Covid, në Itali regjistrohen 23 viktima! 9 milionë raste infeksioni në të gjithë botën... OBSH në alarm: Më shumë se 180 mijë të prekur në një ditë

Covid, në Itali regjistrohen 23 viktima! 9 milionë raste infeksioni në të gjithë botën... OBSH në alarm: Më shumë se 180 mijë të prekur në një ditë

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është rritur në 9 milionë për një total viktimash prej rreth 468 mijë.

Koronavirusi ka shkaktuar mbi 50,000 viktima dhe ka infektuar mbi një milion njerëz në Brazil.

Amerika Latine mbetet epiqendra e re e pandemisë me mbi 20,000 vdekje në Meksikë, më shumë se 8,000 në Peru dhe mbi 1.000 në Argjentinë.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga infeksioni, me të paktën 119.959 vdekje, i ndjekur nga Brazili (50.617), Mbretëria e Bashkuar (42.632), Italia (34.634) dhe Franca (29.633).

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Itali/ Regjistrohen 533 të shëruar dhe 23 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 23 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 657 që nga fillimi I emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 533 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 183 426

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 218 raste të reja pozitiv për një total prej 238 720

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 3 viktima nga koronavirusi për një total prej  16 573 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 143 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 93 111 që nga fillimi i pandemisë

Në Itali gjithashtu sot janë regjistruar edhe 2 viktima në rradhët e mjekëve.

Federata Kombëtare e Urdhrave Mjekësor raportoi se numri i përgjithshëm i personelit mjekësor që kanë humbur jetën prej koronavirusit është rritur në 169.

Ora 15:56
Covid, më shumë se 590 mijë raste infeksioni nga koronavirusi në Rusi

 

Vetëm në Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 viktima nga infeksioni i koronavirusit për një total viktimash prej 3600 në kryeqytet.

Në të gjithë Rusinë numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë është rritur në 8196

Gjithashtu ditën e fundit në Rusi pati edhe 7728 raste të reja të identifikuara pozitive nga infeksioni për një total prej më shumë se 591 mijë

Vetëm në Moskë në 24 orët e fundit u regjistruan rreth 1000 infeksione të reja Covid

Ora 15:47
Covid, më shumë se 42 700 viktima nga infeksioni i koronavirusit në Britaninë e Madhe

Në Britaninë e Madhe janë raportuar për 43 viktima në 24 orët e fundit.

Sipas autoriteteve në vend numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi I pandemisë Covid është rritur në 42 717.

Gjithashtu ditën e fundit pati edhe 1223 raste të reja të identifikuara positive nga infeksioni për një total prej 305 803.

Rastet aktive të Covid në vend janë 261 767, me një shtesë ditore prej 1180 personash pozitivë

Ora 13:59
Gjermani, rritet ndjeshëm indeksi i riprodhimit të koronavirusit

Gjermania u përball në fundjavë me statistika shqetësuese. Të premten u regjistruan rastet më të shumta në muajin e fundit, me 770 pozitivë në 24 orë, ndërkohë që indeksi R, që mat agresivitetin e virusit, është rritur nga 1.79 në 2.88 të dielën. Kjo do të thotë që çdo 100 persona të infektuar, 288 do të infektohen në ditët në vijim.

Vatrat më të mëdha të identifikuara janë ato në industritë e mëdha, ku evidentohet rasti i një thertore gjigante që ndodhet në rajonin e Vesfalisë, ku të paktën një mijë pjesëtarë të personelit janë infektuar, Kjo ka detyruar ushtrinë gjermane të ndërtojë një strukturë të posaçme për testime në vend.

Gjatë muajve të kaluar, Gjermania është marrë shembull për bilancin më pak dramatik se vendet e tjera. Deri më tani vendi regjistron rreth 190 mijë të prekur nga COVID-19, dhe 8882 viktima.

Ora 13:57
Koreja e Jugut/Autoritetet: Vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë Covid

Zyrtarët shëndetësorë në Korenë Jugore besojnë se vendi po përballet me valën e dytë të pandemisë me koronavirus, pavarësisht regjistrimit të një numri relativisht të vogël të infektimeve.

Menaxhimi i kësaj pandemie në këtë shtet, është konsideruar histori suksesi, mirëpo autoritetet jugkoreane pritet të përballen sërish me koronavirusin e ri në muajt vijues.

Udhëheqësja e Qendrës Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve, Jung Eun-kyeong, ka thënë se vala e parë me virus ka zgjatur deri në muajin prill.

Mirëpo prej muajit maj është vërejtur rritje e numrit të rasteve, duke përfshirë ato në disa klube të natës në Seul.

Jeong ka thënë se rritja e re, e ka shtyrë atë drejt përfundimit se ky shtet është në prag të valës së dytë të koronavirusit, e cila pritet të vazhdojë.

Deri më tani, Qendra Koreane për Kontrollin e Sëmundjeve pati thënë se vala e parë nuk ka përfunduar ende.

Mirëpo Jeong ka thënë se tani është e qartë që fundjava e parë e muajit maj, ka shënuar valën e re të infektimeve, duke u fokusuar në zonën e Seulit.

Kryetari i Seulit ka paralajmëruar se kryeqyteti jugkorean mund të përballet me kthim të masave të izolimit, nëse rritet dukshëm numri i infektimeve në tri ditët e ardhshme dhe nëse numri i shtretërve të zënë nëpër spitale kalon kuotën prej 70 për qind.

Prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet jugkoreane kanë raportuar për 12,000 raste të prekura me koronavirus.

Prej tyre, 280 persona kanë vdekur, derisa 1,277 raste janë aktive.

Ora 09:29
Covid/OBSH: Rekord i ri, 183 mijë raste të reja infeksioni brenda një dite (VIDEO)

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka raportuar rritje rekorde të numrit të të infektuarve me koronavirus brenda një dite.

Amerika Veriore dhe ajo Jugore janë qenë në krye të listës.

OBSH ka deklaruar se numri total i rasteve të reja në 24 orët e fundit ka arritur në 183,020, dhe më shumë se gjysma, 116,000, kanë qenë në territoret amerikane.

Sipas raportit të detajuar, Brazili ka raportuar më shumë raste, 54 771, Shtetet e Bashkuara 36,617, dhe India 15,400 raste të reja të infektuarish.

Në kontinentin e Amerikës janë regjistruar të vdekur po ashtu 219,000 pacientë, ndërsa Evropa renditet e dyta me 193,000 viktima, sipas OBSH-së.

Ora 08:55
Covid/Brazil: mbi 50 mijë vdekje dhe 1.084 milion infeksione



Me 632 viktima të regjistruara në 24 orët e fundit, Brazili ka tejkaluar 50,000 vdekje nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas të dhënave zyrtare, në ditën e fundit u regjistruan edhe 17304 infeksione të reja duke e çuar totalin që nga fillimi i pandemisë në 1.084 milion.

Brazili është vendi i dytë në botë përsa i përket viktimave dhe infeksioneve kurse në vendin e parë ndodhen SHBA.

Sipas të gjitha vlerësimeve, numrat e Covid-19 në Brazilin me 210 milionë banorë duhet të jenë shumë më të larta.

Ora 08:52
Covid, pasi u gjunjëzua nga infeksioni, Nju Jork-u hyn sot në fazën e dytë të rihapjes



Nju Yorku hyn sot në fazën e dytë të rihapjes, pasi u gjunjëzua nga pandemia e koronavirusit.

Metropoli gradualisht po përpiqet të kthehet në qytetin që ‘nuk fle kurrë’ pas më shumë se dy muaj bllokimi, me 400 mijë infeksione, 25 mijë vdekje dhe miliona vende  pune të humbura.

Nga sot në Nju Jork do të bien disa nga kufizimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e virusit.

SHBA numri i përgjithshëm i infeksioneve është më shumë se 2 milionë e 800 mijë kurse numri i viktimave është rritur në rreth 120 mijë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston