virusin në 171 200”, sipas RKI.

Shkalla e riprodhimit, që mat aftësinë përhapëse të sëmundjes, ka rënë nën vlerën kritike 1, në 0,86, që do të thotë se çdo person i infektuar po përhapet virusin në më pak se një tjetër.

Ora 11:28
Coronavirusi, Rusia regjistron më shumë se 500,000 raste infeksioni

8,779 infeksione të reja dhe 174 vdekje në 24 orët e fundit

Në Rusi, autoritetet kanë raportuar se numri i përgjithshëm i personave të identifikuar pozitiv nga koronavirusi është rritur në mbi 500 000.

Sipas qendrës së operacioneve antikoronavirus, deri më tani në vend ka pasur 502.436 infeksione, nga të cilat 8,779 janë regjistruar në 24 orët e fundit.

174 njerëz vdiqën ditën e fundit për shkak të koronavirusit për një total prej 6.532 viktima që nga fillimi i epidemisë.

Gjithashtu në vend ka pasur 8,367 njerëz të shëruar në 24 orët e fundit dhe 261,150 në total.

Ora 09:11
Spanja në alarm, regjistron dyfishim të rasteve me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Spanja regjistroi rritje të numrit të rasteve me COVID-19 për të dytën ditë me radhë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Spanjës, në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 167 raste me COVID-19, ndërsa një ditë më parë u regjistruan vetëm 84 raste. Kjo ndodh pasi të dielën u regjistrua numri më i ulët prej 48 rasteve.

Megjithatë, numri i të diagnostifikuarve mbetet shumë i ulët në krahasim me kulmin prej 10 mijë të infektuarve në ditë në fund të marsit.

Deri më tani, gjithsej 242,280 njerëz janë konfirmuar se janë infektuar me virusin në Spanjë. Prej tyre, sipas të dhënave zyrtare, 27.136 njerëz kanë vdekur. Për të ndihmuar në parandalimin e valës së dytë, maskat, masat higjienike dhe distanca fizike do të mbeten të detyrueshme derisa të zbulohet një trajtim efektiv apo vaksinë për COVID-19.

Ora 08:57
Francë, rritet në mbi 29 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 29.319, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 545 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 192.541, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik i vendit.

Aktualisht, 11.678 persona po trajtohen në spitale, prej të cilëve 933 gjenden në kujdes intensiv.

Numri i të shëruarve në Francë ka shkuar në 71.976, me 337 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 23 vdekje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë

Namir Lapardhaja: Zgjedhja e drejtuesit të SPAK nga populli, hapi i nevojshëm për pavarësinë e vërtetë të drejtësisë