Covid/ Kryeministri Johnson njofton për kufizime të reja në Britaninë e Madhe...do zgjasin 6 muaj

Covid/ Kryeministri Johnson njofton për kufizime të reja në Britaninë e Madhe...do zgjasin 6 muaj

Me vjeshtën në Europë, duket se Covid po rigjallërohet. Kryeministri britanik Boris Johnson së shpejti do të njoftojë masa të reja për vendin dhe parlamentin për të ndaluar valën e re virale.

Rrija e rasteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar është alarmante dhe autoritetet kanë frikë se nëse nuk veprojnë tani, nga mesi i muajit tetor mund të ketë 50,000 raste të reja në ditë.

Patrick Vallance, kryshkencëtar i qeverisë britanike u shpreh se "me përhapjen e infeksionit, madje edhe ndërmjet grupeve të moshave të ndryshme, ne presim një numër në rritje të shtrimeve në spital dhe fatkeqësisht, sa më shumë pranime në spital, aq më i madh do të jetë numri i vdekjeve"

Nga ana tjetër Boris Johnson do të duhet të bindë parlamentin se nuk ka zgjidhje tjetër veç masave të forta të kufizimit të cilat pritet që Vende të tilla si bare, restorante dhe më shumë do të duhet të mbyllen çdo mbrëmje në orën 22:00, duke filluar nga kjo e enjte.

"Kufizime në fuqi për 6 muaj" 

Kohëzgjatja e pritshme e kufizimeve të reja të propozuara sot nga qeveria britanike për emergjencën e koronavirusit është "gjashtë muaj". 

Kryeministri Johnson e deklaroi këtë në Dhomën e Komunave, duke specifikuar që javën e ardhshme ekzekutivi do të paraqesë në Parlament një zgjatje të legjislacionit emergjent të miratuar në pranverë në fazën më të mprehtë të pandemisë. 

Franca gjithashtu ka vendosur kufizime të reja. Në qytetet Lyon, Bordeaux dhe Marseille, maska është e detyrueshme. Në takimet midis miqve dhe familjes nuk mund të ketë më shumë se dhjetë persona.

Gjermani, Mynihu ka shkallën më të lartë të infektimit. Këtu autoritetet lejojnë takime jo më shumë se pesë persona, dhe jo më shumë se dy familje.

Ekziston gjithashtu detyrimi për të mbajtur maska në hapësirat publike të mbushura me njerëz.

Masa drastike ka edhe në Islandë, ku autoritetet thonë se po zhvillohet një valë e tretë e kovideve, në rajonin e Reykjavík, baret do të mbyllen gjatë gjithë javës për shkak të shpërthimit të 75 rasteve të reja.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu