Covid/ Në Itali regjistrohen 9 viktima! 15 milionë raste të infeksionit në botë… 224 vatra koronavirusi në Spanjë

Covid/ Në Itali regjistrohen 9 viktima! 15 milionë raste të infeksionit në botë… 224 vatra koronavirusi në Spanjë

Në të gjithë botën pandemia e koronavirusit po vazhdon të përhapet me shpejtësi.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi është në pragun e 15 milionë rasteve.

Autoritetet shëndetësore në botë janë deklaruar gjithashtu edhe për më shumë se 616 500 viktima që kanë humbur jetën prej Covid, qëkurse ai u shfaq për herë të parë në Wuhan, në Kinë.

Në renditjen e emergjencës shëndetësore SHBA-ja kryeson përsa i perket të prekurve dhe vdekjeve nga Covid, e ndjekur nga Brazili, India dhe Rusia


 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:39
Në Itali regjistrohen 9 viktima dhe 282 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 9 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35.082 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 282 raste të reja pozitiv për një total prej 245.034

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 197 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 197 628

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 1 viktimë nga koronavirusi për një total prej 16 798 vdekje, si edhe 51 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 663 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Numri i të shtruar në repartet e terapisë intensive në Rajon ka rënë në 17 pacientë, 4 më pak se dje.

Milano ka regjistruar 17 raste të reja, Bergamo 7 kurse Brescia 9 e Lodi 4

Shifra në rënie janë regjistruar edhe në Rajonin e Piemonte: asnjë viktimë dhe vetëm 13 raste infeksioni

Qeveria italiane do të vendosë sonte nëse do të zgjasë apo jo gjendjen e jashtëzakonshme për epideminë e koronavirusit deri më 31 tetor të vitit 2020.

Ora 14:35
Covid/ Rriten shifrat e infeksioneve të reja...në Belgjikë regjistrohen në total më shumë se 64 mijë të prekur

 

"Belgjika po shënon një rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus", -paralajmëruan sot zyrtarët e shëndetësorë.

Këshilli Kombëtar i Sigurisë do të mblidhet të enjten për të shqyrtuar mundësinë e shtyrjes së masave të izolimit.

"Situata nuk është pa rrugëdalje, ne ende mund të ndryshojmë rrjedhën e ngjarjeve, por duhet të veprojmë shpejt", tha zyrtari shtetëror për çështje të pandemisë, Boudewijn Catry.

Numri mesatar i rasteve të raportuara me koronavirus midis 12-18 korrikut ishte 184.

Kjo shifër shënon një rritje prej 89% të numrin mesatar të rasteve në krahasim me një javë më parë.

Belgjika, ku gjendet selia e BE-së dhe NATO-s, është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia e koronavirusit.

Rreth 64.258 raste janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre 9.805 kanë vdekur.

Ora 13:22
Identifikohen 224 vatra të reja Covid në Spanjë me 2622 të infektuar

Spanja po përjeton rritje të shpejtë të rasteve të reja të identifikuar të infektuar nga Covid-19.

Sipas të dhënave të publikuara sot nga autoritetet shëndetësore, në vend janë konfirmuar 224 vatra të reja koronavirusi, ose 23 raste më shumë se një ditë më parë, me 2622 të infektuar.

Shumica e pozitivëve të rinj janë të lidhura me aktivitetet e vjeljes së frutave, si dhe me vendet ku masat parandaluese janë të lirshme, siç janë mjediset familjare dhe diskotekat.

Sipas të dhënave të fundit zyrtare, në Spanjë ka tani 266,194 raste infeksioni dhe 28.424 vdekje, që prej fillimit të pandemisë.

Ora 11:50
Gjermani/ Berlini lehtëson masat e kufizimit dhe bllokimit: Lejohen sportet dhe sauna, jo diskotekave

Berlini zyrtar ka krijuar një seri masash lehtësuese në rregullat e kontrollimit të koronavirusit, si dhe programe të ndihmës ekonomike për të mbështetur kompanitë me qendër në Berlin, të cilat janë prekur veçanërisht nga pandemia.

Në restorante tani do të jetë e mundur të ulen deri në gjashtë persona në të njëjtën tryezë në një distancë më të vogël se 1.5 metra, edhe nëse nuk jeni anëtar i së njëjtës familje.

"Kudo ku është i mundur ventilimi, rregulloret e distancës mund të lirohen,"- tha senatorja Ramona Pop në një konferencë për shtyp sot paradite

Sipas rregullave të reja, nuk do të jetë më e nevojshme të dezinfektohen sipërfaqet rregullisht, por përkundrazi do të jetë e mjaftueshme për të ndryshuar mbulesën e tryezës në interval të caktuar kohe.

Përsa i përket kinemave, rregullat ekzistuese mbeten ato të mëparshmet, ato që parashikojnë një distancë maksimale sociale, dersa një tjetër vendim do të shpallet deri në fund të javës.

Saunat mund të rihapen, ndërsa banjat turke mbeten të mbyllura.

Sportet e kontaktit të cliruara nga masat përfshijnë grupe fikse stërvitore për deri në 30 persona.

Rihapja e klubeve nuk është ende e parashikuar por hapësirat e hapura mund të zëvendësojnë diskot, duke u bërë vendi i eventeve dhe festivaleve. Ky vendim është gjithashtu funksional për të parandaluar organizimin e festimeve të paligjshme dhe të paautorizuara.

"Në Berlin, numrat pandemikë janë shumë të ulëta dhe kjo vjen për shkak të një ndjenje të fortë të përgjegjësisë," - tha senatorja Pop, "Por rregullat duhet të vazhdojnë të respektohen," shtoi ajo

Berlini ka regjistruar 8.800 infeksione që nga shpërthimi i pandemisë dhe 221 viktima Covid-19.

Ora 08:57
Covid-Australi/ Identifikohen 484 raste të reja infeksioni në Melbourne

Një tjetër rekord ditor me 484 raste të reja infeksioni është konfirmuar në Melbourne, në shtetin e Victoria, në Australi, pothuajse dy javë pas bllokadës së re që iu imponua qytetit.

Kryeministri i Victoria Daniel Daniel tha se “Nga 3,810 raste të gjetura në dy javët e kaluara, zyrtarët zbuluan se: Pothuajse 90% e rasteve nuk ishin izoluar pas shfaqes së simptomave të para.

Në Australi numri i përgjithshëm i personave të prekur nga infeksioni i Covid është 12 900, për një total vdekjesh prej 128 vdekjesh që nga fillimi i pandemisë shkaktuar nga koronavirusi.

Duke filluar nga6 korriku, shteti i Victoria-s është i iziluar teksa edhe ka mbyllur kufijtë edhe me Uellsin e Ri Jugor.

Deri më tani, të dy shtetet i kanë mbajtur kufijtë hapur edhe kur të tjerët i kanë mbyllur ato, dhe ky është rasti i parë i regjistruar në 100 vite.

Hera e fundit e mbylljes së kufijëve ka ndodhur në vitin 1919, gjatë pandemisë se gripit spanjoll.

Ora 08:54
Meksika tejkalon pragun e 40 mijë vdekjeve nga infeksioni i Covid-19

Në Amerikën Latine pandemia po vazhdon të shtrijë pushtetin e saj në të gjitha shtetet.

Në Meksikë, vdekjet nga infeksioni i koronavirusit kanë tejkaluar pragun e 40 mijë.

Gjithashtu sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitiv me Covid është më shumë se 356 mijë.

Në Brazil, totali i infeksioneve ka shkuar në afro 2.2 milionë raste, kurse vdekjet numërohen në rreth 82 mijë.

Peruja ka raportuar për 362 mijë raste të identifikuar me koronavirusi dhe më shumë se 13 500 viktima.

Autoritetet e shëndetit në Kili u deklaruan se numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi është 335 mijë, kurse ata që kanë humbur jetën nga infeksioni numërohen në 8677.

Ora 08:51
Covid/ Më shumë se 1000 viktima në 24 orë në SHBA! Donald Trump apelon për mbajtjen e maskave

SHBA janë regjistruar në 24 orët e fundit më shumë se 1.000 viktima.

Kjo është hera e parë që prej 9 qershorit që ky prag është tejkaluar.

Edhe pse shifra është e lartë, ky është një numër shumë më i ulët se rekordi prej 2752 vdekjesh të raportuara më 15 prill.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid në vend është më shumë se 142 mijë, për një total prej 3.9 milionë infeksionesh nga koronavirusi.

Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se pandemia në Amerikë ka të ngjarë "të përkeqësohet para se të vihen re përmirësime".

Ai gjithashtu apeloi për mbajtjen e maskës teksa tha se kush respekton masat është patriot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhoni: 22/07/2020 18:02

    Patjeter duhet te realizohet hapja e listave per deputet dhe te votohen ne kuvend, pragu te ngele tek 5%

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë