Covid, në Itali regjistrohen 43 viktima! Rriten shifrat e të prekurve në SHBA...Kina fajëson salmonin për valën e re të pandemisë (VIDEO)

Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i personave të prekur nga infeksioni i koronavirusit është rritur në 8 milionë e 175 mijë kurse numri i viktimave ka shkuar në 443685

Në SHBA, epidemia e koronavirusit nuk duket aspak afër ngadalësimit.

Në fakt, në të paktën gjashtë shtete, përfshirë Teksasin, Florida dhe Kaliforni, infeksionet janë në rritje ditore prej më shumë se 2500 raste të reja Covid.

Sipas kryevirologut Anthony Fauci, Sipas Fauci, rritja e shifrave varet nga sjellja e individëve, të cilët nuk respektojnë masat dhe udhëzimet. Ai tha gjithshtu se me presidentin Donald Trump ka rreth dy javë që nuk ka patur kontakte, teksa marrëdhënia e tyre prej rreth dy muajsh ishte e krisur për shkak të papajtueshmërive në lidhje me emergjencën shëndetësore

Deri më tani Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur nga Covid-19, me 2.1 milion raste pozitive dhe 117 mijë vdekje.

Menjëherë pas tij renditet Brazili, i cili tani ka tejkaluar 900 mijë infeksione dhe 45 mijë vdekje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:55
Covid, në Itali në 24 orët e fundit regjistrohen 328 raste të reja dhe 43 vdekje

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 43 viktima nga koronavirusi për një total prej 34 448

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 929 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 179 455

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 328 raste të reja pozitiv për një total prej 237 828

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 14 viktima nga koronavirusi për një total prej  16 480 që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu pati edhe 242 raste të reja të pozitivitetit Covid për një total prej 93 302

Gjatë 24 orëve të fundit në Lombardi u regjistruan 489 të shëruar për një total prej 60 850

Ora 17:00
Covid-Ukrainë, regjistrohen më shumë se 750 raste të reja infeksioni në një ditë

Covid-Ukrainë, regjistrohen më shumë se 750 raste të reja infeksioni në një ditë

Janë 758 raste të reja të Covid-19 të regjistruara në Ukrainë në 24 orët e fundit, numri më i lartë i infeksioneve të reja brenda një dite që nga fillimi i epidemisë.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes i Kievit ka raportuar se numri i përgjithshëm i të prekurve nga infeksioni është 33.234.

Në vend totali i viktimave është rritur në 943 teksa në 24 orët e fundit pati  31 viktima Covid

Ora 16:49
Covid-Zelanda e Re, ushtaria në kufij pas dy rasteve ‘të importuara’

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar dërgimin e personelit ushtarak në kufi për të kontrolluar hyrjen në vend pas konfirmimit të dy rasteve të reja të koronaviruseve "të importuara" nga Britania e Madhe.

Ishte një "gabim i papranueshëm", tha Ardern, duke deklaruar se "nuk duhej të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë më kurrë."

Tani ushtria do të kontrollojë hyrjet në kufij dhe do të përgjigjet për karantinimin dhe respektimin e kësaj mase për ata që do duhet ti nënshtrohen asaj

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore po gjurmojnë 320 persona që kanë pasur "kontakte të ngushta" me dy gratë e testuara pozitive që kishin ardhur nga Britania e Madhe.

Kontaktet e ngushta përfshijnë edhe pasagjerët gjatë fluturimit të tyre për në Zelandën e Re dhe udhëtarët e tjerë të karantinuar në një hotel në Auckland, si dhe stafin e hotelit dhe fluturimit.

Ora 16:38
Rritje e fortë e numrit të infeksioneve nga Covid në Rumani

Rritje e fortë e numrit të infeksioneve nga Covid në Rumani

Pas një faze të rënies graduale, ka pasur një rikuperim të ndjeshëm të infeksioneve nga koronavirusi në Rumani.

Sipas të dhënave më të fundit nga autoritetet shëndetësore në Bukuresht, në 24 orët e fundit ka pasur 345 raste të reja, për një total të prekurish prej 22.760.

Që prej ditës së djeshme ka pasur 14 vdekje të tjera, të cilat e çojnë numrin e përgjithshëm të viktimave në 1.451

Ora 16:24
Covid-Buletini i ri i Suedisë, tejkalohet pragu i 5000 viktimave nga koronavirusi

Më shumë se 5,000 (saktësisht 5,041) njerëz kanë humbur jetën deri tani nga infeksioni i koronavirusit në Suedi

Autoritetet kanë raportuar se numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar pozitive me Covid në vend është rritur në 54.562.

Autoritetet lokale të shëndetit kanë njoftuar se në 24 orët e fundit, pati 102 vdekje të reja.

Stokholmi zyrtar ka vendosur të trajtojë pandeminë me metodën e butë dhe nuk ka vendosur masa izolimi dhe bllokimi, duke e lënë të zbuluar popullsinë përkundrejt infeksionit, teksa ka lënë t♪7 hapura baret, restorantet dhe gjitë aktivitetet tregtare dhe ato të prodhimit.

Kohët e fundit, epidemiologu arkitekt i pandemisë, Anders Tegnell, tha se nëse do të rikthehej pas në kohë, ai do ta rivendoste strategjinë duke e bërë atë më të rreptë: Nëse do të përballemi përsëri me të njëjtën sëmundje, duke ditur të gjitha ato çfarë dimë sot - tha ai- Unë mendoj se do të ishim në gjysmë të rrugës midis asaj që ka bërë Suedia dhe asaj që ka bërë pjesa tjetër e botës"

Ora 16:14
Gjermani, shpërthim i ri i Covid në thertore, 400 të infektuar

Autoritetet e Gjermanisë Perëndimore raportuan se të paktën 400 persona të punësuar në një fabrikë të madhe paketimi të mishit u testuan pozitive për Covid-19.

Autoriteti rajonal shëndetësor i Guetersloh tha që shpërthimi i ri i koronavirusit është i lidhur me një thertore në Rheda-Wiedenbrueck.

Ka pasur disa shpërthime në thertoret gjermane javët e fundit, të cilat kanë nxitur qeverinë të vendosë rregulla më të rrepta sigurie për industrinë dhe të ndalojë praktikën e përdorimit të nënkontraktuesve.

'Toennies Group' raportoi se në thertoren e saj ka mbi 6,000 të punësuar.

Ora 15:32
Shpërthimet e rasteve me Covid, Berlini vendos në karantinë qindra familje

Autoritetet në Berlin kanë vendosur 369 familje nën karantinë, pasi dhjetëra persona kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19. Përhapja në rrethin e Neukölln ka përfshirë 6 ndërtesa apartamentesh, me 57 njerëz të testuar pozitivë.

“Virusi po përhapet tepër shpejt,”- tha kryetari Martin Hikel. “Kuptuam shumë shpejt që blloqe të tërë apartamentesh ishin të shqetësuar dhe se duhej t’i vendosnim banorët nën karantinë.”

Që nga e marta, Berlini ka regjistruar 7.401 raste të infektuara dhe 209 vdekje, sipas shifrave zyrtare. Rritja e infeksioneve në qytet vjen vetëm dy ditë pas shpërthimit në qytetin gjerman verior Bremerhaven, ku u raportuan 112 infeksione dhe 1 vdekje sipas Deutsche Welle.

Të martën, Gjermania nisi përdorimin e aplikacionit për gjurmimin e koronavirusit, në një përpjekje për të gjetur infeksionet e mundshme. Ekspertët thonë se gjetja e rasteve të reja shpejt është çelësi i parandalimit të përhapjes, veçanërisht në një kohë kur vendet europiane po heqin kufizimet e bllokimit dhe po hapin kufijtë e tyre.

Të hënën, Gjermania hapi kufijtë e saj për udhëtarët nga BE, Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Ora 09:36
Në Rusi një tunel për të 'dezinfektuar' mysafirët e Putinit

Presidenti rus Vladimir Putin po e mbron gjithashtu veten nga koronavirusi duke i dezinfektuar vizitorët e tij, të cilëve u kërkohet të kalojnë nën një tunel të veçantë që i pastron ata para takimit.

Dezinfektuesi përshkruhet nga Agjensia ruse Ria Novosti, si një re e hollë që vendoset mbi rrobat dhe pjesët e trupit të ekspozuar.

Majin e kaluar zëdhënësi i Putinit Dimitri Peskov dhe Kryeministri i vendit Mikhail Vladimirovich Mishustin u testuan pozitiv nga infeksioni i koronavirusit.

Rusia është vendi I tretë në botë më I prekur nga Covid, pas SHBA dhe Brazilit. Në vend totali i rasteve positive është mbi 500 000 kurse viktimat numërohen në 7284

Ora 09:12
Covid, rritet frika nga infeksioni në Pekin, aeroportet anulojnë 70 % të fluturimeve! Për rastet e reja fajësohet salmoni...

Frika vazhdon te rritet në Pekin, teksa në 24 orët e funri u regjistruan edhe 31 raste të reja infeksioni Covid përreth tregut ushqimor të shumicës Xinfadi, rreth 50 km larg nga sheshi Tienanmen, ku edhe më shumë se 10-të lagje i janë nënshtruar masave të izolimi dhe bllokimit dhe me mijëra kinezë po I nënshtrohet testeve të tamponit.

Në qytet, alarmi është ai më i larti, aq shumë sa që, sipas gazetës së People Daily, në aeroport janë anuluar të paktën 1.255 fluturime, e barabartë me 70 përqind të gjithsej.

Masat kufizuese të ndërmarra përfshijnë mbylljen e shkollave.

Hyrja në muze, biblioteka dhe galeri është gjithashtu e kufizuar në 30 përqind të mundësisë së tyre, dhe takimet e grumbullimet me më shumë se njëqind pjesëmarrës janë të ndaluare.

Ndërkohë, mbi 356 mijë testime janë duke u kryer mbi popullatën e rreshtuar në rradhë të gjata dhe rraskapitëse përpara laboratorëve të shumtë, përfshirë ato të lëvizshëm. Ndërkohë mbi 100 mijë punëtorë shëndetësorë kanë dalë në terren. 

Autoritetet fajësojnë për rastet e reja konsumimin e salmonit të tymosur të importuar nga Norvegjia

Supermarketet e Pekinit i kanë hequr nga raftet kurse disa restorante e kanë hequr atë nga menyja.  Arsyeja: në tregun e Pekinit të Xinfadi, ku u shfaq shpërthimi i ri i koronavirusit, gjurmët e Sars-CoV-2 u gjetën në një stol mbi të cilin ishte prerë salmon. Në fakt, fragmente të patogjenit janë gjetur pothuajse kudo brenda objektit, por që nga orët e para të mediave kineze janë përqendruar në  "salmonin e importuar".

Që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në Kinë, janë regjistruar më shumë se 83,000 raste dhe 4634 vdekje.

Ora 08:53
Ditë e zezë për Brazilin, 35 mijë raste të reja Covid në vetëm një ditë

Ditë e zezë për Brazilin, 35 mijë raste të reja Covid në vetëm një ditë

Brazili ka regjistruar ditën më të zezë në frontin antiCovid.

Plot 34.918 infeksione janë regjistruar në 24 orët e fundit  që rrisin numrin e përgjithshëm të infeksioneve në  vend në 923,189.

Ministria e Shëndetësisë raportoi gjithashtu se janë regjistruar edhe 1228 vdekje.

Shifrat e reja të vdekjeve, e përkeqësojnë totalin e atyre që kanë humbur jetën në më shumë se 45 mijë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen