Covid, në Itali regjistrohen 71 viktima! Më shumë se 7 milionë raste në botë… Në SHBA, Arizona dhe Kalifornia planifikojnë rimbylljen

Covid, në Itali regjistrohen 71 viktima! Më shumë se 7 milionë raste në botë… Në SHBA, Arizona dhe Kalifornia planifikojnë rimbylljen

Në të gjithë botën numri i personave të identifikuar si bartës të koronavirusit është 7 milionë e 240 mijë kurse numri i viktimave ka shkuar në 411 279.

Brazili ka regjistruar 1.272 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e kaluara, duke e çuar numrin e pergjithshëm të viktimavr që prej fillimit të pandemisë në 38.406.

Në vend gjithashtu pati edhe 32091 raste të reja, për gjithsej 739.503 të prekur nga infeksioni.

Shteti i San Paolos konfirmohet si epiqendra e epidemisë me 150.138 infeksione dhe 5,545 viktima.

Në Shtetet e Bashkuara në 24 orët e fundit ka patur  819 vdekje nga koronavirusi dhe numri i të infektuarve është rritur për 17.300 raste të reja për një total prej 1.977 085 kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 111 876.

Numri më i madh i rasteve të reja është regjistruar në Teksas (2.275), i ndjekur nga Kalifornia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 1293 të shëruar dhe 71 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 71 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 114

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 1293 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 169 939

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 202 raste të reja pozitiv për një total prej 235 763

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan vetëm 32 viktima nga koronavirusi për një total prej 16,349 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 99 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 90,680

Ora 15:21
Covid, në Rusi rreth gjysmë milioni raste infeksione nga koronavirusi

Numri total i të infektuarve nga koronavirusi është pothuajse gjysmë milioni

Në 24 orët e fundit në Rusi janë regjistruar 8404 raste të reja infeksioni nga koronavirusi.

Sipas Agjencisë Tass, ky është numri më i vogël i regjistruar në 14 ditët e fundit.

Në total, në vend ka pothuajse gjysmë milioni infeksione që nga fillimi i epidemisë, (493,657).

Numri i vdekjeve të regjistruara në 24 orët e fundit megjithatë, u rrit në 216, ndërsa një ditë më parë ishin 171 kurse të hënën 112.

Numri total zyrtar i viktimave të virusit në Rusi është 6.358 persona.

Në 24 orët e fundit 10.386 pacientë janë larguar nga spitalet ruse dhe numri i përgjithshëm i personave të rikuperuar tani është 252,783.

Të dhënat raportohen nga qendra ruse e operacioneve antikoronavirus.

Ora 13:28
Shtetet e Bashkuara, rastet rriten Covid në Arizona dhe Kaliforni, planifikohet rimbyllja

SHBA janë duke parë një rritje të rasteve Covid dhe shtrime në spitalet në pjesë të Kalifornisë dhe në pjesën perëndimore të vendit, duke bërë që Arizona të riaktivizojë planin e saj të emergjencës spitalore, kurse Kalifornia po shikon mundësinë e rimbylljes së më shumë se 18 milionë njerëzve (nga 39 milion banorë të Kalifornisë).

"Shumë prej rasteve të reja të konstatuar kanë të bëjnë me takimet familjare, festa ditëlindjesh dhe ceremoni funeralesh", tha Olivia Kasirye, drejtore e shëndetit publik nga Sacramento County, një nga nëntë qarqet në listë.

Arizona ishte ndër shtetet e para që u rihap në mes të majit dhe që nga ajo kohë rastet janë rritur me 115%, duke bërë që autoritetet të paralajmërojnë se një urdhër i ri bllokimi mund të jetë i nevojshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës sektariane