Covid/ Në Itali 4428 raste të reja dhe 22 viktima! Britania e Madhe drejt kufizimeve të reja ... ’Boom’ të prekurish në Gjermani

Covid/ Në Itali 4428 raste të reja dhe 22 viktima! Britania e Madhe drejt kufizimeve të reja ... ’Boom’ të prekurish në Gjermani

Bota është në pragun e 36.5 milionë rasteve të identifikuar me koronavirus dhe ka tejkaluar 1 milion viktima.

Në grafikun e pandemisë, SHBA-ja kryeson renditjen e ndjekur nga India, Brazili dhe Rusia.

Shtetet e Bashkuara tejkalojnë 7.5 milionë raste

Shtetet e Bashkuara dje arritën 7,544,612 raste të infeksionit me koronavirus dhe 211,694 vdekje.Vetëm në Neë York City kanë humbur jetën 23,873 njerëz.

Covid në Europë

Parisi aktivizon planin e emergjencës shëndetësore

Parisi ka aktivizuar planin e emergjencës shëndetësore. "Plan Blanc", që lejon mobilizimin e të gjitha burimeve spitalore në prani të një krize shëndetësore është aktivizuar sot në mëngjes në Ile-de-France, rajoni i Parisit. Kjo u njoftua nga drejtori i shëndetit rajonal Aurélien Rousseau duke shpjeguar se epidemia "ka filluar të ndihet përsëri në kujdesin intensiv dhe në spitale".

"Plani i Bardhë", (Plan Blanc) u dekretua në 6 mars për valën e parë të Covid dhe u shtri në të gjithë vendin.

Britania e Madhe drejt kufizimeve të reja

Kufizimet kundër përhapjes së Covid-19 do të rriten javën e ardhshme në zona të ndryshme të Anglisë, me hipotezën e mbylljes së bareve dhe restoranteve në zonat më të prekura.

Sipas BBC gjithashtu mund të vendosen kufizime të lëvizjes larg shtëpisë gjatë natës.

Numri i njerëzve të shtruar në spital për shkak të Covid-19 po rritet dhe në pjesë të Anglisë veriore ku shifrat janë alarmante dhe presioni mbi qeverinë ka filluar të rritet përsëri.

Në Britani, Covid ka vrarë 3 herë më shumë sesa gripi dhe pneumonia. Kjo u deklarua nga Zyra për Statistikat Kombëtare(Ons) që tregon se Covid ka vrarë 48,168 pacientë,  13,619 pneumonia dhe 394 vdekje gripi në Angli dhe Uells midis janarit dhe gushtit.

Covid në Gjermani

Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn shprehu "shqetësim të fortë" për rritjen e numrave të koronavirusit në Gjermani. Sot Instituti Robert Koch raportoi mbi 4000 raste të reja në 24 orë.

"Ne duhet të shmangim që numrat të rriten në mënyrë eksponenciale që të mos vijë koha të humbasim kontrollin mbi Covid” – tha Spahn.

Profecia e Angela Merkel

Dhjetë ditë më parë, kancelarja paralajmëroi kishte një skenar tronditës pandemie dhe profetizoi për 19,200 raste të mundshme në ditë në muajin dhjetor. Ky numër, me rreth dy mijë infeksione të regjistruara në ato ditë, dukej plotësisht i ekzagjeruar. Gjermania ishte një planet tjetër, krahasuar me Francën ose Spanjën fqinje.

Por tani, një javë më vonë infeksionet tashmë janë dyfishuar...Me këtë ritëm, profecia e kancelares duket më shumë se reale

Europa mbi gjashtë milionë raste të Covid

Rekord i ri i rasteve të koronavirus në 24 orë u regjistrua edhe në Francë, me 18 746 raste, me një normë pozitiviteti të rritur në 9,1%.

Numri i viktimave gjithashtu u rrit me 80 persona, për një total që nga fillimi i epidemisë në shifrën 32 445 sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

”Në Spanjë dje, janë regjistruar 10 491 infeksione të reja dhe 76 vdekje”, shkruan ”El Pais”.

Kryeministri Pedro Sanchez paraqiti Planin për Rimëkëmbjen e Ekonomisë, i cili parashikon mobilizimin e 72 000 milionë eurove të fondeve europiane nga 2021 deri në 2023 dhe parashikon krijimin e 800 000 vendeve të punës në të njëjtën periudhë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
Covid në Itali/ Regjistrohen 4428 të infektuar dhe 22 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 22 viktima nga koronavirusi (dje ishin 31)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 36.083

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 4428 raste të reja pozitiv (dje ishin 3678), për një total prej 338.398 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi