Pandemia e koronavirusit në Amerikën Latine është në rritje, me numrin e infeksioneve që arrijnë në 1,044,461 teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 34.200 raste.
Numri viktimave deri tani është 52.347, me 1,100 vdekje në 24 orët e fundit.
Brazili, vendi i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara, ka në total 526.447 raste, me 11.600 infeksione të reja në ditën e fundit. Në vend numërohen gjithashtu 29.937 vdekje (+623). Peru e pason me 170.039 të infektuar (+5,563) dhe 4,634 të vdekur.
Në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 1 809109 raste të koronavirusit dhe 105.099 vdekje, sipas azhurnimit të fundit
Dje pati rreth 19 000 raste të reja infeksioni nga koronavirusi dhe 718 viktima
Në të gjitha botën numri i infeksioneve është rritur në 6 milionë e 300 mijë kurse totali i viktimave është 375 700
Vazhdon të ulet numri i viktimave në Itali. Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 viktima nga koronavirusi për një total prej 33.530
Sot numri i të shëruarve sot në Itali ishte 1737 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 160 092
Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 318 raste të reja pozitiv për një total prej 233 515
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 12 viktima nga koronavirusi për një total prej 16.143 që nga fillimi i pandemisë.
Gjithashtu sot u identifikuan 187raste të reja pozitive për një total prej 89.205
Në Rajon ka ndërkohë 20.2255 raste aktualisht positive nga koronavirusi
Në kujdesin intensive ndodhen 166 pacientë, 1 më pak se dje
Janë raportuar gjithashtu edhe 781 të shëruar nga infeksioni në harkun e 24 orëve të fundit.
Testet e tamponit të kryera në 24 orët e fundit janë 8676 për një total prej 766 122.
Rusia ka kapërcyer pragun e 5,000 vdekjeve nga infeksioni i koronavirusit teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 182 vdekje.
Rritja e numrit të infeksioneve është akoma shumë e lartë, 8 mijë njerëz, megjithëse ngadalë ka rënë në dy javët e fundit, veçanërisht në Moskë, epiqendra e epidemisë.
Rusia, me mbi 423 mijë raste, është vendi i tretë në botë më i prekur nga koronavirusi, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, por numri i vdekjeve ende duket relativisht i kufizuar, aq sa nuk ka munguar kritika për vërtetësinë e të dhënave.
Autoritetet, nga ana tjetër, sqarojnë se shkalla e ulët e vdekshmërisë në krahasim me Evropën Perëndimore është, përpos të tjerave, për shkak të shpejtësisë në miratimin e masave kufizuese dhe kontrollimin masiv të popullatës.
Asnjë rast pozitiv nuk u zbulua në gati 10 milion teste mbi Covid 19 të kryera në Wuhan, kryeqytetin e Hubei dhe qendra e shpërthimit të pandemisë në Kinë.
Sipas të dhënave të publikuara nga komisioni i parandalimit dhe kontrollit, nga afro 10,000 persona të verifikuar ditën e fundit, u gjetën vetëm 300 asimptomatikë.
Asimptomatikët janë vendosur nën vëzhgimin mjekësor, së bashku me mbi një mijë njerëz me të cilët kanë qenë në kontakt të ngushtë.
Sot Franca është rikthyer në jetën normale teksa janë rihapur baret, restorantet, plazhet, parqet dhe ka rifilluar mësimi në Shkollat e Mesme.
Në zonat më pak të prekura nga koronavirusi, 'zonat e gjelbërta', janë rihapur edhe teatrot, palestrat dhe pishinat.
Kthimi në normalitet në zonat portokalli do të jetë më i ngadaltë psh rajonet e Parisit, Mayotte dhe Guajana, ku janë rihapur vetëm shkollat e mesme profesionale kurse baret dhe restorantet do operojnë vetëm në hapësira të caktuara kurse palestrat do të qëndrojnë të mbyllura.
Në Paris, duke përfituar nga temperaturat e larta,janë rihapur parqet.
Nga sot të gjithë francezët do të jenë në gjendje të lëvizin pa probleme në territor, sepse kufiri prej 100 km larg shtëpisë ka rënë. Nga sot në mesditë aplikacioni 'stopcovid' do të jetë i disponueshëm në të gjithë vendin
Trump shmang kryevirologun e Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci
Virologu i Shtëpisë së Bardhë dhe eksperti më i lartë i shëndetit publik i qeverisë amerikane dhe anëtar i grupit të punës kundër Covidit, Anthony Fauci, deklaroi para gazetarëve se nuk kishte më kontakte të shpeshta me Presidentin Donald Trump dhe se ato ishin zvogëluar në mënyrë drastike.
Edhe pse rastet e infeksioni të vend janë rritur ndjeshëm, duket se Trump nuk e vlerëson qëndrimin e kujdesshëm të Fauci ndaj rihapjes së vendit pas bllokimit prej pandemisë.
Në SHBA u raportuan vetëm dje rreth 20 mijë raste të reja me Covid si dhe 718 viktima.