Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit nga koronavirusi është rritur në 8.5 milionë për një total viktimash prej 454 mijë
Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 118.300 vdekje dhe 2.187 milion infeksione të shkaktuara nga koronavirusi.
Vetëm në një ditë u raportuan 28.430 infeksione dhe 671 vdekje.
Situata në Amerikën Latine gjithashtu mbetet dramatike, ku në 24 orët e fundit infeksionet e konfirmuara janë rritur në 1.87 milion kurse totali I viktimavë është rritur në gati 89 mijë.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 47 viktima nga koronavirusi për një total prej 34.561
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte1363 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 181.907
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 251 raste të reja pozitiv për një total prej 238,011
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 18 viktima nga koronavirusi për një total prej 16.534 që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu pati edhe 157 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 92.675 që nga fillimi i pandemisë
Autoritetet shëndetësore spanjolle sot azhurnuan numrin e vdekjeve të koronavirusit për herë të parë në dy javë.
Pamja e re e situatës tregon se numri i përgjithshëm i viktimave nga infeksioni i koronavirusit që nga fillimi i pandemisë është 28,313.
Sipas autoriteteve, totali i rasteve të identifikuara pozitiv nga Covid është rritur në më shumë se 245 mijë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë vdekje, teksa numri i të shëruarve është mbi 150 mijë
Niveli i alarmit Covid në Mbretërinë e Bashkuar është ulur nga niveli 4 në 3.
Media lokale raportoi, duke specifikuar që indikacioni u dha nga autoritetet mjekësore të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore.
Niveli 4 paraqet një rritje të transmetimit të infeksionit. Me nivelin 3 virusi konsiderohet thjesht në "qarkullim" dhe mund të ketë një heqje graduale të kufizimeve.
Niveli 5 është më i larti dhe kjo është ajo që çoi Britaninë e Madhe në bllokim.
Deri tani në vend janë raportuar rreth 302 mijë raste infeksioni dhe 42 373 viktima që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi
Numri i të diagnostikuarve me COVID-19 deri më tani në Rusi është 569.063, ndërsa ai i të vdekurve është 7.841.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 7.972 raste të reja me virusin.
Ndërkaq, bilanci ditor i të vdekurve është rritur për 181, teksa numri i të shëruarve ka shkuar në 324.406, me 10.443 të shëruar në 24 orët e fundit.
Siç njoftohet, rastet e sotme ditore kanë shënuar rritje për 1,4 për qind, ndërsa 32,7 e rasteve të reja nuk kanë shfaqur simptoma.
Në Moskë, ku autoritetet kanë lehtësuar masat kufizuese, janë regjistruar 1.136 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 211.921, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.531, me 48 viktima të reja.
Nga ana tjetër, Shërbimi për Shëndetin Publik dhe të Drejtat e Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në rusi janë kryer mbi 16,3 milionë teste.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.
Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.
Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë raportuar 32 raste të reja infeksioni nga koronavirusi, nga të cilat vetëm në Pekin ka patur 25, pas shpërthimit tënjë vatre të re në tregun kryesor të kryeqytetit .
Pekini ka zbatuar masa të jashtëzakonshme dhe po teston punonjësit e restoranteve, universiteteve dhe tregjeve.
Kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Wu Zunyou, siguroi se epidemia "është nën kontroll" falë masave të marra për ta përmbajtur atë dhe se "kurba gradualisht do të rrafshohet".
New York po përgatitet për fazën 2 të rihapjes të hënën pasi jo më larg se pak kohë më parë ishte epiqendra e pandemisë në SH.B.A.
Nëse miratohet masa, do të rihapen restorantet, dyqanet dhe bizneset e tjera. Megjithatë deri të kthimi në normalitet mbetet ende shumë për të bërë dhe është akoma shpejt.
Super virologu Fauci: Mbylljet nuk do të jenë më të nevojshme
Shtetet e Bashkuara nuk kanë më nevojë për masa më të forta izolimi për të mbajtur nën kontroll epideminë COVID-19.
Kjo u deklarua nga eksperti kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, për agjencinë AFP.
"Unë nuk mendoj se do duhet të rikthehemi në izolim - tha ai - por ne do të përpiqemi të kontrollojmë më mirë ato zona të vendit që duket se kanë një rritje të rasteve".
Fauci theksoi se do të ishte e nevojshme një qasje e lokalizuar, duke marrë parasysh që vendi po merr hapa të mëtejshëm për tu rikthyer në normalitet.
Dhjetë shtetet të SHBA kanë arritur kulmin e infeksioneve të reja këtë javë dhe mund të bëhen epiqendra e re e pandemisë në botë
California, Arizona dhe Florida janë tre shtetet me rekordin e rasteve në 24 orët e fundit, ndërsa Teksasi renditet i gjashti në numër rastesh, të cilat kanë tejkaluar 100 000.
Alarmi i kuq kështë ngritur gjithashtu në zona të tjera të vendit. Të dhëna për rritjen e rasteve të reja të prekura janë raportuar në Alabama, Nevada, Karolina Veriore, Oklahoma, Oregon dhe Karolina e Jugut.
Numri i përgjithshëm i personave të testuar pozitiv nga Covid u rrit në dy milion e 185 mijë, me një rritje mesatare ditore prej 20 mijë kurse totali I viktimave është rritur në 118.334.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom deklaroi se po mendon ta bëj mbajtjen e maskave të detyrueshme dhe ndërkohë ka urdhëruar qytetarët që ti mbajnë ato si brenda, ashtu edhe jashtë, në prani të njerëzve të tjerë, teksa të mërkurën pati një numër record rastesh të reja, rreth 4000.
Arizona gjithashtu regjistroi kulmin e saj më të lartë me 2.519 raste, pas 2.392 të martën. Por situata në Florida është ajo që ka shkaktuar alarmin më të madh, ku në shtetin jugor ka pasur 3,207 raste të reja që kanë rritur ‘faturën totale’ të pozitivëve në 86 mijë. Sipas studiuesve nga Universiteti i Pensilvania, shteti I Florida ka "të gjitha shenjat të jenë epiqendra tjetër e Covid, teksa ka një rritje të qëndrueshme të pacientëve të shtruar përditë në spitale.