COVID/ Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë, nga 5 shtatori hyjnë në fuqi rregullat e reja për t'u futur në vend! 10 ditë karantinim

COVID/ Gjermania fut Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë, nga 5 shtatori hyjnë në fuqi rregullat e reja për t'u futur në vend! 10 ditë karantinim

Foto ilustruese

Gjermania ka futur Shqipërinë në listën e vendeve me rrezik të lartë sa i përket COVID-19, ndërsa nga 5 shtatori do të ashpërsohen rregullat për të gjithë qytetarët që do të duan të kalojnë kufirin.

Me një postim në Facebook, Ambasada Gjermane shkruan se për të hyrë në Gjermani, çdo shqiptar duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de, ku duhet të ngarkojë një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar.

Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t'ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Megjithatë pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë.

Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe, nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

Rregullat e reja për të hyrë në Gjermani vijnë në një kohë kur varianti Delta po qarkullon masivisht në të gjithë Europën, duke çuar në rritje të numrit të infeksioneve në shumë vende, përfshirë edhe Shqipërinë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave