Infektimet nga varianti Omicron kanë krijuar një situatë të rëndë në shkollat e Vlorës. Report Tv ka mësuar se 120 mësues nga 1200 mësues gjithsej janë të karantinuar, ndërkohë që nga 15 mijë nxënës, 150 nxënës janë aktualisht të infektuar.

Edhe në Vlorë si në gjithë vendin rastet me të prekur nga COVID 19 janë shtuar. Sipas epidemiologut Agron Bashllari pyetur këtë të enjte kjo ishte e pritshme.

"Edhe shifrat janë brenda pritshmërive. Raste ditore janë 121 nga 210 testime", thotë epidemiologu.

Sa i takon Janarit, Bashllari thotë se në Vlorë kapen shifrat 1200 të infektuar.  Aktualisht gjendja e të infektuarve është me simptoma gripale të lehta.

"Ka edhe hospitalizime, por për kujdes ambulator, jo të shtruar"

Nga ana tjetër, me gjithë shtimin e rasteve, Vlora po vazhdon jetën e shkujdesur. Masat në fuqi, edhe këtë janar nuk zbatohen. Grumbullimet apo përdorimi i maskës nuk zbatohen.