236 viktima dhe 2552 të shëruar në Itali në 24 orë! Epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë rrëzon Trumpin për origjinën e koronavirusit

236 viktima dhe 2552 të shëruar në Itali në 24 orë! Epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë rrëzon Trumpin për origjinën e koronavirusit

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i viktimave shkaktuar nga koronavirusi është rritur në mbi 250 mijë (250.687) viktima kurse totali i rasteve pozitive me Covid është 3.573.864 raste.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 24 orët e fundit u regjistruan 1.015 vdekje nga Covid-19.

Kjo është shkalla më e ulët e vdekshmërive ditore të regjistruara në muajt e pandemisë.

85% e vdekjeve në botë i takojne Europës dhe SHBA ku totali i viktimave në këtë të fundit është rreth 69 mijë kurse në Europë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në mbi 145 mijë.

Në Europë Italia ka regjistruar 29.079 viktima, Mbretëria e Bashkuar 28.734 viktima, Spanja 25.428 viktima dhe Franca 25.201 viktima.

Në Kontinentin e vjetër janë zbuluar gjithashtu mbi 1.5 milion infeksione nga koronavirusi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:03
Covid-19, në Itali 236 viktima dhe 2552 të shëruar nga koronavirusi në 24 orë

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar   236 viktima nga koronavirusi për një total prej 29315

Numri i përgjithshëm i të të shëruarve në Itali është rritur në 85231 teksa vetëm sot u regjistruan 2552 të shëruar nga koronavirusi.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 1375 raste të reja pozitiv me Covid-19

Në Rajonin e Lombardisë ndodhen në terapi intensive 509 pacientë, 23 më pak se dje, infeksione të reja janë 500 raste kurse numri i viktimave sot në këtë rajon është 95 për një total prej 14.389

Kurba në Itali është në rënie prej ditësh dhe këtë e konfirmojnë numri i të infektuarve të rinj dhe reduktimi i shtrimeve të pacientëve në spital. 

Nga dje zyrtarisht Italia ka hyrë në Fazën 2 të pandemisë nga koronavirusi.

Ora 16:52
Covid-OBSH: Shtetet të hetojnë rastet pozitive që kanë ndodhur para përhapjes së epidemisë në Europë

"OBSH nxit të gjitha vendet të hetojnë rastet e mundshme fillestare të Covid-19 që janë konstatuar para fillimit të epidemisë që më pas u shndërrua në pandemi, pas lajmit të publikuar të dielën në Francë për 'pacientin zero' të mundshëm të regjistruar në vend qysh më 27 Dhjetor, një muaj para se koronavirusi të përhapei në Europë”.

Rasti i një burri në ditët e fundit të vitit 2019 i shtruar për pneumoni në spitalin Jean Verdier në Bondy, në periferitë e Parisit "nuk është befasues", shpjegoi zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier në një konferencë në Gjenevë, duke shtuar se "ky rast ofron një pamje krejtësisht të re të gjithçkaje".

Gjetjet franceze "ndihmojnë për të kuptuar më mirë qarkullimin e mundshëm të virusit", shtoi ai, duke thënë se raste të tjera të mundshme të mëparshme mund të shfaqen pas testeve të reja.

Deri më tani, dihej që tre rastet e para të koronavirusit ishin konfirmuar në 24 janar. Prej tyre, dy kishin qenë në Wuhan, atje ku u zbulua fillimisht virusi dhe i treti ishte një anëtar i ngushtë i familjes. Por, ky rezultat pozitiv në Francë, hedh hipotezën se virusi ishte i pranishëm në vend shumë më herët dhe do të ndryshojë tërësisht mënyrën e të kuptuarit se si ai përhapet.

Transmetimi i parë nga njëriu te njëriu në Europë deri më tani mendohej të ishte një burrë gjerman që ishte infektuar nga një koleg kinez që vizitoi Gjermaninë midis 19 dhe 22 Janar. 

Ora 16:43
Covid/Francë, Presidenti Macron: Fëmijët gradualisht do kthehen në shkolla, 2 muaj në shtëpi është traumatizuese

"Ne duhet t'i kthejmë fëmijët gradualisht" në shkolla, megjithëse në grupe më të vogla se normalja”, kështu u shpreh Presidenti Francez Emmanuel Macron gjatë një interviste live në një klasë në një shkollë në Poissy, në departamentin e Yvelines, pranë Parisit.

"Ne gradualisht do të rihapim shkollat ​​javën e ardhshme," tha Macron, duke iu referuar fillimit të fazës 2 të planifikuar për 11 maj.

Presidenti theksoi nevojën për të rihapur shkollat, megjithëse në një mënyrë progresive dhe fleksibël, mbi të gjitha për të mirëpritur ata fëmijë me vështirësi më të mëdha sociale.

Është e qartë se brenda shkollave, klasat do të jenë më të vogla dhe "vendet do të zvogëlohen", për të respektuar, ndër të tjera, distancat fizike dhe masat e sigurisë nuk do të jenë të njëjta. Por "qëllimi im është që të gjithë fëmijët që duhet të kthehen në shkollë". "Që një fëmijë të qëndrojë 2 muaj në shtëpi është traumatizuese," tha Macron.

Ora 16:38
Covid-19, numër i kufizuar i nxënësve në klasa, sistem shkollor i përzier

Qeveria spanjolle po punon me autoritetet lokale mbi një plan për të kufizuar deri në 15 numrin e nxënësve në klasa.

Në disa shkolla deri tani numri i nxënësve në klasa ka qenë 28 në shkollat fillore dhe deri në 40 në shkollat e mesme.

Ministria e Arsimit dhe menaxherët rajonalë e shohin të pamundur të krijojnë grupe me 15 nxënës për më tepër edhe për arsye buxhetore pasi do të duhet të dyfishihet numri i stafit dhe siguruar hapësirat e nevojshme shkollore.

Kështu që skenari që po shfaqet si më i mundshmi është ai i një sistemi arsimor i përzier në të cilin studentët do të duhet të shkojnë në shkollë me turne, në mëngjes dhe pasdite, ose në ditë apo javë alternative, dhe një pjesë tjetër të marrin mësim on line nga shtëpia.

"Ne nuk mund të rrezikojmë shëndetin e fëmijëve pasi në klasa për momentin nuk mund të ruhet distanca fizike minimale”, - tha Ministrja e Arsimit, Isabel Celaá.

Ora 16:14
Koronavirusi/Rusi, rëniet misterioze nga dritaret e tre mjekëve anti-covid

Në dy javët e fundit tre mjekë rusë kanë rënë në mënyrë misterioze nga dritaret e spitaleve të Federatës Ruse.

Doktor Shulepov, nga rajoni perëndimor i Voronezh, ra në 2 maj nga dritarja e katit të dytë të spitalit Novousmanskaja në qytetin Novaja Usman.

Ai punonte në repartin Covid-19 që prej 22 prillit. Në të njëjtën ditë ai publikoi një video në internet së bashku me kolegun e tij Aleksandr Kosjakin, duke denoncuar se ishte i detyruar të vazhdonte punën edhe pasi ishte testuar pozitiv në testin e tamponit.

Shulepov më vonë tërhoqi deklaratat e tij duke thënë se ai regjistroi videon ndërsa ishte në një gjendje "stresi emocional" pasi mësoi për rezultatin e provës.

Më 1 maj, Elena Nepomnjashchaja, drejtuese e një spitali në qytetin siberian të Krasnoyarsk, vdiq pasi ra nga një dritare e zyrës së saj në katin e pestë. Sipas TVK lokale, Nepomnjashchaja ra gjatë një video konference me ministrin rajonal të shëndetësisë i cili dëshironte të shndërronte një ndërtesë spitali në një repart anti-Covid 19. Nepomnjashchaja ishte kundër ministrin rajonal për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse.

Më 24 Prill, Natalija Lebedeva, drejtuese e shërbimit të urgjencës mjekësore në një qytet afër Moskës, vdiq teksa edhe ajo ra nga një dritare e spitalit, ku ajo punonte. Aksidenti u cilësua vetëm me fjalët ‘tragjik’  megjithatë, disa nga kolegët e saj raportuan në gazetën Moskovskij Komsomolets se Lebedeva ka të ngjarë të ketë kryer vetëvrasje pasi u akuzua se kishte infektuar kolegët e saj.

Ora 16:04
Covid/Francë, Parisi në krah të biciklistëve për të luftuar koronavirusin

Disa nga arteriet më të ngarkuara të Parisit do të jenë të rezervuara për biciklistët në përpjekje për të kufizuar turmat në transportin publik.

Nisma e Bashkisë së Parisit do të fillojë të praktikohet duke filluar nga java e ardhshme.

"Në total, 50 km korsi të përdorura normalisht nga makinat private do të rezervohen për biçikleta," tha kryebashkiakja e qytetit, Anne Hidalgo për gazetën Le Parisien, duke shtuar gjithashtu se 30 rrugë të tjera do të jenë në dispozicion të këmbësorëve, "sidomos ato rreth shkollave për të shmangur turmat".

Ndërkohë, Parisi po përgatitet për kthimin e banorëve pas arratisjes së madhe të 17 Marsit, ditës kur qyteti kishte miratuar masat kufizuese. Përafërsisht 20-25% e afërsisht 2.2 milion banorëve parizianë janë shpërngulur diku tjetër.

Ora 15:54
Covid/Austri, rihapja e aktiviteteve nuk e ka përshpejtuar infeksionin nga koronavirusi


Lehtësimi i parë i masave kufizuese në Austri tre javë më parë, kur mijëra dyqane u rihapën dhe nisën gjithashtu shumë aktivitete prodhuese, nuk çuan në një nxitje të re të infeksioneve, tha Ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober.

Austria ishte një nga vendet e para që mbylli baret, restorantet, shkollat, teatrot, dyqanet jo thelbësore dhe vendet e tjera të takimeve, duke arritur të ulë rritjen e përditshme të rasteve të infeksioneve në më pak se 1% dhe të mbajë vdekjet relativisht të ulëta (vetëm 606 të raportuara deri më tani).

Mbështetur te këta numra, më 14 prill Austria u bë një nga vendet e para në Evropë që lehtësoi izolimin dhe ​​bllokadën, duke rihapur edhe dyqanet deri në 400 metra katrorë.

"Ne nuk kemi asnjë indikacion për një rritje të infeksioneve. Situata është shumë, shumë e qëndrueshme, dhe kjo është me të vërtetë një situatë shumë pozitive," tha Anschober.

Rritja ditore e infeksioneve, shtoi ai, është 0.2%.

Ora 15:01
Covid-19, ideja e aeroportit të Vjenës për të kontrolluar infeksionin

Ndërsa vendet europian ngadalë po shkojnë drejt hapjes së kufijve, të gjithë të interesuarit po mendojnë se si kjo do të bëhet në kushtet e pandemisë nga koronavirusi, teksa turistët i tremben masave të karantinës së detyruar në shtetet pritëse. Por duket se Austria është një hap përpara të tjerëve.

Mjaftojnë 190 euro dhe mund të shmagësh 14 ditë izolimi.

Autoritetet kanë menduar që secili udhëtar që do të futet në territorin austriak mund të paguaj këtë shumë për të kryer testin anti Covid dhe brenda tre orësh përgjigjet do të jenë gati.

Në këtë mënyrë jo vetëm laboratori i aeroportit do të bëhet një destinacion për shumë qytetarë austriakë që do të përfitojnë nga një ekskluzivitet brenda mundësive të secilit por dhe shteti austriak do të ketë më shumë siguri se përhapja e infeksionit nga turistët do të minimizohet.

Ora 14:19
Covid-19, BBC: Koronavirusi në Europë pothuajse një muaj më herët nga sa mendohej më parë

Një pacient i diagnostikuar me pneumoni në Paris më 27 dhjetor në të vërtetë ka rezultuar se ka qenë i prekur nga koronavirusi, ka thënë mjeku i tij. Kjo nënkupton faktin që virusi mund të ketë mbërritur në Europë pothuajse një muaj më herët nga sa mendohej më parë.

Dr Yves Cohen, ka deklaruar për mediat franceze, se një kampion i marrë në atë periudhë ka rezultuar pozitiv me Covid-19, gjatë testimeve. Pacienti, i cili është shëruar plotësisht, tha se nuk e kishte idenë se ku e marrë virusin pasi nuk kishte qenë në ndonjë zonë të infektuar.

Pacienti i Dr Cohen ishte shtruar në spital më 27 Dhjetor, katër ditë para se në Kinë të shpërthente virusi. Ndërkaq, pacienti francez ka theksuar se ai nuk kishte udhëtuar në asnjë vend para se të sëmurej. Dr Cohen tha që dy nga fëmijët e pacientit ishin sëmurë, por gruaja nuk kishte treguar asnjë simptomë.

Por sipas mjekut, vlen të theksohet se gruaja e pacientit punonte në një supermarket afër aeroportit Charles de Gaulle dhe mund të ketë pasur kontakt me njerëz që kishin ardhur kohët e fundit nga Kina.

Deri më tani, dihej që tre rastet e para të koronavirusit ishin konfirmuar në 24 janar. Prej tyre, dy kishin qenë në Wuhan, atje ku u zbulua fillimisht virusi dhe i treti ishte një anëtar i ngushtë i familjes. Por, ky rezultat pozitiv i testit së fundmi, hedh hipotezën se virusi ishte i pranishëm në Francë shumë më herët dhe do të ndryshojë tërësisht mënyrën e të kuptuarit se si ai përhapet.

Transmetimi i parë njeri-njeri në Europë deri më tani mendohej të ishte një burrë gjerman që ishte infektuar nga një koleg kinez që vizitoi Gjermaninë midis 19 dhe 22 Janar. Ndërkaq, Dr Cohen ka deklaruar se ai kohët e fundit ai ka rishikuar sërish dosjet e pacientëve të shtruar me simptoma të gripit të zakonshëm në dhjetor dhe janar. Kështu, ai ka testuar sërish në total, 14 kampionë të pacientëve që kishte trajtuar.

“Ne ritestuam kampionet e marrë nga hunda të cilat u kryen në atë kohë në lidhje me një diagnozë tjetër, për të provuar dhe gjetjen e gjurmëve të koronavirusit. Nga 14 pacientë, një ka rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusait. Për të qenë të sigurtë ne e kryem testin dy herë dhe të dyja herët rezultoi pozitiv’’.

Dr Cohen tha se ai kishte paralajmëruar Agjencinë Kombëtare të Shëndetit dhe po nxiste virologët e tjerë që të ritestonin kampionet e kryer për gripin e zakonshëm në spitalet e tyre për Covid-19. Një raport i plotë pritet të publikohet gjatë kësaj jave, lidhur me këtë çështje e cila mund të ndryshoje tërësisht mënyrën e studimit dhe gjurmimit të virusit.

Ora 12:34
Covid, Britania e Madhe kapëcen Italinë për numrin e përgjithshëm të viktimave

Mbretëria e Bashkuar tejkalon Italinë për numrin e vdekjeve nga koronavirusi dhe bëhet vendi me numrin më të madh të viktimave në Evropë, sipas një azhurnimi statistikor nga ONS, British Istat.

Vlerësimi i ri, erdhi pasi u azhornuan vdekjet e regjistruara më 27 prill duke u shtuar edhe vdekjet e klasifikuara të dyshuara për shkak të infeksionit nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë nga 29,710 në Angli, Skoci dhe Uells numri i viktimave rritet në mbi 32,000 teksa numri I përgjithshëm i vdekjeve në Itali është 29.079

Ora 12:21
Covid/Spanjë 185 viktima në 24 orët e fundit! Nga kriza e pandemisë në muajin prill 280 mijë të papunë

Në Spanjë, kurba e viktimave të koronavirusit po stabilizohet. Në 24 orët e fundit u regjistruan vetëm 185 vdekje duke e rritur numrin e përgjithshëm të atyre që kanë humbur jetën në 25 613.

Në buletinin e përditshëm, të raportuar nga El Pais, rezulton se totali i rasteve positive nga Covid që nga fillimi i pandemisë është 219 329, me një rritje prej 867 brenda një dite.

Në Spanjë, rreth persona kanë humbur vende te tyre të punës 280 mijë persona vetëm në muajin prill për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Sipas Ministrisë së Punës, pjesërisht edhe për shkakun e bllokimit të turizmit ndërsa subvencionet shtetërore u rritën 137 përqind.

Ora 11:52
Koronavirusi, Rusia sërish mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Rusia duket se nuk po gjen qetësi nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit vendi ka regjistruar sërish mbi 10 mijë raste të reja me Covid-19, përkatësisht 10,102.

Numri total i të infektuarve tashmë ka arritur në 155,370.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 1,451 ndërsa edhe 19,865 pacientë të tjerë ja kanë dalë të fitojnë betejën me virusin vdekjeprurës.

Javën e shkuar, Rusia zgjati periudhën e izolimit të vendit deri më 11 maj.

Ora 09:00
Covid, Gjermania drejt 7 mijë vdekjeve! Zvicra planifikon të lehtësojë kufizimet për të moshuarit

Gjermania ka regjistruar 163.860 raste të personave të infektuar me koronavirus, një rritje prej 685 në 24 orët e fundit.

Në ditën e fundit, vdekjet e llogaritura nga Instituti Robert Koch ishin 139, një numër që e rrit totalin e vikktimave në 6.831.

Zvicra planifikon të lehtësojë kufizimet për të moshuarit

Në Zvicër, autoritetet po planifikojnë të lehtwsojnw masat e izolimit pwr tw moshuarit nwse numri i infeksioneve të reja nga koronavirusi vazhdon të bie.

Daniel Koch, delegat i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (SFFSP), njoftoi se disa masa janë aktualisht në shqyrtim. Koch komentoi pozitivisht rënien e infeksioneve të reja në Zvicër dhe njoftoi se programet gjurmuese të kontaktit në të gjithë vendin do të fillojnë javën e ardhshme.

Sipas tij, kjo lejon të mbahen nën kontroll infeksionet dhe të zvogëlohet numri i rasteve të reja. Sa i përket të moshuarve, delegati i SFOE theksoi situatën shumë të vështirë me të cilën janë përballur ata me javë të tëra, veçanërisht tw moshuarit nw shtwpitw e pritjes të cilët nuk kanë më as mundësinë të presin vizita nga të afërmit. Për këtë arsye, ekspertët po shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të kufizimeve ndaj tyre.

Ora 08:51
Covid, Fauci hedh poshtë teorinë e Trump: Nuk ka asnjë provë që virusi ka dalë nga laboratori i Wuhan

Anthony Fauci, emidemiologu i Shtëpisë së Bardhë dhe kreu i ekspertëve të emergjencës Covid në SHBA, ashtu si dhe shumica e bashkësisë shkencore ndërkombëtare, gjithashtu nuk beson në mundësinë që koronavirusi ka dalë nga laboratori i Wuhan.

Në një intervistë për ‘National Geographic’, eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive tha se "Nëse shikoni evolucionin e virusit te lakuriqët dhe ajo çfarë kemi ne tani përpara, tregon se bazuar në provat shkencore, virusi nuk mund të manipulohet artificialisht apo qëllimisht. Sipas Fauci, duke parë evolucionin e koronavirusit me kalimin e kohës, duke fare qartë se ky virus ka evoluar në natyrë.

Mund të jetë gjithashtu ky shkaku që Shtëpia e Bardhë e ka ndaluar Faucin dhe anëtarët e tjerë të task forcës koronavirus të dëgjohet në Kongresin amerikan. Agjensive të tjera amerikane gjithashtu janë udhëzuar të kufizojnë paraqitjet e tyre në Kongres. 

 Të dielën, Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo përsëriti qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë, dse ka prova të rëndësishme që virusi ka ardhur nga një laborator kinez. Pekini e ka mohuar gjithmonë fuqishëm, megjithëse shumë kanë shfaqur dyshime për transparencën e autoriteteve kineze në menaxhimin e kësaj krize pandemie.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen