Në të gjithë botën rastet e të prekurve nga infeksioni i shkaktuar nga koronavirusi janë rritur në më shumë se 13.5 milionë.
Nga të dhënat e nxjerra prej grafikut të pandemisë Covid, totali i viktimave është më shumë se 584 mijë.
Që nga fillimi i pandemisë gjithashtu janë shëruar mbi 7.5 milionë pacientë.
SHBA kryesojnë renditjen, përsa i përket rasteve të identifikuar pozitiv me koronavirus dhe vdekjeve prej infeksionit, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 20 viktima nga koronavirusi (dje ishin 13), për një total prej 35017 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 230 raste të reja pozitiv (dje ishin 162) për një total prej 243.736
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 10 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 755 vdekje, si edhe 80 raste të reja të pozitivitetit Covid.
Kreu i fondit rus të investimeve të drejtpërdrejta Kirill Dmitriev, deklaroi se Rusia mund të vaksinojë plotësisht popullsinë e saj kundër koronavirusit në fillim të vitit të ardhshëm.
"Ne do të prodhojmë 30 deri 50 milionë doza vaksinash në Rusi, gjë që do të thotë se popullsisë”
Dje Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se vaksina e mundshme për Covid-19 që Rusia po përgatit duket e sigurt pas kryerjes së testeve të para klinike dhe se vullnetarët që janë testuar me të kanë zhvilluar reagimi imunitar.
Dmitriev tha gjithashtu se një fazë e tretë e provave klinike duhet të fillojë në fillim të gushtit.
Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 746.369 ndërsa ai i të vdekurve në 11.770.
Koronavirusi po vazhdon të shënojë shifra në rritje në të gjithë Amerikën Latine.
Brazili, gjigandi i jugut të kontinentit ka raportuar afro 2 milionë të prekur dhe më shumë se 75 mijë vdekje, me presidentin e vendit Jair Bolsonaro, ende në izolim pasi rezultoi me Covid.
Autoritetet në Peru flasin për rreth 340 mijë të infektuar dhe 12 500 viktima.
Kili dhe Meksika kanë secila më shumë se 300 mijë të identifikuar pozitiv, teksa kjo e fundit ka edhe 37 mijë njerëz që kanë humbur jetën nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Pandemia Covid vazhdon të godasë sidomos në Kontinentin amerikan.
Në SHBA janë regjistruar që nga fillimi i emergjencës shëndetësore, rreth 3.5 milionë raste infeksioni, për një total viktimash prej më shumë se 137 mijë.
Dhe teksa rastet e reja po rriten, Arizona, Teksasi dhe Florida, që së bashku kanë raportuar rreth 25,000 raste të reja infeksioni Covid, nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të ashpërsojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.
Edhe Alabama do të bëj të detyrueshme mbajtjen e maskës pasi raportoi për 40 viktima në një ditë të vetme.
Në Teksas, guvernatori republikan, Greg Abbott, ka bërë thirrje për mbajtjen e maskave në mënyrë që të shmanget rikthimi i masave të izolimit dhe bllokimit.
Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo, përmes një vendimi u ka kërkuar banorëve të 22 shteteve të vetizolohen për 14 ditë nëse vizitojnë Nju Jorkun.