Covid mban gratë larg kontrolleve për kancerin e gjirit, mjekja në Lezhë: Ka rënë numri i ekzaminimeve! Mosha më e prekur 40-60 vjeç (VIDEO)

Frika e infektimit nga koronavirusi ka bërë që gratë të mos bëjnë kontrollet e gjirit edhe pse shpeshherë është thënë se zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, shpëton jetë.

Në spitalin e Lezhës janë diagnostikuar me kancer gjiri 20 gra nga Janari deri në Tetor. Shifra në dukje është e ulët por mjekja thotë se kjo vjen si rezultat i mungesës së ekzaminimeve.

Numri i rasteve deri më tani të regjistruar pranë puntit onkologjik të spitalit tonë është rreth 20. Një shifër në fakt pak më e ulët në dukje me numrin e rasteve krahasuar me një vit më parë ku kemi pasur 30 raste por që unë me studimin e këtyre viteve të kancerit të gjirit me një farë monitorimi që është bërë prej 17 vitesh, shifrat e kancerit të gjirit kanë qenë nga 20 deri 30. Kështu që jam e sigurt që numri i rasteve është më i madh. Ndoshta numri i ekzaminimeve ka qenë pak më i vogël për arsye të situatës Covid-19. Një numër grash kanë shkuar për biopsi dhe nuk janë konfirmuar akoma. Kështu që paraqesim si shifra aktuale të kancerit të gjirit”, shprehet mjekja onkologe Bardha Gjoni.

Mjekja onkologe shprehet se grup-mosha më e prekur është 40-60 vjeç, ndërsa u bën thirrje grave të mos i neglizhojnë kontrollet periodike.

Mosha më e prekur 40-60, raste të rralla janë nën 40 vjeç pavarësisht situatës të vazhdojmë të bëjmë ekzaminimet e gjirit. Është një vizitë senologjike e mirë që përcakton faktorët e rrezikut”, tha Gjoni.

Ajo kujton se vetëm 3 javë më parë një grua 38-vjeçe ndërroi jete pasi sëmundja kishte avancuar.

Nuk ka rreth 3 javë që kemi pasur një vdekje nga kanceri i gjirit në moshë të re rreth 38 vjeç. Një paciente që banonte në Greqi emigrante dhe ka ardhur në stad terminal. Një rast që na ka bërë të reflektojmë si gjithmonë në raste të tilla sidomos kur preken mosha të reja”, u shpreh më tej mjekja.

Spitali rajonal i Lezhës ofron shërbim për bashkitë  Lezhe, Mirdite dhe Kurbin, me mjek specialiste dhe aparatura diagnostikuese. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja