Në të gjithë botën ka mbi 9.4 milion raste infeksioni nga koronavirusi per një total viktimash prej afro 483 mijë

Në 24 orët e kaluara, Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar mbi 35.900 raste të reja të koronavirusit, një numër rekord që nga fundi i prillit dhe një nga më të lartat deri më tani që nga fillimi i pandemisë.

Gjithashtu ditën e fundit pati edhe 756 vdekje nga Covid.

Deri tani numri i pergjithshëm i rasteve të infeksionit është 2.380.452 kurse totali i viktimave është rritur në 121.969.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:07
Itali/ Regjistrohen 614 të shëruar dhe 34 të vdekur nga COVID-i në 24 orët e fundit

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 34 viktima nga koronavirusi.

Totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë Covid është rritur në 34 678 

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 614 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 186 725

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 296 raste të reja pozitiv për një total prej 239 706 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.

Ora 18:02
Covid, në Britaninë e Madhe regjistrohen 149 viktima në 24 orë

Në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan 149 viktima nga koronavirusit.

Sipas autoriteteve numri total i viktimave është rritur në 43.230.

Gjithashtu ditën e fundit pati edhe 1118 raste të reja infeksioni teska totali i përgjithshëm i tyre që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 309 mijë raste

Ora 16:49
Spanjë, rriten infeksionet e reja nga Covid, shifra më e lartë e muajit qershor

Në 24 orët e fundit në Spanjë janë regjistruar 196 infeksione të reja nga koronavirusi. Sipas autoriteteve kjo është shifra më e lartë që nga data 3 qershor.

Rafael Manuel Ortí Lucas, president i Shoqatës Spanjolle të Mjekësisë Parandaluese tha se "Pjesërisht kjo ishte e parashikueshme, por ajo që na shqetëson është komuniteti që nuk i kushton vëmendje masave të sigurisë”.

Deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit në Spanjë është 247.086 për një total viktimash prej 28.327

Ora 14:16
Shtohen befas numrat e infektimeve nga Covid, Australia nxjerr në rrugë ushtrinë

Australia dërgoi 1.000 ushtarë në shtetin e Victorias me shpresën të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit atje.

Edhe pse numri i të infektuarve dhe viktimave në këtë vend është relativisht I ulët krahasuar me disa pjesë të tjera të globit, shtimi i rasteve së fundi ka ngjallur frikën e një vale të dytë të sëmundjes.

Shumë vatra të nxehta të s’ja janë identifikuar në Melbourne, ku autoritetet kanë nisur një “blic” testimesh.

“Në vend që të rrimë e të presim sa të mësohet numri i transmetimeve të virusit në komunitet, po shkojmë praktikisht derë më derë për të paraprirë situatën”, deklaroi kryeministri i Victorias, Daniel Andreës.

Ushtria është angazhuar të ndihmojë me testimet dhe detyra të tjera.

Autoritetet vendase po përdorin dhe atë që njihet si “testi i salivës”, me të cilin nuk nevojitet veçse një kampion pështyme në një gotë dhe që konsiderohet më pak i bezdisshëm sesa tamponi.

Ora 13:26
OBSH: 2.5 milionë raste infeksioni në Europë! Përgatituni për valën e dytë

Hans Kluge, drejtor rajonal i OBSH për Europën deklaroi se në të gjithë Kontinentin Europian numërohen deri tani 2.5 milionë raste koronavirusi.

"Megjithëse ka një përqindje në rënie të infeksioneve globale në krahasim me fillimin e vitit, ende ka pothuajse 20 mijë raste të reja dhe mbi 700 vdekje çdo ditë nga infeksioni i koronavirusit” – tha Kluge

OBSH: Përgatituni për valën e dytë

Hans Kluge tha gjithashtu se "Ne jemi akoma në valën e parë, por duhet të përgatitemi për vjeshtën, kur do të arrijnë ndikimet sezonale virologjike dhe pulmonare. Koronavuris – tha ai - qarkullon akoma në mënyrë aktive, dhe ne nuk kemi ende ilaçe dhe vaksina specifike efektive.

Ora 13:24
Covid, në Rusi regjistrohen më shumë 7000 raste të reja infeksioni në 24 orë

Autoritetet shëndetësore në Rusi raportuan se në 24 orët e fundit në vend u regjistruan më shumë se 7000 raste të reja infeksioni nga koronavirusi.

Me këto shifra numri i përgjithshëm i të identifikuarve pozitivë është rritur në 614 mijë.

Gjithashtu në vend u regjistruan edhe 92 vdekje në 24 orë për një total viktimash prej më shumë se 8000.

Të shëruarit në vend janë gjithësej 375 164, prej të cilëve në ditën e fundit u paportuan të shëruar 6342

Ora 09:25
Covid, në Turqi rreth 1500 raste të reja dhe 24 viktima në 24 orë

Në 24 orët e kaluara totali i rasteve te infeksionit nga koronavirusi në Turqi janë rritur në 191.657, me 1.492 infeksione të regjistruara në 24 orët e fundit nga 53,486 testet e kryera.

Gjithashtu u raportua edhe për 24 viktima të tjera, për gjithsej 5,025 vdekje të konfirmuara që nga fillimi i pandemisë.

Numri i pacientëve të shëruar ka shkuar në 164 234, nga të cilët vetë dje janë regjistruar 1.386 të shëruar

Ora 09:17
Gjermania mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë COVID-19

Drejtor i Institutit të Virologjisë në Spitalin Charité në Berlin, Christian Drosten ka paralajmëruar se Gjermania mund të përballet me një valë të dytë të pandemisë COVID-19 .

Ai ka theksuar se vala e dytë e virusit vdekjeprurës mund të shmanget nes masat merren në kohën e duhur.

“Unë nuk jam optimist se brenda një muaji do të kemi akoma një situatë të tillë paqësore siç kemi tani për sa i përket veprimtarisë epidemike. Në dy muaj, unë mendoj se do të kemi një problem nëse nuk i ndizni përsëri të gjithë sensorët e alarmit”,- tha Drosten.

Mjeku i bën thirrje qytetarëve që të mbështesin autoritetet shëndetësore dhe të vazhdojë t’i përmbahen udhëzimeve për distancimin fizik.

Ai iu referua shteteve jugore të ShBA-ve për të cilat tha se po përballeshin me një “situatë të tmerrshme” për shkak të lehtësimit të parakohshëm të karantinës.

Gjermania ka rifutur në karantinë mbi 360,000 persona ditën e martë pas shfaqjes së një vatre koronavirusi në një fabrikë mishi.

Ora 09:15
Covid, disa shtete amerikane do të zbatojnë masën e karantinës për vizitorë

Në SHBA, disa shtete, si Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektikat, do t’iu kërkojnë vizitorëve që hyjnë në vend të zbatojnë masën e karantinës 14-ditore.

Rregulla e karantinës do të aplikohet për shtete ku 10 për qind e popullsisë është e infektuar me koronavirs, duke marrë parasysh një mesatare shtatëditore.

Nëntë shtete, duke përfshirë, Allabaman, Arkansasin, Arizonan, Floridan, Karolinën Veriore, Uashingtonin, Utah dhe Teksasin, aktualisht janë të prekura me shkallën e përmendur të infektimit.

Deri tani në SHBA, numri i pergjithshëm i rasteve të infeksionit është 2.380.452 kurse totali i viktimave është rritur në 121.969.

Ora 08:52
Parashikimi i OBDH: Deri në fundjavë totali i infeksioneve Covid mund të shkojë në 10 milionë

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom tha se parashikon që numri i rasteve me COVID-19 në botë, i cili tani është rreth 9.4 milionë, mund të shkojë në 10 milionë javën e ardhshme.

Më tej, kreu i OBSH tha se shkalla e infektimeve të reja po ecën me hapa të shpejtë.

“Në muajt e parë të shfaqjes së virusit, u raportuan më pak se 10 mijë raste nga OBSH. Në muajin e fundit, janë raportuar rreth 4 milionë raste. Presim që kjo shifër të shkojë në 10 milionë brenda javës së ardhshme”, tha Adhanom.

Ora 08:46
Covid/Francë, në 24 orët e fundit regjistrohen 11 viktima! Totali i vdekjeve rritet në më shumë se 29 700

Në Francë, në 24 orët e fundit janë raportuar 11 vdekje nga koronavirusi.

Shifra e regjistruar e ka rritur totalin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 29.731.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infeksionit është rritur në 104 144 nga të cilat 97 janë raportuar ditën e djeshme.

Nga viktimat Covid 19,243 kanë humbur jetën në spitale dhe 10,488 në shtëpitë e të moshuarve

Ora 08:44
Covid, rreth 1.2 milionë raste infeksioni dhe mbi 53 mijë viktima nga koronavirusi në Brazil

Amerika Latine mbetet ende epiqendra e pandemisë nga Covid.

Në 24 orët e kaluara, Brazili ka regjistruar 1,185 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Gjithashtu u raportua edhe për 42,725 raste të reja të infeksionit.

Numri i përgjithshëm i viktimave rritet kështu në 53.830, ndërsa infeksionet e konfirmuara janë 1.188.631.