COVID i merr jetën krijuesit të 'Teatrit në ekran', regjisorit të njohur Kadri Metohu

COVID-19 ka marrë një tjetër figurë të rëndësishme të ekranit shqiptar. Është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare regjisori dhe skenaristi Kadri Metohu. Ai prej disa ditësh ishte i infektuar me koronavirus, teksa së fundmi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Lajmin e vdekjes së tij e ka bërë më dije përmes një postimi në rrjete sociale gazetari Dhimitër Gjoka, i cili e mbyll mesazhin e gjatë me fjalët "I paharruar kujtimi i vjehrrit tim Kadri Metohu".

Në të gjithë karrierën e tij krijuese ai u bë i njohur jo vetëm ne dhjetra spektakle televizive, dokumentarë, telereportazhe e radiodrama por edhe në veprat skenike si regjisor i disa veprave operistike.

Metohu studioi për regjisurë në Pragë të Cekosllavakisë nga ku pruri një eksperiencë të madhe bashkëkohore duke dhënë kontributin e tij të vyer në fushën e regjisë televizive, radiofonike dhe skenike.

 Pas specializimit në Rai të Italise ai kontribuoi në ngritjen e Televizionit Shqiptar mbi baza profesionale. Është krijues i emisioneve të sukseshme radiofonike si "Heroizmi i popullit tonë në shekuj" si dhe "Teatri në mikrofon". Për kontributin e tij të çmuar ai është nderuar me çmime të shumta kombëtare.

1608453581_66666.jpg

 


Lajmi kryesor:

Ulet numri i rasteve të reja, por më shumë viktima! Sot 461 të infektuar dhe 14 humbje jete! S'fitojnë betejën me COVID ish-deputeti i PD-së, mësuesit e regjisorit


/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas

Netanyahu do t'i paraqesë kabinetit marrëveshjen e armëpushimit në Liban! Zotohet për shkatërrimin e Hamas