Covid- FBI ngre alarmin: Kina po kërkon të vjedh vaksinën e koronavirusit

Covid- FBI ngre alarmin: Kina po kërkon të vjedh vaksinën e koronavirusit

Hakerat kinezë janë vënë në punë për të vjedhur sekretet e luftës kundër koronavirusit. Është ky alarmi që sipas CNN është dhënë nga FBI dhe Homeland Security. Po sipas prestigjiozes amerikane, hakerat e dragoit aziatik nuk janë të vetmit që po kërkojnë të vjedhin informacione mbi përgatitjen e vaksinës anti koronavirus. Sipas dosjes së krijuar nga Amerikanët, hajdutët aktivë të informacionit mbi koronavirusin janë nga të paktën një dyzinë vendesh, mes të cilëve edhe ata nga Irani por gjithashtu edhe ata nga aleati historik i SHBA, ata nga Koreja e Jugut.

Sipas CNN, flitet për "gjueti për të dhëna në lidhje me vaksinat, trajtimet dhe testet" nga "aktorët jo-tradicionalë": studiues dhe studentë aktivë në Shtetet e Bashkuara, të udhëzuar nga Pekini për të vjedhur të dhëna në laboratorët ku kryhen studimet kryesore për vaksinën.

Dosja e pretenduar nga CNN është një tjetër faqe e errët që i shtohet marrëdhënieve tashmë të nxehta midis SHBA dhe Kinës

Në fakt, sipas FBI, gjuetia për vjedhjen e pronësisë intelektuale është rritur shumë gjatë muajve të fundit, konstatim ky që inteligjenca amerikane e ka nxjerrë prej dëshmive të shumë profesorëve dhe shkencëtarëve.

Para rreth dhjetë ditësh, hakerat hakerat iranianë u futën në të dhënat e Gilead, prodhuesi i ilaçit Remdesivir, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga më efektivët në luftën kundër kronavirusit, dhe i aprovuar për përdorim nga agjensia qeveritare amerikane ‘Administrata e Ushqimit dhe Barnave’.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja