Covid, në Itali regjistrohen 30 viktima! Bota në pragun e 11 milionë të infektuarve…Në SHBA mbi 53 mijë raste të reja

Covid, në Itali regjistrohen 30 viktima! Bota në pragun e 11 milionë të infektuarve…Në SHBA mbi 53 mijë raste të reja

Në të gjithë botën pandemia 'ka vrarë' më shumë se 516 mijë njerëz kurse numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni Covid është rreth 10 milionë e 700 mijë.

SHBA kryesojnë renditjen e pandemisë me mbi 128 mijë viktima dhe 2.7 milionë raste, e ndjekur nga Brazili me 60.632 vdekje.

Më pas renditen Mbretëria e Bashkuar (43,906), Italia (34.788) dhe Franca (29.861). Meksika, me 28.510 vdekje, kapërceu Spanjën (28,363).
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Në Itali regjistrohen 30 viktima dhe 366 të shëruar nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 30 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34 818 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 366 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 191 083

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 201 raste të reja pozitiv për një total prej 240 961

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 21 viktima nga koronavirusi (totali 16 671).

Gjithashtu në Rajon u identifikuan edhe 98 raste të reja të pozitivitetit Covid (Totali 94 108)

Numri i të shëruarve sot në Lombardi ishte 188, për një total prej 67 630 pacientësh.

Ora 17:32
Nuk gjen qetësi Rusia nga infeksioni Covid, regjistrohen rreth 7000 raste të reja në një ditë

Në Rusi në 24 orët e fundit u regjistruan 147 viktima nga infeksioni i koronavirusit.

Autoritetet raportuan gjtihashtu se u identifikuan edhe 6760 raste të reja të testuar pozitiv me Covid, rreth 200 më shumë se një ditë më parë.

Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën është rritur në 9.683.

Gjithashtu autoritetet raportuan se totali i personave të prekur nga koronavirusi është pothuajse 661.165

Megjithatë shumë mjekë rusë kanë vënë në dyshim shifrat zyrtare që qeveria ka paraqitur për rastet e reja të infeksionit dhe numrin e viktimave nga COVID-19.

Ora 17:31
Në Itali 30 000 punonjës shëndetësorë të infektuar me Covid, 12% e rasteve totale

Pothuajse 30,000 punonjës shëndetësorë në Itali janë infektuar nga koronavirusi.

Shifra e bërë publike nga raporti i ri javor i fondacionit ‘Gimbe’, i bazuar në përpunimin e të dhënave të Institutit të Lartë të Shëndetit përfaqësojnë 12 % të totalit të rasteve të regjistruara që nga fillimi i pandemisë.

Po sipas raportit të ‘Gimbe’, rreth gjysma e tyre janë infermiere dhe mamitë.

Dje në Itali, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë u regjistruan 21 viktima nga koronavirusi, për një total prej 34.788 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, si edhe 469 të shëruar, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 190.717.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu edhe 182 raste të reja pozitiv për një total prej 240.760

Ora 17:30
Worldometer: Mbi gjashtë milionë të shëruar në botë nga infeksioni i COVID-19

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, deri më tani në botë betejën me COVID-19 kanë arritur ta fitojnë 6 032 985 persona.

Dhjetë vendet me numrin më të lartë të të shëruarve janë SHBA (1 164 680), Brazili (916 147), Rusia (422 931), India (359 896), Kili (245 443), Irani (191 487), Italia (190 717), Gjermania (179 800), Peru (178 245) dhe Turqia (175 422).

Pas shfaqjes për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës, COVID-19 u përhap në mbarë botën duke u kthyer në pandemi. Në të gjithë botën, nga COVID-19 kanë humbur jetën rreth 519 000 persona ndërkohë shifra e rasteve të konfirmuara ka arritur në mbi 10 milionë e 700 mijë

Ora 11:28
Covid/Japoni, kryeqyteti Tokio në alarm nga infeksionet e reja, 20-30 vjeçarët të prekur më shumë

Vazhdon të mbetët i lartë alarmi i pandemisë nga koronavirusi në kryeqytetin e Japonisë, Tokio, me një rritje të përditshme të rasteve të reja të pa regjistruara kaq shumë që nga fillimi i majit, kur gjendja e jashtëzakonshme ishte akoma në fuqi.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 107 raste të reja. Megjithëse numrat janë ‘më të përmbajtur’ sesa në vendet e tjera në mes të emergjencës shëndetësore, autoritetet qeveritare të metropolit, nuk e përjashtojnë mundësinë e një vale të dytë në kryeqytet, ku aktivitetet ekonomike dhe sociale po kthehen gradualisht në normalitet.

Numri i infeksioneve është rritur në mënyrë eksponenciale ditët e fundit për një total prej rreth 6.400 raste, deri tani niveli më i lartë nga të gjitha 47 prefekturat në arkipelag.

Guvernatori i Tokios Yuriko Koike  konfirmoi se infeksionet e reja prekin kryesisht të rinjtë midis 20 dhe 30 vjeç.

Ora 09:26
Covid, më shumë se 60 mijë viktima nga infeksioni i koronavirusit në Brazil


Brazili ka tejkaluar 60,000 vdekje të shkaktuara nga infeksioni i koronavirusit.

Sipas autoriteteve vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetën nga Covid 548 njerëz.

Totali i rasteve të infeksionit në vend është rritur në 1 milion e 427 mijë.

Në gjendje alarmi prej pandemisë vendet e Amerikës Latine po perballen me efektet e saj.

Pas Brazilit, ne renditjen e Covid ndodhet Peruja e me pas Kili me gjithë 7 vende të tjera me më shumë se 30 mijë raste infeksioni.

Ora 08:45
Covid/ Rekord në SHBA, më shumë se 53 mijë raste të reja! Kalifornia mbyll gjithçka, rritet frika në Teksas

SHBA kanë regjistruar një tjetër rekord në situatën dramatike që po kalon. Në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar afro 53 000 raste të reja të koronavirusit dhe për shumë guvernatorë shtetesh, si psh ai i Nju Jork-ut,  situata duket se ka dalë jashtë kontrollit dhe Shtëpia e Bardhë jeton jashtë realitetit.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore rastet e reja të koronavirusit janë në rritje në 37 shtete të SH.B.A.-së

Në Kaliforni janë rimbyllur bare dhe restorante. Guvernatori Gavin Newsom ka urdheruar gjithashtu mbylljen edhe të disa plazheve.

Rekord i ri ditor i infeksioneve gjithashtu u regjistrua  në Teksas, ku rastet e reja janë më shumë se 8000 për një total prej 168 mijë vetëm në këtë shtet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion

Rama njoftoi se do e mbyllë, të famshmit shqiptarë të TikTok-ut gjejnë zgjidhjen tek një tjetër aplikacion