Covid, në Itali regjistrohen 31 viktima! 9.1 milionë raste dhe 478 mijë vdekje në botë! SHBA/Rekord infeksionesh në Teksas

Covid, në Itali regjistrohen 31 viktima! 9.1 milionë raste dhe 478 mijë vdekje në botë! SHBA/Rekord infeksionesh në Teksas

Në të gjithë botën janë regjistruar rreth 9.3 milionë raste infeksioni nga koronavirusi.

Sipas raportimeve totali i viktimave është rritur në 477,000.

Shtetet e Bashkuara janë në vend të parë si për numrin e infeksioneve (më shumë se 2 milionë e 347 mijë) ashtu edhe për vdekjet (mbi 121 mijë), e ndjekur nga Brazili (1.145. 000 raste dhe 52 640 vdekje), Rusia (598.878), India (456.215), Britania e Madhe (307.682), Peruja (260.447), Kili (250.767), Spanja (246.752), Italia (238.833) dhe Irani (209.970).

Midis vendeve me numrin më të madh të vdekjeve, megjithatë, sipas të dhënave nga Universiteti amerikan Johns Hopkins, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit ndodhet Britania e Madhe me 43,011 vdekje, Italia me 34.675 dhe Franca me 29.723.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:46
Itali/ Regjistrohen 1526 të shëruar dhe 31 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 31 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 644 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1526 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 186 111

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 190 raste të reja pozitiv për një total prej 239 410

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 7 viktima nga koronavirusi (totali 16 586).

Gjithashtu pati edhe 88 raste të reja të pozitivitetit Covid (totali 93 261) si dhe 758 të shëruar (totali16 586).

Ora 15:22
Covid-Turqi, 190 mijë raste infeksioni nga koronavirusi! 7000 gjoba për mosmbajtjen e maskave

Në Turqi numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruar pozitivë nga infeksioni i koronavirusit është më shumë se 190 000 për një total viktimash prej rreth 5000.

Në dy ditët e para të hyrjes në fuqi të detyrimit për mbajtjen e maskave, në tentativë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, autoritetet e kontrollit në Turqi kanë gjobitur më shumë se 7000 persona.

Detyrimi për mbajtjen e maskave përfshin deri tani 62 provinca të Turqisë, përfshirë Stambollin dhe Ankaranë.

 

Ora 14:41
Covid/Rusi, më shumë se 7000 raste të reja Covid-19 në 24 orë

Në Rusi në 24 orët e fundit janë regjistruar 7176 raste të reja të koronavirusit, shifra këto që e rrisin totalin e infeksioneve në vend në 606 881.

Numri i vdekjeve nga sëmundja e Covid është rritur me 154 njësi, për një total viktimash prej fillimit të pandemisë prej 8.513.

Në fjalimin e tij para kombit të martën, presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi arriti ta bëjë shpërthimin “të zmbrapset” dhe “të arrijë një pikë kthese”.

Por ai po ashtu paralajmëroi qytetarët “të qëndrojnë të përqendruar, të kujdesshëm dhe vigjilent, derisa të fillojë prodhimi masiv i një ilaçi efektiv parandalues”.

Ora 09:06
Kryeimunologu amerikan Fauci: Javët e ardhshme, kritike për frenimin e koronavirusit

Kryeimunologu amerikan Anthony Fauci, tha përpara një komiteti të Kongresit amerikan se javët e ardhshme “do të jenë kritike” për të frenuar numrin e të infektuarve.

Ai tha se Teksasi, Arizona, Florida dhe shtete të tjera janë “probleme serioze”.

Numri ditor i rasteve të reja në SHBA aktualisht qëndron në rreth 30,000, pasi më herët ka rënë në rreth 20,000.

”Kjo është shumë shqetësuese për mua”, tha Fauci, duke iu bërë thirrje njerëzve që t’i shmangin turmat dhe të vendosin maska.

Shtetet e Bashkuara “janë ende në mes të valës së parë” të sëmundjes, tha ai.

Ekspertët e shëndetit thonë se koronavirusi nuk ka gjasa të mposhtet derisa të zhvillohet vaksina.

Fauci tha se është “optimist i kujdesshëm” se disa vaksina mund të jenë në dispozicion në fund të vitit.

Ora 08:47
Covid-19, në Amerikën Latine mbi 100,000 të vdekur nga infeksioni i koronavirusit

Një rritje e fortë e numrit të viktimave nga koronavirusi u regjistrua në 24 orët e fundit në Amerikën Latine.

2632 vdekjet e djeshme e kanë rritur totalin e atyre që kanë humbur jetën nga Covid që nga fillimi i pandemisë është 100 176, më shumë se gjysma e të cilëve është regjistruar në Brazil.

Infektimet gjithashtu po rriten ndjeshëm, numri total i të cilëve tani është 2,153. 562, një rritje në krahasim me ditën e djeshme prej 62.811 rastesh.

Ora 08:44
Covid, rekord rastesh të reja në Teksas-Guvernatori fton njerëzit të qëndrojnë në shtëpi

Shteti i Teksasit në SHBA vendosi një tjetë numër rekord infeksionesh, gjë që e detyroi guvernatorin e vendit të nxiste njerezit të qendrojnë të mbyllur në shtëpi.

Sipas të dhënave në 24 orët e fundit në Teksas u regjistruan mbi 5,000 infeksione të reja të cilat e bëjnë shtetin amerikan një epiqendër të re pandemie së bashku me Florida-n dhe Kaliforni-në.

Guvernatori Greg Abbott u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi.

Në një intervistë në TV ai tha se "Meqenëse përhapja e pandemisë është kaq e shfrenuar për momentin, nuk ka asnjë arsye në këtë fazë të largoheni nga shtëpia pa nevoja reale të domosdoshme".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen