269 viktima dhe 2304 të shëruar në 24 orë në Itali, më shumë se 1 milion të shëruar në botë! Europa po fiton luftën me koronavirusin

Pragu i njerëzve të rikuperuar nga infeksioni i koronavirusit në të gjithë botën ka tejkaluar sot shifrën një milion.

Sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti amerikan Johns Hopkins. të shëruarit nga sëmundja e koronavirusit tani janë 1,014,809, ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave është 233,405 kurse rastet e personave të identifikuar pozitiv nga Covid që nga fillimi i pandemisë është 3,257,520

Shtetet e Bashkuara janë kryesuese në numrin e të shëruarve (154 mijë), e ndjekur nga Gjermania (123 mijë), Spanja (112 mijë), Kina (78 mijë) dhe Italia (76 mijë)

Në 24 orët e fundit Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 2,053 vdekje të tjera në lidhje me koronavirusin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:04
Covid-19, në Itali 269 viktima nga koronavirusi dhe 2304 të shëruar në 24 orë

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 269 viktima nga koronavirusi, për një total prej 28236  vdekje që nga fillimi i epidemisë. 

Numri i përgjithshëm i të të shëruarve është rritur në më shumë se 78249 teksa vetëm sot u regjistruan 2304 të shëruar  

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1965 raste të reja pozitiv me Covid. Numri total i të infektuarve është  207 428  mijë që nga fillimi i epidemisë.

Në luftën pa armë por me shumë viktima prej koronavirusit, duket se Italia po fiton, me beteja të vogla por të përditshme, pavarësisht se me dëme të mëdha njerëzore, ekonomike dhe psikologjike. 

Rënia e numrit të vdekjeve, më shumë se ritme të larta te të shëruarit, raporti midis rasteve të reja (pak) dhe tamponeve (shumë) nuk ka qenë kurrë kaq i ulët se në tre ditët e fundit, tregojnë se dita kur zemrat do të qetësohet  dhe dhimbja për jetët e humbura do daravitet, do të jetë e afërt.

Ora 16:07
Covid, Italia hap më 4 maj aeroportet në Romë dhe Firenze dhe më 17 maj ata të Siçilisë dhe Sardenjës (VIDEO)

Italia njoftoi se do të rihapë dy aeroporte gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për aeroportin Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola, të cilët janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Aeroportet që ishin mbyllur që më 13 mars do të hapen më datën 4 maj, kur nis në Itali edhe Faza 2 e pandemisë, në të cilën parashikohet edhe të rifillojnë nga puna mjaftë kompani prodhimi dhe biznese të tjera.

Me kërkesë të ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, që siç thuhet në document, "për të kënaqur kërkesat në rritje” të cilat sidoqoftë do ti nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këta aeroporte

Dekreti i përbashkët shtrihet gjithashtu deri në 17 maj për të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në operativitet të plotë.

Ora 14:51
Koronavirusi, në Spanjë 281 viktima në 24 orët e fundit... rritet numri i të shëruarve, mbyllet spitali Covid

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë u rrit në 24.824 pasi në 24 orët e fundit u regjistruan 281 viktima të tjera për shkak të infeksionit nga koronavirusi. Gjithsesi shifrat janë në ulje teksa të enjten pati 268 vdekje.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në Spanjë numri i rasteve të reja me Covid-19 u rrit në gjithsej 215 216 nga 213.435 një ditë më parë.

Megjithatë Spanja ka arritur të shërojë pjesën më të madhe të pacientëve të saj. 132,929 persona e kanë kaluar sëmundjen dhe aktualisht janë vetëm 79,695 të infektuar aktivë ndërsa një spital i improvizuar gjatë pikut të pandemisë në Madrid, u mbyll

Të martën, Kryeministri Pedro Sanchez përpiloi një plan me katër faza për heqjen e masave, me synim rikthimin në normalitet nga fundi i qershorit, kur do të hapen edhe plazhet. Sidoqoftë, zona të ndryshme të vendit do të ecin me shpejtësi të ndryshme përmes fazave, në varësi të shkallës së zhvillimit të infeksionit dhe kritere të tjera, si qëndrimi karshi rregullave të distancimit social. 

Ora 14:47
Covid, në Michigan të Shtetet e Bashkuara protestues të armatosur kundër masave të bllokimit dhe izolimit (VIDEO)

Në Michigan, në Shtetet e Bashkuara, protesta kundër bllokimit dhe izolimit prej koronavirusit po bëhet gjithnjë e më e dhunshme.

Protestuesit, disa prej tyre të armatosur, këtë herë nuk u ndalën jashtë Kapitolit, por hynë brenda në të dhe i kërkuan guvernatorit të revokojë kufizimet e vendosura për të frenuar pandeminë Covid-19.

Disa deputetë mbanin jelekë antiplumb, nga frika se situata mund të rezultonte në konfrontim të armatosur.

Protesta vjen një ditë më pas një vendimi të gjykatës në Michigan sipas të cilës, udhëzimet e izolimit të miratuara nga më 24 mars nuk shkelin të drejtat kushtetuese të banorëve.

Para disa ditësh mijëra demonstrues në Wisconsin u mblodhën në kryeqytetin shtetëror, Madison, për të protestuar kundër urdhrave të guvernatorit për qëndrim në shtëpi dhe zgjatjen e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19 deri më 26 maj. 

Edhe në Denver, ashtu si dhe në disa shtete të tjera prej disa ditësh kanë nisur protesta kundër masave izoluese dhe bllokuese të ndërmarra nga disa guvernatorë të tentativë për të frenuar përhapjen e mëtejshme ta epidemisë nga koronavirusi.

Ora 12:51
Coronavirusi, në Kinë 60 përqind e rasteve të reja të zbuluar në muajin prill janë asimptomatikë

"60 përqind e rasteve të reja të koronavirusit të zbuluar në Kinë në muajin Prill nuk kanë treguar simptoma të sëmundjes në kohën e kryerjes së testimit"

Kjo është ajo që del nga një analizë e kryer nga 'Financial Times' dhe e botuar sot në botimin online të gazetës britanike.

Gjetja, bazuar në të dhënat më të plota pandemike që qeveria kineze ka filluar të botojë që nga fillimi i prillit, mund të bëjë punën e qeverive në të gjithë botën më komplekse në lehtësimin e kufizimeve të vendosura deri më tani në luftën kundër koronavirusit.

Rezultati i studimit, komenton gazeta britanike, tregon se një numër i madh i njerëzve ndoshta qarkullojnë të pashqetësuar në komunitet duke përhapur koronavirusin pa e ditur as ata vet që janë bartës të infeksionit.

Konkluzioni duket se ëshjtë shqetësues për autoritetet shëndetësore sepse sipas ekspertëve, transportuesit e koronavirusit janë më infektivë në fazën paramptomatike të sëmundjes. Ky fakt sipas tyre përforcon edhe më shumë domosdoshmërinë e masave të tilla si distancimi fizik dhe përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura.

Ora 10:53
Covid, Donald Trump 'kundër' Shërbimit të Inteligjencës: Kam parë prova që koronavirusi ka dalë nga një laborator kinez

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë me deklarata kontradiktore me agjencitë e tij të inteligjencës duke sugjeruar se ai ka parë prova që koronavirusi e ka origjinën në një laborator kinez.

Më herët zyra e drejtorit kombëtar të inteligjencës amerikane tha se ishte ende duke hetuar origjinën e Covid teksa tha se tashmë ishte përcaktuar se “Covid-19 nuk ishte i prodhuar ose i modifikuar gjenetikisht”.

Në Shtëpinë e Bardhë Donald Trump u pyet nga media nëse kishte prova të besueshme që të vërtetonin faktin se koronavirusi kishte dale nga ndonjë laborator në Wuhan. Ai tha se ka parë disa prova të besueshme por që nuk mund të jepte më shumë detaje: Nuk më lejohet të them më shumë - tha Trump

Ai gjithashtu u tha gazetarëve se koronavirusi mund të ketë lindur si një gabim njerëzor por faji i Kinës është edhe se ajo fshehu informacionin dhe nuk ngriti alarmin në kohë, por është për tu parë nëse  “dikush bëri diçka me qëllim”.

“Unë- tha trump-nuk mund ta kuptojë se si mund të lejoheshin njerëzit të udhëtonin jashë Kinës në ato kushte të para të pandemisë”

Kina ndërkohë i ka bërë thirrje politikanëve amerikanë që t’u japin fund akuzave për origjinën e koronavirusit, e të fokusohen te kontrolli i pandemisë në vendin e tyre.

Reagimi i zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme kineze erdhi pas deklaratave të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pompeo, i cili tha se Kina nuk i ka dhënë akses në komunitetin ndërkombëtarë, në institutin e virologjisë në Wuhan, për të investiguar mbi origjinë e virusit.

Ora 09:40
Covid, kancelarja Merkel i bën thirrje ‘disipinës gjermane’ për të rrafshuar kurbën e pandemisë nga koronavirusi

Gjermania do të rihapë terrenet e lojërave për fëmijë, muzetë dhe kopshtet zoologjik dhe në javën e ardhshme do të rihapen kopshtet dhe shkollat kurse baret dhe restorantet edne do të qëndrojnë të mbyllura.

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka bërë thirrje ‘disipinës gjermane’ për të rrafshuar kurbën e pandemisë nga koronavirusi.

"Unë besoj se ne do të gjejmë ekuilibrin e nevojshëm mes interesave ekonomike dhe atyre sociale, duke lejuar më shumë kontakte mes njerëzve, por duke shmangur kthimin prapa”, -  tha Merkel. "Prandaj duhet kujdes dhe rregullat e higjienës mbetet përparësi për të gjithë”.

Ndërkohë, Instituti Koch ka njoftuar se shkalla e infeksionit, e matur nga numri i njerëzve që çdo pacient i infektuar Covid-19 (i ashtuquajturi R0), mund të infektojë, është përmirësuar në orët e fundit, duke rënë në 0.76. Thënë thjesht, 10 të infektuar infektojnë mesatarisht 7.6 persona.

Ora 09:38
Covid, nis rënia e kurbës së pandemisë në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri britanik Boris Johnson ka deklaruar se në javët e adhshme ai do të paraqesë planin qeveritar për të hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi.

"Unë do të njoftoj një plan për t'ju thënë se si të rikthehet në punë motori i ekonomisë, si njerëzit do të rikthehen në punë dhe fëmijët në shkollë”- tha Johnson teksa shtoi se “Nevoja e Londrës është që të mbrojë sistemin kombëtar të shëndetit (NHS) dhe të jetë e sigurt se nuk mund të ketë një valë të dytë infeksioni”

Ndërkohë, në Mbretërinë e Bashkuar, në 24 orët e fundit u regjistruan 674 vdekje të tjera nga Covid-19, për gjithsej 26.711 viktima dhe duket se piku i pandemsë është lënë pas.

Johnson tha se  "Unë mund të konfirmoj që e kemi kapërcyer pikun dhe tani kurba e infeksionit ka nisur të ulet”.

Ora 09:13
Covid, Rusia fronti i ri i pandemisë nga koronavirusi! Vladimir Putin: E keqja e madhe ende nuk ka ardhur

Rusia duket se është fronti i ri për rastet e shtuara të personave të prekur nga koronavirusi, shumica e të cilëve janë regjistruar në Moskë.

Duket se tani në kryeqytetin rus pandemia është jashtë kontrollit teksa në 24 orët e fundit janë regjistruar më shumë se 7000 raste të reja, mes të cilëve edhe kryeministri i ri rus Mikhail Mishutin, për një total prej më shumë se 107,000 të identifikuarve pozitiv me Covid kurse numri i viktimave është rritur në më shumë se 1100.

Presidenti rus Vladimir Putin ka pranuar se vendi i tij tashmë po vuan nga mungesa e PPE, (pajisje personale mbrojtëse) dhe ka paralajmëruar bashkatdhetarët e tij se më e keqja nuk ka ardhur akoma dhe se pandemia do shkaktojë shumë viktima të tjera.

Ora 08:41
Covid/Itali, pesë milionë teste tamponi dhe aplikacioni i gjurmimit të personave pozitivë për Fazën 2 të pandemisë

Pesë milion tampona për dy muajt e ardhshëm. Është kjo një nga pikat e strategjisë së qeverisë italiane dhe grupit të ekspertëve për të përballuar pandeminë nga koronavirusi në fazën 2, koha e bashkëjetesës me koronavirusin, së bashku me rritjen e njësive të kujdesit intensiv dhe në përgjithësi përforcimin e sistemit shëndetësor, si për sa i përket aktivitetit spitalor, ashtu edhe aktivitetit territorial.

Ndër masat e listuara është edhe hetimi epidemiologjik i bazuar në rezultatet e 150 mijë testeve serologjike, kryerja e të cilave ka nisur rreth 3 ditë më parë, për të kuptuar se sa koronavirus ka qarkulluar në Itali. Përsa i përket sistemit të ‘ndjekjes’ së personave të infektuar përmes aplikacionit Immuni, ai do të fillojë në fund të majit.

Sipas grupit të ekspertëve dhe qeverisë italiane deri tani në Rajonet e prekura nga infeksioni janë dërguar 2.7 milion teste tamponi, janë përdorur rreth 2 milionë prej tyre dhe qeveria do të dërgojë edhe 5 milionë të tjera.

Një pikë tjetër interesante në lidhje me kujdesin intensiv, repartet që janë gjendur nën presion nga pandemia, do të shtohet kapaciteti spitalor edhe me 3600 shtretër të përhershëm.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 02/05/2020 00:51

    Ja dhe IDIOTET qe votojne Trump-in dhe GOP ,injoranca ka per diplome armet.

    Përgjigju
  • Errresira: 01/05/2020 11:39

    Me Se do te shperndahet vala e dyte? Me avion apo me ane te ujit te pishem? Kush eshte ai njeri ne bote qe merr mbi te profetizoje se cdo te ndodhe pas nje muaji apo viti?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur