Ndërsa vendet në të gjithë Evropën fillojnë të lehtësojnë masat e bllokimit të ndërmarra si pasojë e koronavirusit, një pyetje kryesore me të cilën përballen qeveritë është se si t’i bëjnë popullsitë e tyre të lëvizin të sigurt, pa rrezikun e infektimit
Me shërbime të zvogëluara të transportit publik dhe me kushtin e distancimit fizik, qeveritë në të gjithë kontinentin po kërkojnë mënyra të reja për të inkurajuar njerëzit të ecin apo të përdorin biçikletat.
Në mbështetje të qeverive ka dalë edhe OBSH e cila ka deklaruar që “Kurdo dhe kudo që të jetë e mundur, duhet marrë në konsideratë përdorimi i bicikletave për të shmangur dyndjen në transportin publik”
Qeveria italiane ka vendosur të subvencionojë blerjen e biçikletave për të gjithë qytetarëve e saj deri në masën 70%. Kjo nismë është pjesë e planit të rihapjes së Italisë ku transporti me mjete urbane do të jetë më i kufizuar. Për ta dekurajuar më shumë përdorimin e këtij transporti për periudhën pas-karantinës, ministria e Infrastukturës dhe Transportit ka propozuar të inkurajojë blerjen e skuterëve, biçikletave dhe automjeteve personale me energji elektrike.
Nëpërmjet tij synohet të paguhet nga shteti 65-70% e vlerës së mjetit, me një tavan prej 500 eurosh.
Mbretëria e Bashkuar
Edhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar një paketë prej 2.48 miliardë dollarësh për të vendosur çiklizmin dhe ecjen “në zemër të” planit të transportit të vendit për të provuar dhe lehtësuar presionin mbi transportin publik.
Franca
Qeveria franceze u ka kërkuar njerëzve që të mos përdorin makinat por bicikletat për të lëvizur për në punë kur mbyllja e plotë nga COVID-19 përfundon në 11 maj.
Një iniciativë nga ministria e energjisë dhe transportit përfshin zhvillimin e korsive të përkohshme të biçikletave dhe subvencione me vlerë 21.94 milionë dollarë në drejtim të kostos së riparimeve.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5706
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 09:52
-
Papa Francesku ‘ka pneumoni bilaterale’! Mjekët e spitalit Gemelli: Gjendja shëndetësore e ndërlikuar! Selia e Shenjtë: Kaloi natë të qetë
19 Shkurt, 07:54
-
Franca përgatitet për samitin e dytë për luftën në Ukrainë
18 Shkurt, 21:36
-
Vatikani: Papa Françesku ka një pneumoni bilaterale, gjendja mbetet komplekse! Por është me humor të mirë
18 Shkurt, 20:31
-
Itali/ Shpërthimi i vullkanit Etna, turistët dynden për ta parë nga afër! Autoritetet: Po na pengoni të ndihmojmë njerëzit
18 Shkurt, 17:31
-
I shtruar në spital prej 14 shkurtit, zëdhënësi i Vatikanit: Natë e qetë për Papa Françeskun, pushon dhe lexon gazeta
18 Shkurt, 15:53
-
Firence/ Me skuter dhe 100 gramë kokainë në çorape, kapet 49-vjeçari shqiptar! Tenton të çajë postbllokun, plagoset polici bashkiak
18 Shkurt, 15:38
-
Rimini/ Trafik kokaine me biçikletë, arrestohet 18-vjeçari shqiptar! Ja çfarë iu gjet në banesë
18 Shkurt, 15:28
-
Itali/ Pjesë e një grupi ‘skifterësh’, arrestohet 46-vjeçari shqiptar i dënuar me rreth 8 vite burgim! Dy vendime gjykatash ndaj tij
18 Shkurt, 15:05
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Humbi 90 kilogramë në 8 muaj, shefi italian i kuzhinës: Reduktova sheqernat dhe karbohidratet! Energji maksimale, mendje e kthjellët, lëkurë e përmirësuar
17 Shkurt, 18:00
-
Tiranë/ Italia e kërkonte për organizatë kriminale dhe trafik kokaine, kapet për ekstradim 44-vjeçari me dy identitete! I dënuar me 5,5 vite burgim (EMRAT)
17 Shkurt, 15:58