COVID/ Komiteti i Imunizimit rekomandon dozë të tretë vaksine për mbi 60 vjeçarët dhe qytetarët me sëmundje kronike! Vaksinim edhe i fëmijëve mbi 12 vjeç me sëmundje kronike
Foto nga procesi i vaksinimit
Komiteti i Imunizimit në vendin tonë i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komitetit Teknik të ekspertëve vaksinimin me dozë të tretë për qytetarët mbi 60-vjeç dhe për ata me sëmundje kronike.
Vaksinimi me dozat e treta do të jetë i kombinuar, pra nëse dikush ka bërë Pfizer, dozën e tretë mund ta bëjë edhe Sinovac, apo një vaksinë tjetër që përdoret në vendin tonë.
Po ashtu është rekomanduar edhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç që vuajnë me sëmundje kronike. Sipas Komitetit të Imunizimit, vaksinimi i fëmijëve në kategorinë përkatëse, duhet të vaksinohen me Pfizer.
Vaksinimi me doza të treta dhe vaksinimi i fëmijëve mbi 12-vjeç tashmë është një praktikë që po ndiqet në shumë vende, ndërsa në vendin tonë ka patur disa debate nëse duhet të bëhet e njëjta gjë.
Pavarësisht se nuk është marrë ende një vendim i tillë, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se me nënshkrimin e kontratës prej 500 mijë vaksinash Pfizer që pritet të vijnë brenda vitit, është siguruar sasia e nevojshme edhe për të nisur me dozat e treta.
Mbrëmjen e djeshme erdhën në vend 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesa e parë nga marrëveshja e arritur me Pfizer. Deri më tani, numri total i vaksinave të mbërritura në vendin tonë ka shkuar në 2,379,960.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 921
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sukses në Spitalin 'Shefqet Ndroqi': Dy operacione të avancuara në zemër me teknika minimal invazive
25 Shkurt, 18:10
-
Shehu u shkarkua pasi dhunoi shefin e Financës, ja kush është drejtori i ri i spitalit të Dibrës (EMRI + FOTO)
22 Shkurt, 09:56
-
Spitali i Tropojës pa mjekë, pacientët drejt Gjakovës! Drejtori: Kemi bërë kërkesa në Ministri por pa rezultat
15 Shkurt, 16:01
-
VKM/ Urdhri i Mjekut, ngrihet Komisioni i Disiplinës! Pranë Ministrisë së Shëndetësisë, vendoset Komisioni i Apelimit: Do shqyrtojnë pretendimet për shkelje disiplinore në spitale
5 Shkurt, 16:44
-
Ministrja Koçiu apel për dhurimin e gjakut: Njësitë lëvizëse gjatë shkurtit në çdo qytet të vendit
31 Janar, 15:38
-
‘Janë shtuar virozat respiratore këtë sezon', Tomini: Vaksinohuni, qarkullojnë disa lloje virusesh
29 Janar, 16:41
-
Koçiu:11,314 vizita falas gjatë vitit 2024 në Klinikën Stomatologjike Universitare
25 Janar, 15:53
-
Situata epidemiologjike në vend, Koçiu mbledh strukturat e Shëndetësisë: Parandalimi vetëm me një veprim të thjeshtë, vaksinohuni! Ja 4 masat e marra
22 Janar, 16:23
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor 2024, 22:31
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor 2024, 20:00
Kina sikur nuk vaksinon me, apo vitin tjeter vjen vala e nderprerjes se vaksines ketu tek ne
PërgjigjuPo mamin e kalamojt n’gop 3 herë e jeni dakort?
PërgjigjuImagjinoni se sa idiot duhet te jete lexuesi qe ndikohet nga komenti antivaksine i shqipfolesit ED, qe nuk kursen as femijet nga sharjet.