Në Maqedoninë e Veriut u regjistruan sot edhe tri viktima nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi njoftoi të hënën për vdekjen e një gruaje të moshës 62-vjeçare nga Kumanova, të një burri nga Struga të moshës 59-vjeçare dhe të një tjetri të moshës 51-vjeçare nga Shkupi.
Të gjithë ata kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive në Shkup.
Me këto të dhëna, numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut arrin në 104.
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bëri thirrje për respektimin e masave kufizuese, si kusht i vetëm dhe i domosdoshëm për, siç tha, përballje të suksesshme me pandeminë.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për 25 raste të reja të të infektuarve, që u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit.
Prej tyre, më së shumti u regjistruan në Shkup - gjithsej 16 raste.
Numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit është tetë - shifër kjo më e ulët në krahasim me ditët e kaluara.
Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 1,817 persona të infektuar; prej tyre 1,301 janë shëruar, 104 kanë vdekur, ndërsa 412 raste janë ende aktive.
Numri i testeve të kryera tash për tash qëndron në 21,722.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4208
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”
13 Janar, 19:45
-
Telashe të reja për linjën Shqipëri-Maqedoni e Veriut/ Pezullohet ndërtimi, qeveria e Shkupit ndërpret kontratën me Energoinvest
10 Janar, 15:42
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Si u rekrutua kompania maqedonase për ushtrinë mercenare ruse Wagner
5 Janar, 21:06
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
Korçë/ Rritet fluksi i automjeteve në Qafë-Thanë! Festat e fundvitit krijojnë radhë të gjata të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut
30 Dhjetor 2024, 18:52
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor 2024, 15:47
-
Denoncimi/ 2-vjeçari me tumor në bark nuk nis dot kimioterapinë, mungon medikamenti ‘Actinomycin D’ në QSUT
24 Dhjetor 2024, 16:04