Covid, Austria lehtëson detyrimin për të mbajtur maska...të detyrueshme në transportin dhe mjediset publike

Covid, Austria lehtëson detyrimin për të mbajtur maska...të detyrueshme në transportin dhe mjediset publike

Njerëzit në Austri, nga mesi i qershorit, nuk do të detyrohen të vendosin maska në shkolla, dyqane dhe pika turistike, pasi numri i rasteve aktive me koronavirus në këtë vend ka rënë nën 650.

Austria ka qenë ndër vendet e para evropiane që e ka bërë të detyrueshëm mbulimin e fytyrës, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Kjo politikë, e ndërmarrë në fillim të prillit, do të lehtësohet nga 15 qershori, por nuk do të hiqet, tha të premten Qeveria austriake.

Maskat do të duhet ende të vishen nga pasagjerët e transportit publik, nga parukierët dhe kamerierët, si dhe në mjediset publike ku është e pamundur të mbahet distancë minimale një metër.

“Do t’i heqim maskat hap pas hapi”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz, në një konferencë për media në Vjenë.

"Jemi në rrugën e duhur", tha ai, duke shtuar se numri ditor i të infektuarve me koronavirus ka mbetur nën 50 gjatë ditëve të fundit.

Në javët e fundit, Austria ka rihapur dyqanet, restorantet dhe shkollat që ishin mbyllur për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Hotelet dhe studiot e fitnesit janë rihapur sot.

Në total, Austria ka pasur mbi 16,000 raste të konfirmuara me koronavirus. Prej tyre, 668 kanë humbur jetën.


Lajmi kryesor:

Covid/ në Itali regjistrohen 111viktima! 6 milionë raste infeksioni në botë… Profecia e autoriteteve: Deri më 20 qershor në SHBA 135 mijë viktima


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë