Covid, Franca si SHBA: Edhe në valën e dytë të pandemisë nuk do ketë mbyllje

Covid, Franca si SHBA: Edhe në valën e dytë të pandemisë nuk do ketë mbyllje

Edhe pse një valë e dytë e koronavirusit është e “mundur”, një karantinë e dytë e përgjithshme nuk do të ndodhë.

Një rikthim i izolimit total do të ishte I pamundur për arsye ekonomike dhe sociale, deklaroi përpara komisionit parlamenetar hetimor mbi menaxhimin e pandemisë profesori Jean-Francois Defraissy, kreu i Këshillit shkencor, me të cilin konsultohet qeveria franceze për vendimin që është duek marrë gjatë përballjes me krizën e Covid 19”.

Duhet t`i bëjmë vetes pyetjen sesi do t`ia shpjegojmë njerëzve që të rinjtë të cilët janë dhe më pak të rrezikuar mund të shkojnë në punë e të vazhdojnë shkollën.

Nga ana tjetër, personat për të cilët ky virus përbën një kërcënim, atyre po, duhet t`I këshillohet një izolim I pjesshëm”, ishte deklarata e ekspertit. Franca numëron 29,575 vdekje nga koronavirusi dhe 158,174 infektime.

"Shtetet e Bashkuara nuk kanë më nevojë për masa më të forta izolimi për të mbajtur nën kontroll epideminë COVID-19".

Kjo u deklarua sot edhe nga eksperti kryesor i Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci, për agjencinë AFP.

"Unë nuk mendoj se do duhet të rikthehemi në izolim - tha ai - por ne do të përpiqemi të kontrollojmë më mirë ato zona të vendit që duket se kanë një rritje të rasteve".

Fauci theksoi se do të ishte e nevojshme një qasje e lokalizuar, duke marrë parasysh që vendi po merr hapa të mëtejshëm për tu rikthyer në normalitet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!