Covid/ Kosova regjistron 7 viktima dhe 71 raste të reja infeksioni

Covid/ Kosova regjistron 7 viktima dhe 71 raste të reja infeksioni

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 71 raste të reja të infeksionit Covid dhe 7 viktima

Sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i të identifikuarve me Covid që prej fillimit të pandemisë është rritur në 14.637 kurse totali i vdekjeve 596

Ministria e Arsimit tha se nga e hëna do të fillojë mësimi për një grup nxënësish që do të pasohet me grupin tjetër pas një jave, në mënyrë që të shmangen grumbullimet e mëdha. Mësimi do të mbahet me orar të shkurtuar dhe i ndarë në klasa me nga 20 nxënës për të mbajtur distancën fizike ndërmjet tyre.

Maqedonia e Veriut ka raportuar për 98 raste të reja infeksioni dhe 2 vdekje Covid gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas autoriteteve në vend, totali i të identifikuarve pozitiv me koronavirus është rritur në 15 792 për një total prej 648 viktimash që prej fillimit të pandemisë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka shkuar në 13 184.

Bosnje Hercegovina raportoi sot për 327 raste të reja infeksioni dhe 6 vdekje në 24 orët e fundit.

Totali i të prekurve nga Covid është rritur në 23 465 kurse numri i viktimave ka shkuar në 696

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 108 raste të reja infeksioni dhe 2 viktima.

Sipas autoriteteve, totali i rasteve Covid ka shkuar në 32,408 kurse numri i përgjithshëm i viktimave 733.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha