Në Itali 19 vdekje dhe 1851 raste të reja Covid! Mbi 33.6 milionë të prekur në botë… New York-u më shumë viktima se Spanja dhe Franca

Në Itali 19 vdekje dhe 1851 raste të reja Covid! Mbi 33.6 milionë të prekur në botë… New York-u më shumë viktima se Spanja dhe Franca

Infeksionet totale në botë kanë tejkaluar shifrën 33.6 milionë kurse viktimat janë mbi një milion.

Shtetet e Bashkuara me mbi 7 milionë raste dhe 206 mijë vdekje nga Covid-19 mbeten më të prekurat në botë nga pandemia.

Edhe pse Nju Jorku nuk është më shteti me numrin më të lartë të infeksioneve, është ai që regjistron më shumë vdekje- mbi 33,000, më shumë se Peruja, Franca apo dhe Spanja, pavarësisht se ka një popullsi shumë më të ulët se këto vende. Gati 24,000 njerëz kanë vdekur vetëm në New York City që ndiqet nga New Jersey, Texas, California dhe Florida.

Parisi, Lyoni dhe Lille drejt 'alarmit maksimal'

Në Francë, Parisi, Lyoni dhe Lille po i afrohen pragut "maksimal" të alarmit për  numrin e madh të të infektuarve. Shkalla e incidencës në këto tre qytete ka tejkaluar pragun e 250 rasteve të reja për 100,000 banorë.

Ministrja franceze e Arsimit të Lartë, Fredérique Vidal përjashtoi për momentin një mbyllje të përgjithshme të universiteteve, pavarësisht rikthimit epidemisë së koronavirusit.

Agjencia kombëtare e shëndetit publik ka nënvizuar së fundi se një e treta e grupeve ndodhen tashmë në shkolla dhe universitete, pa bërë dallime mes të dyve.

“Dihet që përhapja e koronavirusit nga studentët është më e fortë se ajo e fëmijëve, veçanërisht për shkak të aktiviteteve të tyre të jashtme”, konfirmoi ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer në një intervistë për të përditshmen “Le Figaro”.

“Ka dukshëm të kontaminuar në universitete”, theksoi Frederique Vidal, duke lënë të kuptohet shumë raste ka  edhe jashtë ndërtesave.

“Për momentin nuk është parashikuar asgjë për të thënë se do të mbyllim të gjitha universitetet, jo mbyllje të përgjithshme”, theksoi ajo.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:16
Covid/ Më shumë se 12 mijë infeksione në Francë dhe mbi 7 mijë në Britaninë e Madhe... Bllokim i pjesshëm në Madrid

Në Londër Kryeministri Boris Johnson mbron kufizimet ndërsa Parisi është në prag të një bllokimi të ri

Alarmi Covid mbetet i lartë në Francë, Spanjë dhe Britani të Madhe ku po regjistrohen me mijëra raste të reja dhe rrezikohet të vendosen masa kufizuese e bllokuese

Qeveria Spanjolle njoftoi një bllokim të pjesshëm në Madrid, ndërsa Franca është gjithashtu në prag të mbylljes dhe në Londër, në ditën kur vendi tejkaloi 7,000 raste të reja

Bllokimi i pjesshëm në Madrid

Qeveria spanjolle tha se ka arritur një marrëveshje me autoritetet rajonale për të shtrirë një bllokim të pjesshëm në të gjithë qytetin e Madridit, ku rastet e virusit janë në rritje.

Francë, mbi 12 mijë raste

Numri i rasteve në Francë është përsëri në rritje, ku në 24 orët e fundit ka pasur 12.845 infeksione sipas Ministrisë së Shëndetësisë. 64 vdekje të reja e kanë rritur totalin në 31,956 që nga fillimi i pandemisë.

Numra alarmantë në Britaninë e Madhe

7,000 raste të reja të koronavirusit janë tejkaluar për të dytën ditë radhazi në Britaninë e Madhe. Në 24 orët e fundit, në fakt, janë konstatuar 7,108 infeksione (7,143 një ditë më parë), për një total prej 453,264 rastesh që nga fillimi i pandemisë. Vdekjet e regjistruara sot nga autoritetet ishin 71 për një total prej  42,143 viktima.

Ora 18:55
Rriten shifrat e Covid/ Çekia rivendos Gjendjen e Jashtëzakonshme më 5 tetor! Shpallen masa kufizuese dhe mbyllen shkollat

Qeveria e Republikës Çeke miratoi propozimin që ky vend të rikthehet në gjendje të jashtëzakonshme nga 5 tetori, për të luftuar rritjen e mprehtë të numrit të rasteve me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Roman Prymula, tha pas mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë se, për së paku dy javët e para, gjendja e jashtëzakonshme do të kufizojë tubimet në 20 vetë jashtë dhe 10 vetë brenda, do të ndalojë pjesëmarrjen e audiencave në ngajrjet sportive, do të mbyllë shkollat e mesme dhe do të kërkojë nga studentët e mjekësisë të ndihmojnë në spitale.

Shkalla aktuale e rasteve me koronavirus ka bërë që Çekia të renditet e dyta në Europë, pas Spanjës.

Çekia, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej 67,843 raste pozitive dhe 636 viktima.

Çekia në muajin mars shpalli Gjendjen e Jashtëzakonshme por e hoqi atë dy muaj më vonë.

Ora 17:14
Covid në Itali/ Regjistrohen 1851 të infektuar dhe 19 viktima në vetëm një ditë

 Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 19 viktima nga koronavirusi (dje ishin 24)

Totali i vdekjeve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore është rritur në 35.894

Gjithashtu autoritetet e shëndetësisë raportuan se sot u regjistruan edhe 1851 raste të reja pozitiv,(dje ishin 1648) për një total prej 314.861 të prekurish nga Covid prej fillimit të pandemisë

Numri i pacientëve të shëruar sot ishte 1198, për një total prej 227 704 raste

Në Rajonin e Lombardisë gjatë 24 orëve të fundit u raportua për 4 viktima dhe 201 raste të reja pozitive.

Ora 15:41
Rusi/ Rritje dramatike e rasteve ditore me COVID-19


Përhapja e koronavirusit të ri (COVID-19) në Rusi është përshpejtuar në mënyrë dramatike gjatë pesë ditëve të fundit, ndërsa numri i rasteve të reja ditore arrin nivelin më të lartë që nga qershori.

Numri ditor i të infektuarve arriti maksimumin e tij që nga qershori, duke arritur sot në 8 232, që është numër shumë më i lartë se 4 729 që u regjistruan më 1 shtator.

“Ndërkohë, numri i përgjithshëm i pacientëve tejkaloi 1,16 milionë, ndërsa numri i rasteve aktive qëndron në 194 861”, thuhet në raportin ditor të autoriteteve ruse.

Gjatë ditës së djeshme 6 479 pacientë janë shëruar duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 952 399.

Presidenti rus Vladimir Putin u kërkoi rusëve mos harrojnë se rreziqet vazhdojnë pasi “pandemia nuk ka mbaruar”.

“Dua ta mbani mend këtë dhe të tregoni përgjegjësinë më të madhe për veten tuaj dhe për ata që janë pranë jush. Ju kërkoj të ndiqni të gjitha rekomandimet nga mjekët dhe specialistët. Na duhet kjo për sigurinë, për të mbrojtur shëndetin tuaj”, tha Putin.

Ai shtoi se dihet shumë më tepër për këtë sëmundje sot sesa disa muaj më parë, veçanërisht për mënyrën e reagimit dhe ndërtimit të masave parandaluese.

“Por, tani rezultati i përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar përhapjen e virusit varet nga të gjithë, në mënyrë që të mos kemi nevojë të përdorim kufizime të shkallës së gjerë siç bëmë në pranverë, që siç e thash së fundmi, është një praktikë që dobëson ekonominë dhe kjo është një barrë për të gjithë”, nënvizoi Putin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër