Covid/ Kryevirologu amerikan Dr. Fauci paralajmëron se vjeshta dhe dimri s’do të jenë të lehtë

Covid/ Kryevirologu amerikan Dr. Fauci paralajmëron se vjeshta dhe dimri s’do të jenë të lehtë

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet ngjitëse, Dr. Anthony Fauci tha gjatë një diskutimi se 'Amerikanët duhet të përgatiten për vjeshtën dhe dimrin ndërsa SH.B.A.-të kalojnë në sezonin e gripit'.

‘Mos nënvlerësoni kurrë, kurrë potencialin e pandemisë. Ne duhet të përgatitemi të kalojmë këtë vjeshtë dhe dimër, sepse nuk do të jetë e lehtë.”, tha eksperti. 

 Anthony Fauci, tha gjithashtu se pezullimi nga kompania AstraZeneca e testimeve të saj përfundimtare globale për vaksinën eksperimentale për COVID-19 dëshmon për efikasitetin e masave mbrojtëse që janë pjesë e këtyre testimeve.

“Është e rëndësishme të theksojmë se kjo është arsyeja pse kemi faza të ndryshme të testimit, për të përcaktuar nëse këto kandidatura (vaksinash) janë të sigurta“, tha zoti Fauci në një intervistë me “CBS This Morning”.

“Është vërtet njëra prej valvulave të sigurisë në testime të tilla“. Kompania gjigande britaniko-suedeze e farmaceutikës ndaloi testimet pasi një nga pjesëmarrësit vullnetarë u sëmur pas marrjes së ilaçit eksperimental. “Është fa tkeqësi që kjo ndodhi, dhe të shpresojmë se do të jenë në gjendje të vazhdojnë me pjesën e mbetur të testimit“, tha zoti Fauci. “Por, nuk dihet. Duhet të hetojnë më tej“.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hapu dhe: 12/09/2020 12:40

    Po pse nuk shkon dhe ti me gjith parashikimet e tua ne te semes dhe te na bien veshet rehat neve tjereve. Nuk ja arritet qellimit ne fillimi dhe tani kerkoni ta provoni dhe njeher tjeter, se nuk i dihet se mbase ja arrini qellimit kete here.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë