Covid, në Itali regjistrohen 71 viktima...Zero vdekje në 11 Rajone! Alarm infeksionesh në Amerikën Latine

Covid, në Itali regjistrohen 71 viktima...Zero vdekje në 11 Rajone! Alarm infeksionesh në Amerikën Latine

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në të gjithë botën ka tejkaluar pragun e 380,000 ndërsa rastet e infeksionit në botë janë më shumë se 6 milionë e 383 mijë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është rritur në 2 731 340.

Pandemia vazhdon me ritme të larta të përparojë në Amerikën Latine, ku në 24 orët e fundit infeksionet janë rritur në 1,089,479 (+45,018) ndërsa të vdekurit kanë arritur në 54.231 (+1,884), duke i mbajtur të shqetësuara 34 vende.

Sipas ANSA, është gjithmonë Brazili, vendi i dytë në botë për infeksione pas Shteteve të Bashkuara, që kryeson renditjen me 555.383 raste (+28.936) dhe 31.199 vdekje (+1,262).

Brazil, 1.262 viktima brenda 24 orëve

Brazili regjistroi 1262 viktima në 24 orët e fundit duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31.199 që nga fillimi i pandemisë. Në vend pati gjithashtu 28.936 infeksione të reja, për gjithsej 555,383.

Koreja e Jugut rihap shkollat

Megjithëse rreziku i infeksionit është akoma i lartë, qeveria e Koresë së Jugut ka vendosur të vazhdojë me rihapjen e shkollave: fëmijët e shkollave të mesme tashmë janë rikthyer në shkollë që nga 20 maji. 49 raste të reja infeksioni u regjistruan në vend, duke sjellë numrin e përgjithshëm në 11.590, ndërsa numri i viktimave është 273. Shumica e rasteve të reja u regjistruan në qytetin e Seulit të përhapura në vendet e adhurimit dhe qendrat komerciale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:02
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 846 të shëruar dhe 71 vdekje. Zero viktima në 11 Rajone

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 viktima nga koronavirusi për një total prej 33.601. Në 11 rajone të vendit janë regjistruar zero vdekje.

Sot numri i të shëruarve sot në Itali ish 846 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 160 938

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 321 raste të reja pozitiv për një total prej 233 836

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 29 viktima nga koronavirusi për një total prej 16,172 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu sot u identifikuan 237 raste të reja pozitive për një total prej 89,442

Shtrimet në spital janë ende në rënie: 131 në kujdesin intensiv (-35) dhe 2.995 në reparte të tjera (-26).

Ora 17:23
Covid, 359 viktima në Britaninë e Madhe! Në Holandë 5.5% e popullsisë pozitive për testin serologjik  

Në 24 orët e kaluara në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur edhe 359 të tjerë vdekje të tjera nga infeksioni i koronavirusit, teksa totali në vend është rritur në 39.728 që nga fillimi i emergjencës nga koronavirusi.

Hollandë: antitrupa për 5.5% të popullsisë

Në Hollandë rreth 5.5% e popullsisë është pozitive për testin serologjik për Covid-19, një shifër kjo "larg asaj që kërkohet për imunitetin e tufës".

Ky është përfundimi i arritur nga një studim i Sanquin, i kryer tek donatorët gjatë një muaji.Muajin e kaluar në vend po Sanquin kishte konkluduar se vetëm 3% e popullatës kishte zhvilluar antitrupa

Ora 16:50
Covid-Lehtësohen masat e izolimit, në Francë dhe Gjermani rritje e numrit të infeksioneve nga Covid

Bilanci i përditshëm i viktimave të koronavirusit në Francë është ngritur sërish në mbi 100, për të parën herë në 13 ditë.

Autoritetet thanë se viktimat e 24 orëve të fundit ishin 107 në një total prej 28940, shifra e pestë më e lartë në të gjithë botën.

Si edhe pjesa më e madhe e Evropës, Franca është në procesin e zbutjes së kufizimeve dhe rikthimit të jetës publike.

Ministri francez i financave në anën tjetër, i tha gazetarëve se ekonomia e vendit do të kontraktohet me 11 për qind këtë vit, një parashikim ky akoma më i keq se vlerësimi i mëparshëm prej 8 për qind. E nëse kjo ndodh, recesioni do të ishte më i rëndi që nga lufta e dytë botërore.

Në anën tjetër, në kryeqytetin gjerman, shkalla e riprodhimit të virusit, sipas autoriteteve ka rënë në 1.95, çka do të thotë se një person i infektuar, në Berlin, ia kalon virusin afërsisht dy të tjerëve.

Zyrtarët e shëndetësisë thanë se kjo tregon një përmbysje të trendit. Gjermania po del ngadalë nga izolimi por kjo po shoqërohet me raste të reja të koronavirusit dhe shqetësime të shtuara.

Disa mbledhje familjesh të zgjeruara në qytetin e Gotingenit, në veri perëndim të vendit, dy fundjava më parë, kanë rezultuar në një rritje lokale të rasteve, çka sipas autoriteteve nxjerr në pah nevojën për respektimin e rregullave të distancimit social.

Gjermania regjistron mbi 7000 raste aktive të koronavirusit ndërkohë që numri i viktimave në vend, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, është 8552.

Ora 11:30
Të moshuarit dhe minorancat etnike, viktimat e Covid në Britaninë e Madhe

Të moshuarit, por edhe pakicat etnike, njerwzit me ngjyrw dhe aziatikët në radhën e parë, janw kryesisht viktimat e infeksionit tw koronavirusit nw Mbretwrinw e Bashkuar. E diskutuar shumw javwt e kaluara sot wshtw vwrtetuar edhe nw Dhomwn e Komuneve nga Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

Hancock vuri në dukje se mosha wshtw "faktori më i madh i rrezikut" të Covid-19. Viktimat mw tw shumta ishin ata tw moshws rreth 80 vjeç, me normë rreth 70 herë më të larta se pacientët nën moshwn 40 vjeç.

Ministri Britanik i Shëndetësisë konfirmoi gjithashtu se numri më i lartw i vdekjeve u regjistrua nw meshkuj dhe mw pak nw femra

Ndërsa në nivelin etnik, ka pasur një ndikim deri në 4 herë më të lartë të infeksioneve dhe vdekjeve në mesin e burrave me prejardhje nga ishujt e Karaibeve dhe afrikanw

Si pwrfundim, duket njw fenomen i "pabarazisë absolutisht disproporcionale", shkaqet e së cilës duhet të hetohen- tha Hancock

Ora 09:37
Covid-Italia rikthehet në normalitet, hiqen barrierat rajonale të lëvizjes

Nga sot, italianët do të jenë në gjendje të fillojnë të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin teksa kanë rënë barrierat rajonale që u vendosën për të kufizuar infeksionin e koronavirusit.

Nga sot të gjithë mund të lëvizin lirshëm pa patur nevojë për të justifikuar lëvizjet përmes vetë-certifikimit zhduket.

Ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio tha se "Sot është një datë shumë domethënëse, pasi sot italianët do të jenë në gjendje të lëvizin lirshëm në të gjithë vendin, midis të gjitha rajoneve. Ky është gjithashtu një mesazh i rëndësishëm i sigurisë, të cilin ne  japim si Itali për të gjithë botën. Vendi po rikthehet në normalitet”.

Në Itali ka vazhduar të ulet numri i viktimave. Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 55 viktima nga koronavirusi për një total prej 33.530 kurse numri i të shëruarve ka shkuar në 160 092.

Italia, në muajin mars vendosi masa të ashpra të izolimit, pasi numri i të infektuarve nga koronavirusi po rritej me shpejtësi dhe është një nga vendet më të goditura në Evropë nga pandemia.

.

 

Ora 09:35
Arkitekti i strategjisë suedeze për pandeminë pranon gabimin: Duheshin masa më të forta izolimi dhe bllokimi

Epidemiologu shtetëror i Qeverisë së Suedisë, i cili qëndron prapa vendimit të këtij vendi, për të mos pasur masa të forat izolimi dhe bllokimi gjatë pandemisë, ka pranuar se duhej të kishte vendosur më shumë kufizime për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit.

Për muaj me radhë, Anders Tegnell, mbrojti qasjen e tij ndërsa kritikoi vendet e tjera për ashe masave.

Sot për ‘Sveriges Radio’ Anders Tegnell pranoj se masat e ndërmara nga qeveria duhej të ishin më të forta.

"Nëse do të hasnim përsëri të njëjtën situatë, mendoj se do të vendosnim masa të tjera shtesë siç edhe bëri pjesa tjetër e botës".

Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes për banorë nga koronavirusi në botë, raporton BBC.

Më shumë se 4,400 njerëz kanë vdekur, ndërsa vendet fqinje, Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda e kanë numrin e vdekjeve më pak se 600.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë