Covid, në Itali 130 viktima në 24 orë! Më shumë se 5 milionë raste të koronavirusit në botë

Covid, në Itali 130 viktima në 24 orë! Më shumë se 5 milionë raste të koronavirusit në botë

Numri i rasteve të koronavirusit në botë është dyfishuar brenda një muaji, duke arritur në mbi pesë milion (5,049,366) kurse totali i viktimave është 329.799.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur për nga numri i vdekjeve (94,661) por edhe nga rastet (1.57 milion).

Mbretëria e Bashkuar vijon pas SHBA me 36.042 vdekje, Itali (32.486), Francë (28.215) dhe Spanjë (27.940).

Evropa mbetet kontinenti më i prekur nga koronavirusi me gati 2 milion raste dhe mbi 170,000 vdekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Covid, në Itali regjistrohen 2160 të shëruar dhe 130 vdekje në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruan 130 viktima nga koronavirusi për një total prej 32626.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2160 teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 136720

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 652 raste të reja pozitiv për një total prej  228658

59 332 është totali i rasteve aktive me koronavirus në Itali. Sot janë 595 persona në kujdes intensiv, 45 më pak se dje.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 57 viktima duke e rritur totalin e vdekjeve në 15 784 që nga fillimi i pandemisë.

Po sot në Rajon u regjistruan edhe 293 raste të reja pozitive nga infeksioni i koronavirusit për një total prej 86.384.

Gjithashtu në Lombardia u regjistruan 1018 shëruar duke e rritur totalin në 44 667. Në Repartet e terapisë intensive në spitalet e Lombardisë ka 19 pacientë më pa për një total prej  207 pacientë.

Ora 14:49
Covid-Francë, frikë në Lille pas infektimit të disa oficerëve të policisë

Teste tamponi për afro 1000 oficerë policie në Lille të Francës, pasi tre agjentë policie u identifikuan pozitiv nga koronavirusi dhe u futën menjëherë në karantinë.

Për Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Rajonale të Shëndetësisë, Etienne Champion, "Oficerët e policisë janë më të ekspozuar ndaj infeksionit dhe se tre raste janë tashmë një prag alarmi."

Lajmi se tre oficerë policie ishin infektuar u përhap menjëherë në qytet duke trembur banorët, veçanërisht të rinjtë, të etur për jetë nate pas izolimit dhe mbylljes.

Franca filloi fazën e rihapjes më 11 maj. Zona më e prekur nga virusi ishte rajoni i Parisit dhe në veri-lindje, ku ndodhet qyteti i Lille.

Deri tani në Francë numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 182 mijë kurse totali i viktimave ka shkuar në 28 218

Ora 14:06
Covid-Mbretëria e Bashkuar, karantinë 14-ditore për ata që vijnë nga jashtë

Mbretëria e Bashkuar, karantinë 14-ditore për ata që vijnë nga jashtë

Një periudhë karantine 14-ditore do të vendoset në Britaninë e Madhe për ata që vijnë nga jashtë, përfshirë britanikët që kthehen në shtëpi ose vizitorët nga vendet fqinje si Franca, "për të kufizuar një përhapje të dytë të koronavirusit".

Sipas autoriteteve në vend, Britania e Madhe deri tani ka regjistruar më shumë se 252 mijë raste pozitive nga Covid kurse numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 36 124.

Ora 12:59
Covid, ulet numri i viktimave në Belgjikë, vetëm 24 vdekje në 24 orët e fundit

Autoritetet shëndetësore në Belgjikë kanë raportuar se në 24 orët e fundit janë regjsitruar 26 vdekje të reja nga koronavirusi.

Viktimat u regjistruan 12 në Flanders, 10 në Wallonia dhe 4 në Bruksel.

Po sipas autoriteteve, numri i përgjithshëm i atyre që kanë humbur jetën nga infeksioni i Covid është  9.212.

Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 276 raste të reja të identifikuar pozitive nga koronavirusi kurse numri i të shëruarve u rrit me 135 njësi.

Ora 12:20
Arrin në 20 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Brazil

Brazili ka regjistruar më shumë se 20,000 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Ky vend, tani rradhitet i gjashti në botë, për nga numri i vdekjeve.

Deri më tani janë konfirmuar rreth 300 mijë raste të infektuarve me koronavirus.

Shpërthime të epidemisë ka pasur edhe në Meksikë, Kili dhe Peru.

Tani, ekziston frika se rajoni i Amerikës Latine mund të bëhet epiqendra tjetër e pandemisë.

Në Brazil, rastet e para u paraqitën më 26 shkurt dhe që nga atëherë, virusi është përhapur në çdo vend të rajonit.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, vazhdimisht ka minimizuar pasojat e pandemisë.

Në rajonin e Amerikës Latine janë regjistruar më shumë se 500,000 raste të infektuarve, dhe më shumë se 30,000 njerëz kanë vdekur, sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Këto janë më pak raste dhe vdekje sesa në Evropë dhe SHBA, por numri i testimeve në Brazil është më i ulët dhe ekzistojnë mungesa në raportimet e rasteve të vdekjeve, raporton BBC.

Ora 09:26
Covid, ulet numri i viktimave në Francë...Ekspertët shëndetësorë optimistë se nuk do të ketë valë të dytë të epidemisë

Ekspertët shëndetësorë të Francës optimistë se nuk do të ketë valë të dytë të epidemisë

Franca gjatë 24 orëve ka regjistruar 83 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri.

Ministria e Shëndetësisë tha se vdekjet ndodhën në spitale dhe shtëpi pleqsh. Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia arriti në 28.215.

Franca më 11 maj lejoi lehtësimin e parë të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarët kanë thënë që është shumë herët për të nxjerrë përfundime dhe se nuk ka ende ndonjë shenjë të një vale të dytë të të infektuarve.

Por, Patrick Pelloux, udhëheqës i shoqatës së mjekëve të urgjencës në Francë, tha se ai gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë për shkak të lehtësimit të masave.

"Kjo nuk do të thotë që epidemia është ndalur", shtoi ai, duke theksuar nevojën që banorët të vazhdojnë me respektimin e masës së distancës fizike dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.

Ora 09:11
Covid-Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave që nga 16 marsi

Spanja shënon numrin më të ulët të viktimave që nga 16 marsi

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka konfirmuar se të enjten janë shënuar 48 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri.

Kjo është hera e parë, që nga shpërthimi i pandemisë më 16 mars, që ky vend raporton numër kaq të ulët të vdekjeve nga COVID-19, sëmundja që shkaktohet nga koronavirusi.

Shifrat kishin arritur kulmin më 2 prill, kur u raportuan 950 të vdekur brenda periudhës 24 orëshe. Të premten numri i rasteve të reja të infektuarve me koronavirus u raportua të jetë 482. Deri më tani në Spanjë janë të regjistruar gjithsej 233.037 raste të infektuarve dhe 27,940 vdekje.

Megjithëse numri i të infektuarve dhe vdekjeve po bie, kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, të mërkurën, fitoi mbështetjen e parlamentit për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme edhe për dy javë të tjera, deri më 6 qershor.

Ora 08:45
Trump, flamuj në gjysmë shtize për viktimat: Nuk do ta mbyllja Amerikën edhe pas një vale të dytë 

1.255 vdekje të tjera iu shtuan numrit të vdekjeve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shtetet e Bashkuara.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë është rritur në 94,661 kurse numri i përgjithshëm i të prekurve nga pandemia ka shkuar në 1.576.542.

Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ai do të urdhërojë uljen e flamurit amerikan në ndërtesat federale dhe monumentet kombëtare brenda tre ditëve të ardhshme për të nderuar kujtimin e viktimave të koronavirusit, të cilët kanë kaluar pragun 94,000 në SHBA.

Trump tha gjithashtu se ai nuk do ta mbyllte SHBA edhe sikur në vjeshtë të kishte një valë të dytë infeksioni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës